A ka një babadimër edhe për konsumatorin
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
54% e konsumatorëve të Kosovës (sipas statistikave më të reja rreth 28%) nuk kanë mundësi të shijojnë ndrrimin e moteve si të tjerët. Rreth 18% e konsumatorëve (sipas statistikave më të reja rreth 9%) nuk kanë mundësi t i paguajnë as: energjinë elektrike, shërbimet komunale
as miellin e bukës së gojës, as medikamentet?
Edhe ata janë Kosovë?!
Edhe këta shtetas, qytetarë ( në rolin e votuesit / zgjedhësit / elektoratit ) me votën e tyre fuqizuan këtë Aparat Shtetëror duke ia deleguar autorizimet kompetencat
Po këta qytetarë, në rolin e konsumatorit taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës, këtë vit që po e lëmë pas, bashk me të tjerët, mblodhën 1.5 MLRD për mirëqenien e Shtetit, të Shtetasit, të Popullit, të Qyetarit
të Konsumatorit.
Ata nuk e merituan as nuk e zgjodhën perspektivën e varfërisë?!
Pra, konsumatori është punëdhënës dhe ligjërisht është ai që duhet të vlerësojë cilësinë e shërbimeve të Shtetit, t i vlerësojë performansat e Institucioneve, të Asociacioneve, të Mekanizmave
të Shtetit gjë që nuk i mundësohet, nuk i lejohet kurrë?!
1/3 e të gjithë të punësuarve në Kosovë ndodhen në Administratën e Aparatit/Administratës së Shtetit. Ata hanë bukë nga duart e konsumatorit të cilin nuk e njohin në asnjë trajtë ?!
Konsumatori pra është trajta e shfaqjes së qytetarit i cili duhet të konsultohet, të cilit duhet t i raportohet. Por kjo nuk po ndodhë, nuk ndodhi as këtë fundvit. Institucionet, disa parti politike, as zyrtarët e liderët e tyre as sivjet nuk qenë të vetëdijshëm se vlerësimet e arritshmërisë, të performansave, vlerësimet e arritjes së strategjive, të plan-programeve e të premtimeve i bën ai të cillt i janë dedikuar (konsumatori pra) dhe ai i cili paguan (prap konsumatori taksapagues).
Çdo Ministri e ka konsumatorin e vet të cilit ia dedikon produktin e punës, por?!
Vetëvlerësimet, që u dëgjuan këto ditë, me faktorizim kaq të lartë të të arriturave e duke mos i përmendur pakënaqësitë tona eventuale, dështimet e mundshme (bile-bile disa të përcjellura edhe me skandale), premtimet e parealizuara, standardet e papërmbushura, cilësitë e paarritura në krahasim me shtetet e rajonit ose shtetet me konstrukt të ngjajshëm me Kosovën
janë VETËKËNAQËSI, ishin ofenduese.
Dëshprimi ynë është edhe më i madh nëse kemi parasyshë faktin se vetëlavdërimi dhe vetëkënaqësia nuk i ushqejnë shpresat tona as mundësitë për vitin e ardhëshëm 2013 ?! Edhe shpenzimet e dollive të vetëlavdërimit e të vetëkënaqësisë i pagoi konsumatori taksapagues, a janë të vetëdijshëm ?!
Duke uzurpuar këtë të drejtë tonën me VETËKËNAQËSI E ME VETËLAVDËRIM, rrjedhimisht imponohet dyshimi dhe ndjenja e hidhur se jemi të anashkaluar dhe të diskriminuar ?!
Po detyrohemi që të drejtat tona t i imagjinojmë e ëndërrojmë, të shpresojmë si fëmijë ( fëmijët janë konsumatorët më të Mëdhenjë ) se të drejtat tona, për Vit të Ri, do të na i sjellë e dhurojë Babadimri ?!
Institucionet, Asociacionet, Mekanizmat
e Shtetit komunikojnë me konsumatorin vetëm nëpërmes mbledhjes së taksave e tatimeve, nëpërmes fushatave dhe mediumeve të informimit (show medial).
Nuk mbajmë mend që ndonjë nga Institucionet, Asociacionet, Mekanizmat
e Shtetit të ketë kontaktuar drejtëpërsëdrejti me konsumatorin taksapagues, të ketë përmbushur obligimet ligjore ndaj tij ose, të paktën, së bashku me të t i ketë shqyrtuar e analizuar të arriturat, performansat?!
