23 Dhjetor 2024

A mund të pajtohet Kosova me Serbinë, me letra e kërcënime

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Lobistët e Serbisë, Frederika Mogerini dhe Johanes Han: Nëse dikush e ka dëmtuar shumë Kosovën dhe qytetarët e saj viteve të fundit atëherë nuk ka dyshim se ata janë lobistët e fshehur të Serbisë tani dhe, sigurisht, lobistë të ardhshëm të këtij shteti armiqësorë, Johanes Han dhe Frederika Mogerini.

Përveç se e kanë dëmtuar pariparueshëm Kosovën  po këta dy burokratë të BE –së dhe aktivistë të Serbisë, skajshmërisht i kanë dhunuar shpresat dhe ardhmërinë e Kosovës.

Nëse dikush ua ka shkelur të drejtat e njeriut qytetarëve të Kosovës duke i futur në kafaz dhe rrugë qorre, pa mundësi të daljes atëherë ky është dyshi famëkeq racist, Frederika Mogerini dhe Johanes Han.

Nëse dikush ka gënjyer dhe mashtruar qytetarët e Kosovës të cilët i ka keqpërdorur duke i bërë favore Serbisë atëherë është dyshi i kusarëve burokratë të Brukselit, Frederika Mogerini dhe Johanes Han.

Nëse dikush ka injoruar qytetarët e Kosovës duke dhunuar të gjitha institucionet përjashtuar këtu Shkëlqesinë e Tij, Presidentin Tarak, Hashim Thaçin atëherë është dyshi mafioz i BE-së, Frederika Mogerini dhe Johanes Han.

Nëse dikush ka bërë dhe po bënë përpjekje ta rikthejë dhe fuqizojë potencën politike të hamshorit të tredhur atëherë janë viagrat, buzë afatit të skadencës e që pas 4 muajve nuk mund të shërbejnë as si paracetamol, Frederika Mogerini dhe Johanes Han.

Nëse dikush e meriton përbuzjen e qytetarëve të Kosovës për injorancën e shfrenuar dhe dëmin që ua kanë bërë dhe po e bëjnë, atëherë këta janë kameleonët Frederika Mogerini dhe Johanes Han , kajmani president, me tredharakët dhe profiterët që i lëvyren , e që janë të privuar nga çdo skrupull moral dhe ndjenjë e përgjegjësisë.

Nëse sekserja Frederika Mogerini botërisht thotë se nuk ka kush tjetër që të flasë për Kosovën përveç Hashim Thaçit atëherë, të gjithë të përbashkuar duhet ta veshim Hashimin me tëlina të mëndafshit dhe t’ia fusim Frederikës në shtrat, pasi nuk ka të tjerë.

Bizantinët  Frederika Mogerini dhe Johanes Han e kundërshtuan Ushtrinë e Kosovës, po e kundërshtojnë taksën prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e demokratit Dodik, vëllamë i Orbanit, Sheshelit dhe Gruevskit dhe këtë e bëjnë sepse po u varfërohet grazhdi që kohëve të fundit aq shumë po e frekuentojnë, ate të Serbisë të cilin, ciniku, mashtruesi dhe gënjeshtari Han deshi ta fisnikërojë me para të imëta, apo para xhepi për Serbinë, 97 milionë euro, sa për fillim. Të korruptuarit pastaj mbajnë ligjerata se si duhet të luftohet korrupsioni, nëse doni liberalizim të vizave.

Gijotinistët burokratë të BE, robespjerët e demokratizuar, Frederika Mogerini dhe Johanes Han duan kokën e Ramush Haradinajt vetëm se nuk po mendon dhe nuk po flet sikur presidenti legjendar, kukull e dyshes raciste.

Një popull i vetëdijësuar kombëtarisht dhe politikisht, pas ndërhyrjes së ndyrë të Frederika Mogerinit dhe Johanes Han në punët e Kosovës, masivisht do të dilte në rrugë në kundërshtim të këtyre kusarëve dhe kukullave të tyre dhe në përkrahje të kryeministrit dhe të tjerëve që kanë bole dhe jo impiante silikone që nuk mund ta bëjnë punën e boleve ! Vafshi  në Vilen e Dante Aligerit të quajtur Ferr, Ju, maskarenj të Tragjedisë Njerëzore, ju, belzebubë të tiranisë, të maskuar në kerubinë të demokracisë dhe, si vlerë të shtuar marrshi me vete presidentin kukull, bashkë me një president,  gjithashtu kukull, si nga sjellja ashtu edhe nga përmbajtja, që, as nuk skuqen e as nuk zverdhen !

Trekëndëshi i Bermudeve apo letra e Trampit, Mogerinit dhe Gjykata Speciale: Më në fund është sqaruar fshehtësia e Trekëndëshit të Bermudeve ku, në rrethana misterioze zhdukeshin anijet dhe fluturaket që fluturonin mbi ujë, në këtë pjesë të Oqeanit.

