24 Dhjetor 2024

A ka një vend tjetër afër Italisë, ku fjala Paqe mund të tingëllojë më fort se Kosova

Shkruar nga Behgjet Pacolli

Zoti e deshti që të gjendesha në Bari dhe të bëhesha pjesë e «pelegrinazhit të paqes dhe bashkimit», si e quajti Papa Francesku, ditën ekumenike të Paqes në këtë qytet, dritare të Italisë drejt Lindjes.

Arsyeja fillestare pse jam këtu? Promovimi në italisht i librit tim autobiografik, "asgjë nuk është e pamundur" në festivalin e librit "Libri i mundur", në Polignano a Mare.

Libri im është saktësisht libri i jetës së një shqiptari global për të cilin Dielli Lind atje ku Perëndon. Është libri i dikujt që me energjinë e krijuar në Lindje, me dituritë e fituara në Perëndim, si një pacifist i bindur ka punuar dhe punon në shërbim të paqes.

Në shërbim të paqes luftoj dhe sot me cilësinë e ministrit të jashtëm kur Kosova martire, pas 10 vjetësh pavarësi ka kontribuar në paqësimin e rajonit dhe në fund të këtij viti e mbyll kapitullin e mosmarrëveshjeve me Serbinë me një Marrëveshje  detyruese paqeje.

Në këtë ditë lutjeje dhe refleksioni, do doja që nëpërmjet faqeve të një gazete historike si Gazzetta del Mezzogiorno të ofroja dhe unë gjykimet e mia për paqen në Ballkan dhe atë në botë. E ndiej shumë ta bëj këtë,  në mes të kësaj atmosfere frymëzuese që prania e Atit të Shenjtë po krijon në Puglia dhe nëpërmjet saj në Lindje dhe në gjithë botën.

Si mund të kuptohet Lutjet dhe Reflektimin do t’i bëjnë Papa, si Autoritet Moral dhe autoritetet fetare në forumet e ndryshme gjatë kësaj dite në Bari, kushtuar paqes.  Unë  thjesht dua të kontribuoj për paqen me disa ide të qarta për ekonominë, mbështetur mbi eksperiencën time afro 40 vjeçare, si ndërmarrës global.

Paqja nuk mund të ndërtohet pa zhvillim ekonomik dhe zhvillimi ekonomik as që mund të mendohet pa paqe, ngjan kjo një thënie e vetëkuptueshme.

"Kemi nevojë për një përgjigje globale që ballafaqohet me shkaqet e konfliktit dhe përbashkon paqen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat njerëzore në mënyrë tërësore-nga konceptimi deri në ekzekutim"- ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. E në këtë kontekst, dua të përcjell (megjithëse nuk e kam zakon të citoj vlerësimet për mua), disa fjalë thënë nga Profesor Andrea Riccardi, një aktivist i njohur i paqes në botë, në emër të Komunitetit Sant Egidio."

"Këto fjalë janë janë burim krenarie për mua, për më shumë janë brenda lajtmotivit të paqes, ndërtuar mbi mirëqenie, e cila arrihet sigurisht nëpërmjet zhvillimit ekonomik si ilaç për të zbutur ndarjet, fërkimet ndëretnike. Janë fjalë të thëna pikërisht me rastin e promovimit të librit tim në Romë në janar të këtij viti  "… Ne nuk jemi përballë vetëm një nacionalisti shqiptar, (ka shumë prej tyre dhe kemi respekt për ta), por jemi përballë edhe një njeriu që ka shumë misione, si për shembull të dikujt që kërkon të heqë kufijtë e Ballkanit dhe të rindërtojë një zonë paqeje të cilën ai e quan “paradhoma e Europës”. Unë uroj që kjo të realizohet sepse kjo Europa jonë ka shumë probleme dhe ka nevojë për dhoma dhe për paradhoma”.

Po, unë mendoj se ekonomia mund të jetë kontribuesi më i madh i paqes në rajonin tonë të njohur për konfliktet e fundit. Veçoj këtu-  projektet e mëdha ekonomike që zhvleftësojnë kufijtë sikur Europa e Bashkuar.

1) Ndaj jam në favor të një zone të lirë ekonomike europiane ndërkufitare në Kosovën veriore dhe Serbinë Jugore si njeri nga hapat për tu kryer menjëherë.  E shoh Italinë si kontributore kryesore në këtë projekt.

Nuk jemi në kohën e betejës së Kosovës së 1389, kur sipas mitologjisë dehëse me kosto të ulët për popullin e thjeshtë, një princ serb udhëhiqte frontin e popujve të Ballkanit kundër rrezikut që vinte nga larg. Jo, sot, para pak muajsh homologu im serb këndon turqisht këngën e Osman Agait- një këngë mesjetare otomane gjithashtu dhe Turqia është ndër investitorët kryesorë në Serbi.

Serbia që ka  vetëm retorikë agresive apo viktimizuese ndaj Kosovës, është partneri tregëtar i Kosovës, megjithë angazhimin e qeverisë dhe timin për të diversifikuar burimet e e furnizimit të me mallra me origjinë të ndryshme.

2.Vendet tona po harxhojnë shumë për rrugë të brendshme; hekurudhat tona lëngojnë në një krizë vetëshkatërruese; kompanitë tona ajrore mbijetojnë me vështirësi. Po vijuam kështu, kostot për ndërlidhje do të rriten akoma më shumë nëse ne na mungon vizioni rajonal i zhvillimit.

Ne duhet të ndërtojmë holdingje rajonale hekurudhore, autostradale, ajrore, etj, që të ulim kostot, që të rrisim kompetivitetin, që t’i shërbejmë paqes, pajtimit në rajon. Një kompani italiane pse jo, mund të jetë ortak themelues. Ka dhe ide e projektë te tjera, por nuk po zgjatem.

Ndaj më më në fund, një ftesë: ditën ekumenike të Paqes, vitin tjetër hajde bëjeni në Kosovë. Po jua ilustroj shumë thjesht pse ftesa ime është shumë e qëlluar:

I përkas një kombi ku fjala e Krishtit është përhapur që herët si thotë Ungjilli.  Prej Kosove vjen shenjtorja më e re, Shën Tereza që e kam njohur në 1979 e largët.

Brenda kombit tim, brenda tokës sime janë të pranishme  dhe bashkëjetojnë të treja fetë, ndonëse ajo islame është më dominante;

 Në trojet tona ka kisha ortodokse të ngritura në themele të kishave të Krishtërimit të të hershëm, të mbrojtura nga populli i Kosovës më së shumti mysliman;

jam mysliman që vij nga një zonë malore ku islami mbërriti vonë pikërisht për shkak të maleve që pengonin qarkullimin, por dhe përqafimin e bindjeve fetare “të tjetrit”;

 jam martuar me një zonjë ortodokse  ruso-buriate që mbron dhe propagandon kulturën e kombit tim më shumë sesa shumë bashkëkombas të mi,

ja detyrojmë mbijetesën tonë  moderne mbrojtjes së perëndimit me aksionin e tij në 1999.

Ndaj pas këtyre argumentave pro po e mbyll kësisoj reflektimin tim për paqen: A ka një vend tjetër në zemër të gadishullit ballkanik afër Italisë, ku fjala Paqe mund të tingëllojë më fort se Kosova?

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)