A ka ndikim politika në urbanizëm në Kosovë dhe Shqipëri?
Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli
Detyra e politikës është të mbrojë mjedisin jetësor dhe të krijon kushtet për të krijuar arkitekturë dhe urbanizëm të vlerave të larta në funksion të mirëqenies së banorëve të vetë për një jetë sa ma të rehatshme.
Shkatërrimet nga ndërtimet e pa kontrolluara pas ndërrimeve të sistemeve politike janë çrregullime shoqërore dhe shpirtërore,të cilat kanë pasoja të pa riparueshme në një shoqëri demokratike,për qindra vitet e ardhshme,pasi realizohen dhunshëm në mjedisin ku jetojmë dhe veprojmë.
Çdo shtet i ka specifikat e veta,për të gjitha ato devijime hapësinore dhe urbane duhet detal hulumtuar shkaktaret kryesor te këtyre veprimeve.
Të gjithë faktorët që kanë ndikuar në shkatërrimin e arkitekturës dhe urbanizmit bashkëkohore dhe të trashëgimisë historike e kulturore,si dhe të mjedisit në vendbanimeve tona,të bëra me ndërtime me leje e pa leje të objekteve pa planifikim,ka pasojat të dukshme,ato shihen,preken,për fat të keq askush nuk reagon.
E tërë kjo bëhet në prezencën e organeve shtetërore dhe me veprimet e administratës lokale dhe qendrore. Si duket neve na përcjell vetëm inercioni në proceset zhvillimore urbane dhe hapësinore.
Ndikimi i politikës dhe i administratës në arkitekturë,urbanizëm dhe planifikim hapësinor si dhe pasojat e këtyre ndikimeve duhet të analizohen pasi ato kufizohen më rregullimin shoqëror dhe juridik të vendeve tona.
Në Kosovë dhe Shqipëri ndikimet e politikës në arkitekturë dhe urbanizëm janë tmerrësisht të dukshme,shumë mirë po shihen,gjithnjë ështëudhëhequr një polikë e tillë ndaj arkitekturës dhe urbanizmit.
Në te arkitektët nuk kanë pasur mundësi të ndikojnë, në Kosovë AsAK-ës(Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës) në mënyrë deklarative të gjithë e përkrahin,realiteti është krejt tjetër,shikoni vetëm rastet degradimeve urbane në Prishtinë dhe Tiranë si kryeqytete.
Askush nuk e çmon punën e arkitektëve,gjithkush ka të drejt të projektoi. Ka shumë ndërhyrje në kompetenca në mes Ministrive të ndryshme në nivelin qendror. Po ashtu edhe kushtëzimet për të funksionuar byrotë projektuese me profesionist të tjerë pos arkitektit zakonisht plotësohen me profile të ndryshme të cilët po bëhen urbanistë pa shkollim në arkitekturë,planifikim hapësinor,në teorinë dhe historinë e urbanizmit.
Nuk e di sa është reale një deklarata publike e një ish zyrtari të lartë komunal se politika nuk është përzierë kurrë,ajo ka aprovuar atë që i kanë ofruar profesionistët !.
Bindja ime personale është se në princip mungon dituria dhe aftësia e profesionistëve te angazhuar ne ketë fushe,që me argumente të qarta dhe të qëndrueshme, të mbrojnë veprimet profesionale para banorëve si pjesëmarrës aktiv në këto procese,investitorëve potencial,e së fundit vendimmarrësve (politikanëve).
Të gjithë këta do të binden në forcën e argumenteve pasi ato janë për të mirën e të gjithë neve. E në fund vendimet përfundimtare,duke i marr parasysh interesat e vendit,i merr politika pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët relevant.
Nëse një investitori potencial do të iu ishte shpjeguar me argumente rëndësia e planifikimit urban në qytet,nënshtrimi i disa rregullave të jetës urbane,si dhe mundësit e tija për të fituar edhe ma shumë para,se kërkesat e tija të kufizuara vetëm në profit,me siguri se ai nuk do të kishte investuar në një lokacion kontestues ku të gjithë do të jenë humbës të mëdhenj,si banorët ekzistues,ata të rinjtë,si dhe tërë ajo lagje e vendbanimit,pasi do të fitohet edhe një zonë problematike për të gjithë banorët e saj,ku asgjë nuk do të funksiononte nga aspekti urban,si janë ngarkesat e pa përballueshme të infrastrukturave ekzistuese,hapësirat e përbashkëta publike, hapësirat për fëmijë,garazhet, parkingjet publike,gjelbërimi etj.
