22 Dhjetor 2024

A mund të “jetojë” një studentë?!

Shkruar nga Redan Bushati

Për studentin tonë që zhvillon studimet e tij në Shqipëri situata shfaqet multidimensionale. Pas kalimit me sukses të arsimit 9- vjeçar dhe atij të mesëm, individi bëhet gati të hedhë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, hapin e një individi të vetdijshëm e përgjegjës për mënyrën e përceptimit të jetesës.

Ky inividë zgjedh dy rrugë që ai i shikon të arsyeshme ose vetë mundësia i’a servir me çdo kusht rrugën: 1. Të fillojë një punë ose 2. Të vazhdojë universitetin.

Disa prej jush mund të nxitohen dhe mund të më listojnë këtu para meje edhe ato individë që as nuk do shkojnë në shkollë, e as do të punojnë. Unë them që e keni gabim, pasi qënie të tilla për mendimin tim nuk marrin “frymë gjallërore”.

Por, mund të ketë edhe prej atyre të tjerëve, që menjëherë si “gjeluca” duan të ma hedhin fjalën poshtë, duke thënë që një student edhe mund të shkojë në shkollë, edhe mund të punojë.

Në njëfarë mënyre keni të drejtë, porse harroni se me kushtet sociale të studiosh në Shqipëri do të thotë: 1. Ose punën 2. Ose shkollën. (Bëhet fjalë për një student rezultativ dhe ambicioz)

          Po kalojmë menjëherë tek shembulli i një studenti, i cili vjen në shkollë dhe ndjek në mënyrë sistematike mësimin dhe i cili me aq mundësi sa ka përpiqet të mësojë. Ky student si jeton?

Pas orëve të mësimit në Fakultet, si e menaxhon ditën-natën e kohës së tij? Sa produktive dhe çfarë ndryshimi ka e djeshmja me të sotmen me vizion të nesërmen? Sa i’a shpërblen prindërve ikjen nga shtëpia (jabanxhinjtë) për të studiuar diku tjetër, larg vendit të tyre? Etj.

          Studenti  vendas… Një student, i cili ndjek studimet atje ku ka edhe qendrën e banimit, mund të themi se e ka më të asimilueshme jetën dhe nevojat e saj studentore.

 Gjithsesi, ai ka leksione, libra, tarifë shkollore, vërtetime, kafe mes pushimesh që janë të shumta etj etj, që kapin një vlerë reale për mendimin tim të pafavorshme për ekonominë e “zbrazur buxhetore” të familjeve tona.

          Studenti jabanxhi… Një student i tillë ka shumë e shumë probleme më të mprehta dhe sociale. Përveç adaptimit me vendbanimin e tij tashmë të ri, ka edhe problemet e të ushqyerit rregullisht e sistematikisht.

Problemet e tij variojnë nga jeta në grup, shoqëri e deri tek pagesat e larta që paguajnë për shërbime të ndryshme dhe të shpeshta. Veçanërisht, kohëzgjatja e pushimeve dhe orët e shumta bosh në mes lëndëve sjellin harxhime më të mëdha për një student.

Bursat që marrin prej 4000-8000 lekë mund të paguajnë vetëm qiranë e strehimit dhe asgjë më shumë. Mos harroni se të zësh një vend pune të harxhon minimumi (8) tetë orë kohë nga dita jote dhe është e mundimshme për një student, i cili ka ndërmend që të mësojë dhe në epiqendër e fokus të tij ka vendosur shkollën e asgjë tjetër që e distancon nga ajo.

Së fundmi, besoj se të gjithë dakort jeni se jeta e një studenti është mjerane dhe mizerabël. Aspekti financiare i saj lë për të dëshiruar. Po mirë, fajet kush i ka dhe a mund të rregullohet disi një gjë e tillë?

Gjithsesi, e rëndësishme është që këto studentë nëpërmjet pedagogëve (minimumi) t’i ofrohet: 1. Mësim më rezultativ 2. Praktika të herepashershme për daljen në jetë me degën e tyre  3. Informacione për kurse të ndryshme specializimi dhe 4. Punë Part-Time. Gjithashtu, duhet marrë masa të menjëhershme për implementimin e kredive për studentë nga shteti, pasi kjo mund të jetë faktor rregullues i mirëqënies sociale të tyre.

(Autori eshte kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës K.S.U.SH)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)