26 Dhjetor 2024

A po e ndryshojnë kursin e politikës ndikimet nga jashtë

Shkruar nga Bahri Bivolaku dhe Vexhi Halili

Pas vapës e thatësisë, njerëzit i duan vranësirat, i duan retë edhe pse këto re jo rrallë sjellin edhe breshër, i cili mund t’ua shkatërrojë të gjitha bereqetet e vitit. Edhe në politikë konsideroj të jetë e njejta gjë.

Ngecjet e Kosovës në zhvillim ekonomik, integrim në Europë e veçanërisht integrimin e plotë të veriut të vendit në sistemin juridik të Kosovës, janë shndërruar në një terren të përshtatshëm që nga jashtë të shtyhen kauza dhe metoda që më parë nuk janë zbatuar në vendin tonë.

Tendencë të tillë kishte edhe në veprimin në ditën e Bajramit në bregun verior të lumit Ibër, thuajse nuk ka mjete tjera e as qëllime, veç faljes atje, për t’i përçuar botës mesazhin e qartë e të cilin Serbia e aleatët e saj moti e dëshironin, që nga Kosova të vinin mesazhe të tilla, ku ka betejë mes fundamentalizmit islam në njërën anë dhe asaj (Serbisë) si shpëtimtare e krishtërimit. Politika në Kosovë sot me veprime të veta po jep vërtetë sinjale të gabuara para botës.

Disa për ca vota po rrëshqasin në këtë terren, e ca të tjera mbase edhe të kenë financim në arritje të këtij qëllimi nga jashtë. Nëse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë  u ruajt kauza kombëtare, demokratike e properëndimore, sot ka tendencë që kjo të zëvendësohet me elementin fetar.

Veriu i vendit nuk integrohet me politika të tilla, mbase shndërrohet në problem tjetër të ngjajshëm me problemet në shtetet e Lindjes. Konsideroj që institucionet e shtetit e më konkretisht Agjencioni Kosovar i Intelegjencës duhet të merren seriozisht me të tilla raste, para se të bëhet vonë. Shoqëria, por edhe politika tani duhet të jenë më të përgjegjshme e racionale.

Duhet respektuar miqtë, duhet qenë mirënjohës ndaj atyre që na nxorën nga bataku ku ishim, por edhe ku kemi mundur të ishim tani. Duhet të jemi të sinqertë nga fjalët, porositë që japim, për të qenë në koherencë me veprimet që bëjmë.

Shpirtmadhësia kërkohet nga kjo shoqëri për ta tejkaluar këtë gjendje, e cila padyshim që vie në përfundim racional të faljes se nuk dijmë se ç’bëjmë. Politika e dëshpërimit nuk duhet gjetur prehje në fundamentalizëm. E kemi obligim ta rishfaqim diellin e modernitetit thonin të mençurit.


A mund të ketë pasur ndikim të jashtëm edhe në zgjedhjet e Kosovës?

Në fakt, duhen përshendetur si zgjedhje me standarde, nga më të mirat në rajon dhe natyrisht që kanë pasur impakt jashtëzakonisht të mirë jo vetëm në ambientin e brendshëm politik por edhe në atë të jashtëm.

Ndërkohë unë do të bëj një analizë ndryshe nga të tjerët, pra do të analizoj vetëm votat e pavlefshme nga viti 2001 deri në vitin 2017. Në shikim të parë, thua se nuk ka ndonjë peshë edhe kjo sasi e votave të pavlefshme prej 52,500 vota, që i bie se mbi 7 ose 8% të tyre dalin të pa vlefshme.

Por, parë në evolimin e procesit të votimeve, si proces nga viti 2001 deri në vitin 2017, duket sikur votuesi ka shkuar duke u bërë shumë më pak të “zgjuar” në vend se më të kualifikuar.

Pra, ky trend, i cili ka sjellë rritje galopante të votave të pavlefshme nga viti 2001 në 2017, diferenca është mbi 40,000 vota më shumë se në vitin 2001 ose në raport me vitin 2014 janë rreth 22,000  vota më shumë të pavlevshme. Çfarë po ndodhë?!

Dikush mund të thotë se elektorati është i zhgënjyer dhe ka reaguar në këtë mënyrë. Për të qenë thjeshtë prezent dhe ka bërë sikur ka votuar (duke i nxjerrë të pavlefshme).

Në rregull, pajtohem (megjithëse këtë revoltë e kanë shprehur duke ikur nga votues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës dhe duke votuar VV-në). Dikush tjetër, thotë se janë vota të cilat shprehin revoltën.