Edhe sivjet ndodhi përsëritja, shfaqja e njëjtë mediale: Vetëlavdërimi për shërbimet ndaj qytetarit konsumator e taksapagues si sindrom psikologjik institucional e individual; Mosnjohja e punëdhënësit e finansuesit (mosnjohja ose injorimi i atij që paguan për shërbimet e administrates së Shtetit në nivel Qerndror e Komunal), e që është konsumatori-taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit; Zbulimi i karakterit të vërtetë të Institucioneve, të Asociacioneve, të Mekanizmave
të Shtetit, të Partive Politike si dhe të zyrtarëve, të menaxherëve e shefave të tyre. Kështu, ata dëshmojnë se kanë diç për të fshehur?!
Tentim mbyllja e gojës së KONSUMATORI-t edhe në këtë formë deri te kërcënimet e ndryshme dëshmon se të gjithë këta e duan vetëm xhepin dhe paranë e konsumatorit por jo konsumatorin e vetëdijësuar cilësi kjo që për krijimin dhe arritjen e së cilës ligjërisht obligohen po këta tituj të apostrofuar ?!
Asnjë Buxhet, Strategji, Plan-program, Projekt
akoma nuk është hartuar as miratuar në bashkpunim, duke e diskutuar ose duke ia përshtatur të drejtave, intereseve, nevojave, shijeve
dinjitetit të konsumatorit. Ata pretendojnë se i dine të gjithat, edhe shijet, nevojat e kërkesat tona. Ndërsa, për votën tone premtonin diç tjetër dhe diç ndryshe ?!
Kishim pasur dëshirë tepër të madhe të na mundësohet t I kontribuojmë edhe më shumë zhvillimit të Kosovës dhe ngritjes së mirëqenies sonë standardit tone jetësor: Do të kontribuonim me trefishimin e Buxhetin e Kosovës Dhuratë për Vitin e Ri, njësoj si të ishte konsumatori Babadimër i Shtetit të Kosovës ?!
Ky mosinteresim, mbyllja ose mos hapja ndaj qytetarit - konsumator e taksapagues, mungesa e transparencës dhe e përkushtimit dëshmon për rolin, etikën dhe për seriozitetin e nivelit jo të mjaftueshëm; Dëshmon për shkëputjen e kësaj shtrese politike/institucionale nga qytetari konsumatori, dëshmon për një lloj autarkie
?!
Në këtë lëmsh administrate të tejngarkuar Qendrore e Komunale, tmerrësisht tepër të burokratizuar, të politizuar e të sunduar partishë e me veçori nepotiste; Në këtë Vorbull konfliktesh interesi, korrupsioni e veprimi ligjesh rreth shkallës 30 %; Në këtë klimë të cilës i mungon kriteriumi i vlerës e abuzimet arsyetohen me meritokraci; Në këtë frymë politike ku Partitë dhe Institucionet na ndajnë e përçajnë sepse nuk jemi me këta por paskemi zgjedhur anën e gabuar po ndjehemi të zhvatur, të përçarë, të diskriminuar
.si në një shtet të huaj, me institucione të huaja, me politikanë të huaj, me
tepër shumë paralelizma e me tepër shumë kontrabandime: Edhe të udhëheqësve, të koalicioneve, të pushtetit, të kufirit, të ligjeve, të standardeve, të të drejtave, edhe të
?!
Konsumatori, klienti, pala
të gjitha trajtat e shfaqjes së qytetarit në shoqëri e në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve ndjehet peng i keqmenaxhimeve e abuzimeve, të cilat na pengojnë edhe lëvizjen e lirë si brënda ashtu edhe jasht Shtetit.
Duke i dëgjuar prononcimet e Shefave të Shtetit, të zyrtarëve, të
menduam se ata flisnin për përvojat ose për të arriturat në një shtet tjetër. Menduam se ishim duke ëndërruar një ëndërrr / shëmbull të bukur nga të përzgjedhurit tanë ( të ndihmuar pak me vota të manipuluara
e tha vet Kryeparlamentari ?! ).
Realisht, kudo ku shfaqemi në rolin dhe veprimin konsumator ndjehemi keq sepse ndjejmë prani të pamjaftueshme të Shtetit dhe të veprimin e Ligjit.
A thua vallë të gjitha (vet)lavdëratat ishin vetëm dhuratë e Vitit të Ri, sa për të ëndërruar e për të krijuar iluzion, sa për të përqafuar me më shumë dashuri e optimizëm Vitin e Ri 2013 ?!
Po, por Babadimri i vërtetë nuk sjellë qese as pako bosh, pa dhurata. Fundja, edhe Babadimri është mit e përrrallë, se i vërteti nuk ekziston. E, ne jemi rritur, nuk jemi më fëmijë vetëm po na trajtojnë si fëmijë ?!