A po cenojnë Antonat, toleranca fetare në Kosovë
Shkruar nga Fidan Mustafa
Në shkrimin e tij të fundit, Anton Berisha, shpreh hapur urrejtjen dhe mos durim kombëtar e fetar në Kosovë, urrejtje të traditës së popullit shqiptar, riteve, zakoneve, festave, e çdo gjë që është e komunitetit tjetër fetar, ku njëherë është shumicë e popullit shqiptar, duke u munduar ti jap edhe një goditje harmonisë fetare në Kosovë, pasi që këtë nuk kishte mundur të arrinte terroristi serb me anë të eksplozivit, ndërsa ky i fundit mundohet të arrij nëpërmjet përçarjes e urrejtjes raciste në rrjetet sociale.
Toleranca e harmonia fetare në Kosovë, mbetet një shembull i mirë në rajon e më gjerë, duke promovuar vlerat e ndërveprim të përsosur në mes komuniteteve të ndryshme fetare në vend. Padyshim, kontribues i këtyre vlerave mbetet komuniteti më i madh në Kosovë, e komunitetet tjera, të cilët dinë të ruajnë, të promovojnë dhe të mbajnë larg përçarjet fetare në vend.
Indikacionet e fundit në Kosovë, japin dëshmi të reja, një mori veprime dashakeqëse nga disa pseudopatriotë, cilët me anë të sulmit ndaj komunitetit fetare po ndikojnë në prishjen e harmonisë bashkëjetesën fetare, nëpërmes së cilës dëshirojnë të rritin apetitet karrieriste e ideologjike personale.
Të tillët, dikur nën ombrellën e Bashkim Vëllazërimit bënin fobi nga termet e demokracisë dhe sulmonin studentët, bashkëkombësit, ata të cilët kërkonin liri, pavarësi, demokraci, sot po të njëjtit (nën petkun e demokracisë) po frikohen nga bashkëkombësit e tyre të cilët luftuan për liri, pavarësi dhe po ndërtojnë shtetin dhe të ardhmen e popullit të Kosovës.
Të rikujtojmë disa detaje të rëndësishme kur e gjithë bota sulmonte agresorin serb, i cili bënte gjenocid mbi popullatën shqiptare në Kosovë, në mesin e vrasjeve, persekutimeve, plagëve të pashëruara, të pagjeturve e rrënojave të luftës, përsëri një patriot nën petkun e Demokracisë (Don Kçiro) deklaronte se: Serbia është dashur ti rrjepë 1.9 milion qenë (kosovar).
Po ashtu sot, 16 vite pas lufte, kur miqtë tanë ndërkombëtar në bashkëpunim me popullin e Kosovës, po ndihmojnë në ndërtimin dhe sigurinë e shtetit të Kosovës, kombi ynë përsëri gjendet nën shënjestrën e një akti terrorist nga ish pushtuesi ynë (Serbia), një serb, i cili do të kërcënonte seriozisht sigurinë dhe tolerancën fetare e shtetërore në Kosovë, por për habi, në mbrojtje i del përsëri një Don Kçiro (Anton Berisha), i cili duke u munduar të minimizoj, apo të mos flas fare për aktin terrorist të serbit, sulmon bashkëkombësit e tij.
Prandaj, askush ska të drejtë të keqpërdorë zemërgjerësinë, bujarinë, sinqeritetin e këtij populli, secili për veten e tij duhet të di e të qëndron në vendin ku i takon, përkundër asaj që nuk po i tregojmë vendin atyre që ishin kumari. Siç thotë edhe populli: Shtrijë këmbët sa e ke jorganin.