23 Dhjetor 2024

A ka një të ardhme për Ballkanin Perëndimor në BE

Shkruar nga Albanian American Civic League

Kroacia do t’i bashkangjitet BE-së më 2013. Mirëpo, a duhet që edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë dalur nga mëse pesëdhjetë vite të diktaturës komuniste pas Luftës të Dytë Botërore, të përcjellura mandej nga spastrimi etnik dhe gjenocidi i viteve të 1990-ta, të pranohen në BE në një të ardhme të afërt?

Ky punim argumenton se Shqipëria, Bosnja, dhe Kosova së pari duhet të bëjnë reforma të rendësishme para se t’u jepet statusi kandidat dhe se Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia duhet të bëjnë po të njejtën para se me to të fillojnë negociatat e bashkimit.

Në mars 2000, një vit pasi që luftrat në Ballkan përfunduan, Këshilli Evropian në Lisbonë e bëri prioritet nënshkrimin e Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit me vendet e Ballkanit Perëndimor si një hap primar drejt integrimit në BE. Cdo vit që nga atëherë, Shqipërisë dhe vendeve të ish-Jugosllavisë iu është dhënë perspektiva e anëtarësimit në BE si një stimulim për të parandaluar konflite të reja dhe për të vendosur demokraci reale. 

Mirëpo, më 2012, dymbëdhjetë vite më vonë, ndryshimet nuk kanë qenë aq gjithë përfshirëse sa që të garantojnë integrimin në një bashkësi që po kërcënohet nga kolapsi financiar në Perëndim dhe nga ajo që tani po kuptohet si integrim i pamatur i Greqisë në këtë bashkësi.

Edhepse Serbia ka bërë progres domethënës në zhvillimin e ekonomisë së tregut të lire dhe në largimin e korrupsionit dhe vendosjen e sundimit të ligjit, dështimi i saj për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën e bëri BE-në, me insistimin e Kancelarës së Gjermanisë Angela Merkel, që të shtyejë dhënien e statusit kandidat që fillimisht ishte planifikuar t’i jepej Serbisë qysh në Dhjetor 2011. (Serbisë iu dha statusi kandidat në Mars 2012).

Maqedonia dhe Mali i Zi që vec e kanë statusin kandidat (nga viti 2005 e 2010 respektivisht) janë të lodhura nga korrupsioni, institucionet e dobëta shtetërore, varfëria, dhe besimi i ulët publik në qeveri.

Në të dyja këto vende, po ashtu, ka marrëdhënie konfliktuoze në mes popullsive dominuese sllave dhe shqiptarëve etnik, si dhe pushteti është i koncentruar në duartë e një grupi të vogël elitash politike nga të dyja grupet.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja i kanë kontribuar prezencës të stërzgjatur ndërkombëtare ne rajon dhe moszgjidhjes përfundimtare të konfliktit në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 e ndau pushtetin ne Bosnje në vija etnike, dhe Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 i dha fund luftës gjenocidiale të Millosheviqit në Kosovë, mirëpo e la Kosovën pa një zgjidhje përfundimtare politike.

Në nëdërkohë, Serbia, e papengua nga Perëndimi, në një mas të madhe ka shërbyer si një force destruktive në të dyja këto vende. Në Bosnje, Serbia ka përkrahur Republika Srpska në procesin e diskriminimit kundrejt jo-serbëve dhe në refuzimin e autoritetit qendror të qeverisë federale.

Kurse në Kosovë, Serbia ka financuar strukturat paralele ekonomike dhe politike ne veri të Kosovës të drejtuara nga ektremistë nga Beogradi me qëllim të bërjes de jure të ndarjes de facto të veriut të Kosovës të dominuar nga serbët.

Më në fund, Shqipëria është ngulfatur në një ballafaqim politik në mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, gjë që e ka parandaluar progresin në vend dhe e ka lënë shumicën e popullit në varfëri që nga rënja e diktaturës komuniste në vitin 1992. Andaj, integrimi i Shqipërisë në BE me të drejtë ka stagnuar.

Konfliktet e stërzgjatura politike, dështimi për të respektuar të drejtat e njeriut të minoriteteve, korrupsioni qeveritar dhe i gjyqësisë, varfëria në njërën anë dhe pasuria e madhe e elitave politike në Ballkanin Perëndimor janë në kundërshtim me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në BE.

Integrimi i këtyre vendeve në BE para se ato të ndërmarrin reformat e duhura do të dëmtonte vizionin e BE-së si të pandarë e në paqe. Ky vision duhet të jetë objektivi final, mirëpo sic do të vë në pah ky punim, BE duhet të ndërmarrë disa hapa që sigurojnë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndodhë vetëm atëherë kur principet e BE-së do të arrihen nga to.

Tutje, BE-ja duhet të marrë pjesë e përgjegjësisë për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjes dhe duhet të ndryshojë kursin e politikes së jashtme drejtë Ballkanit. Kjo nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës (edhe nga ato pesë vendet që ende nuk e kanë bërë këtë), ashtu që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në OKB dhe përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare.

Kjo po ashtu do të nënkuptonte edhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj përpjekjeve të Republika Srpska për t’u ndarë nga Bosnja si dhe përkushtimin për të fuqizuar qeverinë qendrore të Bosnjes.

Mbi të gjitha, BE-ja duhet të bëjë të mundëshme ngjalljen e lëvizjeve vërtetë demokratike në Ballkanin Perëndimor duke përkrahur sundimin e ligjit dhe eliminimin e kulturës së paprekshmërisë së elitave të korruptuara politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)