Në rregull, edhe për këtë tendencë revolte dakordohem, megjithëse pikërsiht kjo revoltë ka rritur mbështetjen e VV-së. Të tjerë thonë se elektorati nuk është edukuar për të votuar. Edhe sikur t’i besonim këtij verzioni nuk mendoj se elektorati ka bërë regres në edukimin mbi procesin e votimit (shikoni grafikun e votave të pavlefshme).

Çfarë ndodhi pra? Si ka mundësi që të ketë kaq shumë vota të pavlefshme? Janë 52,500 ose mbi 7%, sasi kjo e mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin duke mos lënë ekuivoke sa i përket formimit të qeverisë.

Në këndvështrimin tim, ky problem duhet parë më në detaje, më thellë se sa kaq. Natyrisht, ky mendim parë në këtë pikë pamje, nuk është kriteri i së vërtetës, por kam të drejtë të dyshoj.

A ka mundësi që agjentura ruse e serbe të këtë patur gisht?  Po nëse mund të kenë patur, përse duhej të bëhëj në këtë mënyrë? Përse nuk kanë zgjedhur modele të tjera?

Duke e ditur se shërbimet sekrete ruse tashmë janë të njohura nga opinioni publik si protagonistë të tendencës për ndryshimet e vullnetit të votuesve, në procesin e votimit të popullit anglez, i njohur si process i Brex-it, ata (shërbimi intelegjent rus) ishte ai qe mendohet se ka ndikuar në deformimin e vullnetit të shprehur nga populli anglez.

Në USA, përsëri po pranohet që ka patur gisht (edhe pse nuk ka arritur të deformojë rezultatin). Në Francë, Mal të Zi, Maqedoni poashtu, sipas gjasave do të ketë ndikim edhe në procesin e votimit në Shqipërinë Londineze!?

Atëherë, përse nuk duhet të ngrejmë dyshime që ato së bashku me shërbimin sekret serb ishin apo tentuan të deformojnë rezultatin zgjedhor edhe në Republikën e Kosovës? Pra, pse duhet përjashtuar si opsion nga i cili mund të ketë arritur të deformojë edhe rezultatin.

Prof. Muhamet Mustafa kishte dhenë një opinion për hetimin e votave të pavlefshme. Jam shumë dakord, bile unë them që këto vota të pavlefshme nuk duhet të hetohen vetëm nga komisionerët, por nga një ekip ekspertësh e prokurorësh e të nxjerren konkluzione.

Ky hetim, mendoj që nuk duhet të çojë  në përmbysjen e rezultateve, apo ndryshime të përqindjes së votave sipas rezultatit që do të certifikohen nga KQZ-ja, edhe mund të arrihen pas hetimit konkluzione se a është ndryshuar rezultati me ndërhyrje nga jashtë?

Gjykuar në këtë prizëm, së pari, mendoj se ata (shërbimet sekrete ruso-serbe), kanë një prezencë dhe një ndikim shumë më të madh në trojet shqiptare, e mos t’iu duket çudi se mund të ndërhyjnë edhe në një proces zgjedhje në mënyrë manuale.

Pra, e rëndësishme për ta është që të ndryshojë vullnetin e sovranit, pastaj gradualisht të ndërtojë skema të tjera për të penguar, ndërsyer e pshtjelluar procesin dhe nëpërmjet tij të kalojë gradualisht në përplasje politike, pse jo dhe në ato fizike siç pati edhe në legjislacionin e kaluar deri në ato përmasa sa tashmë jemi të vetëdijshëm se deri ku mund të shkojë situata e sigurisë në Republiken e Kosovës!

Për mua si ekspert të informacionit të klasifikuar, ndërhyrja ka qenë deri në atë masë saqë asnjëra forcë të mos ketë mundësi të formojë Qeverinë e vetme. Le ta supozojmë hipotetikisht se vetëm në 30,000 vota ka deformuar rezultatin, jo më shumë (pasi le të gjykojmë se 20-25 mijë vota të tjera kanë qenë për arsyet e lartëpërmendura). Kësaj i bie që koualicioni PAN të kishte mbi 40 deputetë. Ose ta marrim edhe rastin e VV apo LDK-së, i njejti fenomen do të ndodhte.

Një gjë e tillë të bën të hedhësh hije dyshimi për një fenomen jo normal dhe që mendoj se duhet hetuar. Natyrisht pa e ngjyrosur me ideologji të partive, por një hetim serioz dhe që kërkon përgjegjshmëri kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)