28 Dhjetor 2024

A ka kush i dëgjon këmbanat që po bien

Shkruar nga Avdi Gjonbalaj

Rritja e popullsisë dhe rritja e nevojave për ushqim, parashikimet e ndryshimeve klimatike dhe paraqitjet gjithunji e më të shpeshta të thatësirave ekstreme në mënyrë të theksuar  e potencon çështjen  e ujitjes.

Në rrethana të tilla, ujitja merr atributet  të parakushtit themelore për prodhimin e sigurt, efektive dhe efikase bujqësore.

Në botë ujiten, rreth 15-17% e të resursit totale të tokësnga të cilat  sipërfaqe merren rreth 40-50% të prodhimit të përgjithshëm bimor(Field, 1990; ICID, 2011).

Sipas 34 Agrodija, vol. 14, No.1. 2013 133-142 sipas vlerësimeve të FAO-s, në të ardhmen e afërt do të jetë e domosdoshme që mbi  60% të nevojave botërore  për ushqim të marren  nga sipërfaqet e ujitura. World Wide Fund për Natyrën (WWF, 2000) dhe Komisionit Evropian (KE)duke promovuar Direktivën Kornizë të Ujit të BE-së (WFD) dhe aplikimin sajë në praktikë, vëmendje e veçantë i kushtohet marrëdhënieve midis Bujqësisë dhe burimeve të ujit në dispozicion (Raporti OKB-së për  Zhvillimet e Ujit ,2003).

Është e njohur mirë se bujqësia në botë, por edhe në Evropë është njëra prej konsumatorët e ujit nga më të mëdhenj.

Kështu, për shembull. në disa vende të Bashkimit Evropian për qëllimet e bujqësia alokohen  mbi 70-80% të konsumit total të ujit (Greqi, Spanjë) deri sa mesatarja  për BE-sillet rreth 30%, me një tendencë të rritjes së vazhdueshme (Faures etal., 2002; Boutraa, 2010; Turral et al., 2011).

Uji i cilësisë së duhur i përdorur për ujitje mund të jetë një produkt i rëndësishëm e eksportit pasi në një pjesë e rëndësishme e vlerës totale  të produkteve bujqësore është e sendërtuar në struktura e tyre, respektivisht është shpenzuar për kultivimin e tyre.

Shpërndarja e produkteve  të tilla mund të trajtohet  si rishpërndarje, shkëmbim dhe të tregti me  uji në mes të Vendeve.

A ka kush ti dëgjojë këto kambana në Kosovë kur nga afro 76000 ha të përfshira me sisteme të vjetra dhe të reja të ujitjes para lufte (afro 20% e tokave të punueshme) tani ujiten diku rreth 12 mijë hektar ose 1.8% e tokave nën sisteme të ujitjes.

Nga 6 ndërmarrje  që merren me administrim të ujitjes 4 prej tyre janë para falimentimit ndërsa Ndërmarrja Ibër-Lepenc edhe për kundër agresionit të tmerrshëm të klanit “Pronto” e tani së fundi edhe të LDK mbetet gjallë fal prodhimit të rrymës elektrike

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)