A po duam shtet ligjor apo kanunor
Nuk është vetëm takimi i te dieles, në vilën e Pacollit në Hajvali, kur zbriti e gjithë paria e shtetit të Kosovës, por, edhe me rastin e konstituimit te kësaj qeverie, përkatësisht marrëveshjes, edhe për këto kooalicione ekzistuese, janë zhvilluar, takime te shumta, pikërsisht, në këtë lokacion, dhe pothuaj, edhe me të njejtit akterë!
Nga xhirimet e takimit të parë (cka dijmë ne, opinioni, sepse me siguri, ka pasur edhe takime tjera)kemi vërejtur dhe dëgjuar, edhe, kur, liderët tanë, nikoqirin, Behgjet Pacollin, gjithnjë e thirrnin, Bac...!
Kosova, ka vetëm një Bac, në aspektin respektativ, dhe këtë e dijnë, më mirë se unë, edhe shumica e këtyre liderëve, që ishin në këtë darkë, por, edhe në darka tjera, por, si duket, lakmia për pushtet, interesi prsonal...i “detyroi”, ta harrojnë BACI-n e vërtet, Baci-n, i cili për shumicën nga ata, kaherë ka “vdek”, Baci-n që është harruar, Baci-n që nuk jeton ma, në këtë Kosovë, për të cilën, mbajti, hiq me pakë, se 28 vite burg...!
Edhe në ndejën e të diees mbrëma, Begji i Hajvalisë, të shumtën e rasteve, u quajt Bac, e nga disa edhe zëvëndëskryministër por nga dikush, edhe shef.Ky Bac, ishte paksa, nën “ethet” e gripit, dhe, edhe në një komunikim elektronik privat, deklaroi, se e gjithë, kjo shoqri, i erdhi, në Hajvali, për ta vizituar, dhe për ti dëshiruar, edhe shërim sa më të shpejt.
Ndërsa, Baci i vërtet, ai i kazamateve, i hjekave dhe persekutimeve, edhe pse i sëmuar me vite, gjithnjë i lënë në mëshirën e disa miqëve dhe dashamirëve të paktë, jo që nuk është vizituar, (nga disa asnjherë), por është harruar krejt, apo si duket, në shenjë “nostalgjie” këta, që po shkojnë në ahengjet e Pacollit, po e thërrasin e Baci-n e Hajvalisë, Bac, sepse edhe ky, ”i gjori”, jetoi me vite, “i syrgjynosur”, larg Kosovës, dhe larg shqiptarisë, dhe, këtë, ”ndoshta” po e bëjnë, në shenjë respekti, dhe përkujtimi për bacen Adem!
Takimet, si ky i të dieles mbrëma, pa marr parasysh konkluzionet dhe qëllimet, e që po dihet se janë, puro interes partiak, klanor, përsonal..., prezentojnë edhe një anë tjetër shumë të dëmshme, që ka të bëjë me (mos)fuqizimin e këtyre Institucioneve, sepse, para botës, si shumë herë tjera, edhe kësaj radhe, po tregohemi, se nuk jemi për shtet ligjor, por për shtet, kanunor, dhe ate, vetëm e vetëm, që të mbesin në pushtetë !