A nuk mjaftoj kompromisi i dhimbshëm i pakos së Ahtisarit?
Shkruar nga Islam Krasniqi
Është për tu quditur mentaliteti i këtyre liderëve të cilët po thonë së në dialog më Serbin duhet të mbyllet dhe priten kompromise të dhimbshme. A nuk ju mjaftoj Pako e Ahtisarit ksaj elite politike, e cila në brendesin e sajë pos fjales pavarsi asgje nuk pati në favor të popullit shqipëtar, nga shumica na shenderroj në pakic, na benë shtet multi etnik, duke i favorizuar pupullin pakic serb, pako e cila serbet i benë superior dhe popullin shumicë shqiptarë i diskriminon në çdo aspekt.
Deri kur do ti prin karnavalit këta individ të pa dishemë, të cilët në gojen e tyre e kanë fjalen kompromis dhe asnjë here nuk e dine së normalizimi I raportëve shtetërore dhe i fqinjësisë së mire krijohet me reciprocitet e jo me kompromise të dhimbshme. Ne pranuam pakon e presedentit Ahtisari, pa e lexuar , pa e ditur përmbajtjen e sajë, pako e cila i mashtroj të pa dishëmit më fjalen pavarsi, ku popullit shqipëtar I’a vrajti ëndrren e bashkimit kombëtar, nga 97% e populluar më shqipëtar e shendrroj në shtet multi etnik, ju dha serbëve të drejten e vetos, që Kosoves të ja paralizoj të gjitha rrugët drejt shtetndërtimit, drejt antarsimit në institucionet EuroAtlantike, compromise të cilat tash e disa vite e kanë bllokuar formimin e Ushtris.
Çka mund të ketë më të dhimbshme si kjo pako, qfar kompromisi tjetër do të lind tash, ndoshta edhe shpallja e autonomis për serbet në komunat që jëtoin, pavarsisht asaj së ne i kemi krah edhe Londren, Berlinin,Washingtonin po qesum hapa të gabuar, duke e fuqizuar vetën në dem të shtetit. Apo mendojn këta lider së kompromiset e reja mund ta demtojn funksionalizimin e shtetit, gjithashtu ndarja e brendshme perms një entitetit ashtu siq kërkoin me asociacion është shumë e rrezikshme, sepse lideret tanë kanë prerë pa e matur, me atë matsin e paushalit apo sit hot populli me “Tahmin”, duke harruar së Kosova nuk ka më hapsir pë kompromise. Çdo ditë po provokohen qytetaret nga lideret me fjal të ndryshme si Ndarje, shkembim territoresh, autonomi për serbet në veri, korrigjim i kufive, karta shumë të rrezikshme, cila do nga keto që qitet në tryez mund ta rihap çështjen e statusit. Mos ta harrojm amanetin e atyre që ranë për më të shtrejtën Liri, e jo ta bejm gabimin siq e benë me Maqedonin dhe Malin e Zi, duke falur territore.