Tash, Trekëndëshi i Bermudeve nuk citohet si burim rreziku dhe tmerri për ata që kalojnë mbi te. Trekëndëshi përbëhet prej tri këndëve sikur që edhe Trekëndëshi i ditëve tona përbëhet prej tri këndeve ; Letrës së presidentit Tramp, letrës së burokrates Mogerini dhe Gjykatës Speciale me seli në Hagë (Gjykatë e Kosovës !!!!!!!!!) për faktin se nuk kanë gjetur zyrë me qira në Kosovë.

Në Beograd janë sistemuar shumë  mirë. Letra e kusares Frederika Mogerini është kundër Kosovës, kundër institucioneve të Kosovës hiç këtu presidentin legjendar dhe, në veçanti kundër Ramush Haradinjat.

Letra e Frederika Mogerinit, racistes së demokratizuar, është akuzë, aktgjykim dhe vendim për ekzekutim me vdekje politike të kryeministrit të Kosovës e që po përkrahet nga kryeprokurori i Shtetit, Hashim Thaçi.

Kjo letër i ka ardhur në kohën më të duhur, si dhuratë, Hashim Thaçit i cili, botërisht, nga nëntoka (jotransparenca ) po e falenderon Frederika Mogerinin.

Letra e Frederika Mogerinit e shkërdhenë Ekipin Negociator duke e shndërruar në grup që, kompetenca e vetme apo kryesore është mbajtja e qirit për Hashim Thaçin gjatë orgjive politike dhe jopolitike.

Kjo letër e shndërron Platformën për Negociata në një letër pa vlerë, madje as për letër toaleti. Kjo letër është në koordinim me letrën e nënshkruar nga presidenti Tramp, si kryegjykatës i botës. Frederika e do Hashim Thaçin, deri në nënshkrim të marrëveshjes.

Pastaj e hedhë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Hashim Thaçi është i pasionuar pas leximit të letrave të Frederikës dhe Trampit, sidomos kur ate e vendosin si timonierin numër një dhe të pazëvendësueshëm.

Dashuria bëhet edhe më e madhe kur e lexon edhe aneksin për pushkatim të Ramush Haradinajt.

Letra e Mogerinit është kundërmuese, e ndyrë dhe kërcënuese. Ajo nuk pranon as gjurmë të moralit, ajo nuk pranon as edhe një gram kundërshtimi.

Ajo është mësuar që përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet e Brukselit, të mos e shohin në sy, sikur që nuk ka pranuar as Gadafi gjatë ekskursionit historik të grupit të intelektualve kosovarë, të udhëhequr nga Patrioti dhe intelektuali i Madh, Behgjet Pacolli, ta shohin në fytyrë deri sa nuk i ka lejuar  vet ai. Frederiak Mogerini ka urrejtje patologjike dhe është hakmarrëse ndaj atyre që ua tregojnë fytyrën dhe që kanë qëndrim ndërsa përkrahë pakurrizorët dhe lëvyrësit.

E vetmja vlerë njerëzore e Frederika Mogerinit dhe Johanes Hanit është dhembja e madhe ndaj serbëve, dhe kompanive të Serbisë, të cilët për shkak të vendosjes së taksës prej 100%, po vdesin urie dhe janë në një krizë të thellë humanitare. Jetën mund t’ua shpëtojnë vetëm eurot dhe dollarët e kosovarëve të cilëve u shesin mall me afat të skaduar.

Frederika dhe Johanesi, shumë të brengosur po këmbëngulin që Qeveria e Kosovës ta hjek taksën 100% për mallrat serbe dhe ato të Dodigut, nëse duan vazhdimin e bisedimeve për të cilat Hashimi, thjesht po vdesë!

Letra e presidentit Tramp është artileri e rëndë, duket e papërballueshme. Ajo nuk është as sugjerim e as udhëzim, ajo është urdhër që duhet të ekzekutohet. Fillon me pajtimin e Kosovës me Serbinë e që kjo nënkupton se të gjitha kërkesat e Platformës për Negociata mund t’i lëshoni poshtë, me ujë.

Nuk është ky pajtim në bazë të vullnetit të shprehur por është pajtim nën dajak. Ky pajtim po e shkërdhen idenë gjeniale të presidentit për formimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim. Në vend të saj po formohet Komisioni për Gënjeshtër dhe Dhunim.

Në këtë letër presidenti Tramp e citon presidentin tonë Gjenial, Hashim win - winin  i cili, që nga fillimi në parashikimet e Nostradamusit apo Komandant Kamishit deklaronte se në marëveshjen detyruese, ligjore nuk do të ketë humbës por të gjithë do të ndahen fitues e sidomos Serbia, sikur në Fermën e Kafshëve ku të gjithë janë të barabartë por se kryederri Napoleon është pak më i barabartë se të tjerët.

Që të mos akuzohet për plagjiaturë, presidenti Tramp thotë se në këtë marrëveshje do të ketë ekuilibrim të intereseve të Serbisë dhe Kosovës. 

Pastaj, presidenti Tramp thotë se të gjithë liderët e Kosovës duhet të flasin me një zë, kuptohet, me zërin e Hashimit.

Është një kërcënim se, nëse nuk e shfrytëzojmë këtë rast unik për marrëveshje, atëherë do të ketë një prapakthim dhe rasti tjetër do të vonohet shumë.