Nëse i kundërshton të gjitha këto investitori, atëherë është krejt diçka tjetër,për ketë ekzistojnë organet shtetërore për veprim.
Rezultatet e kësaj politike që po ndiqet në Kosovë dhe Shqipëri janë:
· Pa mëshirshëm pa ndërpre po shkatërrohet mjedisi ku jetojmë me ndërtime të ndryshme të dyshimta. Një prej shkaqeve është edhe se projektimi i arkitekturës dhe urbanizmit iu është lejuar edhe atyre të cilët nuk janë arkitektë.
· Procesi krijues është shtypur dhe është zëvendësuar me masa administrative,pasi mundet të ndërtohet pa procese krijuese dhe kreativitet.
Marrja e lejes së ndërtimit,përveç maltretimeve të ndryshme,merret me shumë vështirësi. Burokracia ndërtimore është e korruptuar,e shtrenjtë, joproduktive,krijon dame në ekonomi dhe arkitekturë,e kurrë nuk jep përgjegjësi për veprimet e veta. Ky ndoshta është shkaku kryesor përse njerëzit janë të detyruar të ndërtojnë pa leje ndërtimi me rrezikun e madh që do të ekzistoi gjithnjë. Sot në Kosovë dhe Shqipëri ma lehtë e ke me ndërtuar pa leje duke i korruptuar përgjegjësit komuna se sa me kërkuar kushtet tekniko urbanistike për ndërtim.
Kontrolli dhe mbikëqyrja shtetëror e ndërtimeve në vitet e fundit as që është tentuar të jetësohet pasi kjo iu ka konvenuar disa qarqeve të caktuara. Si rezultat kemi objekte jo të sigurta që nuk i plotësojnë kushtet elementare teknike të ndërtimit e ku humbësit ma të mëdhenj janë ata që janë të detyruar të blejnë e të paguajnë shumë shtrenjtë këto objekte të reja-banesa.
Kontraktimi i projekteve është kthye në një ritual,veprim,në të cilin duhet të zbatohen procedurat e tenderit ku zgjedhja e arkitektit varret nga çmimi i projektimit,e jo me kushtet dhe zgjidhjen arkitektonike dhe aftësitë e arkitektit. Për arkitekturë dhe urbanizëm janë vendosur rregulla dhe kushtëzime të cilat vlejnë për tregti thua se arkitektura është veprimtari tregtare.
Një krahasim,për shërbimet e veta as mjeku as avokatët nuk shpallin tenderë për të marr oferta me çmime. Investitorët të cilët dëshirojnë të kenë arkitekturë kualitative sipas zgjedhjes së arkitektëve,duhet të shpallin konkurse në të cilët arkitektët duhet të konkurrojnë me çmime sa ma të ultë.
Të gjitha këto nuk kanë lidhje me arkitekturën. Investitorët duhet me qenë të kujdesshëm që mos të iu imponohen arkitektëve dhe urbanistëve,të cilët nuk janë në gjendje për të plotësuar kërkesat e tyre joreale. Për të evituar këto raste arkitektët duhet me qenë unik,të bashkuar për të mbrojtur interesat e veta.
Bashkësia ndërkombëtare është duke i përcjell veprimet e jona të pa kontrolluara në fushën e planifikimit hapësinor,urbanizmit dhe arkitekturës në Kosovë dhe Shqipëri.
Nuk respektohen konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbani për të gjithë banorët,kjo i jep hapësirë gjykatës për të drejtat e njeriut në STASBURG të reagoi pas kërkesave të arsyeshme te të dëmtuarve.
Nëse dëshirojmë të jemi pjesë aktive e saj domosdo duhet ndryshuar qasjen ndaj kësaj problematike shumë të rëndësishme për funksionimin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovë.
Nuk duhet harruar së regjimet e ndryshme politike shkojnë e vijnë e territoret shtetërore të njohura ndërkombëtarisht kanë një qëndrueshmëri të cilën ne vetë duhemi funksionalizuar,e tëra varret nga ne vetë.
Nuk po mendojmë që në të ardhmen do të jetojnë pasardhësit e tonë,ose do të vijnë si mysafir nga bota e jashtme gjeneratat e reja në trojet e paraardhësve të tyre.
Ketë gjendje në fushën e planifikimit hapësinor,urbanizmit dhe arkitekturës nuk duhet toleruar në të ardhmen pasi të gjithë ne do të jemi humbës të mëdhenj. Për ketë duhet të kemi pajtueshmëri (konsensus) së pari te të gjitha partive politike e pastaj e të gjithë grupeve të interesit,shoqërisë civile dhe intelektualëve të pavarur.
Autori është anëtar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),