Në këtë rast përmendet investimi i madh amerikan në Kosovë e që nënkupton thënien që e përdornin rusët pas përfundimit të luftës së dytë botërore kur shalonin gratë dhe femrat e vendeve që i kishin çliruar: “ ja te osllobodill, ja te jeball “, “ unë të kam çliruar, unë kam për të palluar “.

Presidenti Tramp e bënjë një hajgare të madhe me ne dhe Kosovën kur thotë se Kosova është vendi kryesor për vendosjen  dhe ruajtjen e paqes në Europë.

Dhe krejt në fund e cakton vendin dhe ceremoninë ku do të nënshkruhet Marrëveshja Historike, Shtëpia e Bardhë në Uashington ku do t’i mirëpresë të dy presidentët të cilëve ua dërgon të njëjtën letër ,sikur  babai që ua dërgon një letër të njëjtë të dy bijëve të vet të llastuar por që kanë vendosur të pajtohen dhe të jetojnë si vëllezër.

Dhe, në fund të letrës, presidenti Tramp duke ditur se presidenti i Kosovës nuk hynë gjithkund dhe se ka standarde në çfarë lokacione pëshurrë e lëre më të nënshkruaj Marrëveshje Historike, Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ua ka lënë në dispozicion.

Qysh tash, sinjor presidente bënë plane, si të vishet ,a do të përdorë kollare Hermes, a do ta përdorë si kondom njërin nga përcjellësit e tij apo do ta merr një të parfumosur, çfarë brekushe do të vesh, këpucë, kostum Prada apo kostum H.TH. e detaje tjera.  Për disa minuta, tërë reflektorët e vëmendjes botërore do të drejtohen kah presidenti ynë. Ky është momenti i hyrjes në histori përmes histerisë.

Pas tij do të shkëlqejë fytyra e presidentit tjetër të Kosovës të cilin e ka kontrabanduar si president Hashimi duke e dhunuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që asnjëherë nuk e ka njohur për president këtë farë fakiri.

Përfundimisht jam budalla. Po të kisha mend, edhe unë do të isha afër presidentit, me presidentin tjetër që e ka emrin tim. Po, shumica gojës ia kanë parë sherrin.

Që nga kohët e lashta. Ciceroni, pasi u ekzekutua në mënyrën më mizore, gruaja e Mark Antonit, Fulvia, ia shpoi gjuhën me një spilë flokësh shkaku se Ciceroni paska folur keq për burrin e saj, Mark Antonin.

Mua, eventualisht mund të m’i thyejnë gishtërinjt apo duart me të cilat shkruaj, pa pasur nevojë të më shpojnë gjuhën për faktin  se nuk jam orator si Ciceroni .

Nuk e besoj se këtë do ta bëjë Hashimi sepse është i njohur për humanizmin e tij por ka mjaftueshëm banditë që mund të më trajtojnë sikur Kashogin. Të merremi me tema më të këndshme, mos të shohim vetm zi, mos të ndjehemi humbës dhe defetistë, të bëhemi optimistë kur të gjithë do të jemi winwina.

Meqë është fundviti dhe duhet dërguar urime, edhe Gjykata Speciale nuk bënë asnjë përjashtim ; të gjithë atyre që nuk binden ua dërgon një kartolinë nga Haga, me nënshkrim të prokurorit sepse thonë se dallohet për bukurshkrim !

Behxhet, u kry puna: Luani, një mik  imi dhe njeri shumë i kthjellët, kur biseduam për letrën e Trampit, puna e parë më pyeti nëse e flasë apo e kuptoj gjuhën angleze. I thashë se e kuptoj por jo aq mirë dhe rrjedhshëm sa presidenti ynë, Hashim Thaçi.

Atëherë, Luani më tha se letra e Trampit në fakt është game over (nuk jam i sigurt se e kam shkruar korrekt ) ose, meqë jemi miq, pa kompensim ma përktheu se: loja mbaroi, loja përfundoi apo se puna u kry.

Duke e ditur nivelin tim të inteligjencës, Luani m’i dha tri mundësi për ta kuptuar gjendjen në të cilën gjendemi.

Pastaj foli në gjuhën e Erdoganit e që e përktheu disi, leja emrin fëmiut. Pajtohem plotësisht se jemi para aktit të kryer prandaj i shoh si të tepërta Ekipin Negociator dhe Platformën për negociata.

Kësaj vetëm mund t’i shtoj një mendim timin (mendoj, prandaj ekzistoj, filozof i çartur jam !!!) se teshat na janë prerë për ta mbuluar lakuriqësinë e turpit anatomik dhe bolet, në rast se i kemi apo për ta mbuluar prapanicën e dhunuar, më shumë me vullnetin tonë se që realisht na kanë dhunuar.

Mirëpo, gjithashtu mendoj, prapë unë mendoj, se sa më shumë t’i veshim këto rroba, aq më tepër do ta lakuriqësojmë mjerimin tonë njerëzorë, kombëtarë, politikë, kulturorë  dhe moral. Qofsha i gabuar ! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)