24 Dhjetor 2024

A janë më të rrezikshëm sabotuesit e paqes apo cubat e pritës

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora


100% në kundërshtim të korigjimit të kufinjve : Hashim Thaçi , i rrethuar me pampersat që e shoqërojnë deri në çastin kur do ta thyej qafën e që pastaj  vet këta do t’i vendosin lakun në fyt , nga Parisi dërgoi një porosi të fortë se e paska përkrahjen 100% të presidentit Tramp ( mik i ngushtë i Behgjet Pacollit !!! ) për “ një  marrëveshje të detyrueshme ligjore ndërkombëtare me Serbinë me të cilën do të sigurohej paqja në Ballkan , pas së cilës Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se Kosova do të anëtarësohet në BE , NATO , Kombe të Bashkuara dhe  në Organizatën Ndërkombëtare  për Moral dhe Dinjitet – Kurvat dhe Kurvarët e Pavarur “. Ky refren i stërpërsëritur është model gebelsian se , nëse një gënjeshtër plasohet disa herë në opinion atëherë bëhet legjitime duke u shndërruar në diçka të vërtetë ose , më mirë ta them , përmes riciklimit të një gënjeshtre dhe mashtrimi ordiner , po bëhet pastrimi i saj ashtu si pastrohen paratë e pista. Realisht , siç e pati cilësuar Baca Adem , Hashimi është pehlivan dhe lojtar i fortë përballë këtyre që nuk i njohin rregullat e lojës apo që e luajnë lojën hashimite. Në Paris , fillimisht një ish shoqërues i sundimtarit të Kosovës , Bernard Kushner e publikoi një libër , i dyti me radhë për Hashimin e shpresoj se nuk do të jetë i fundit sepse personaliteti që po e shënon historinë e re të marëdhënieve ndërkombëtare e meriton , jo disa libra por edhe një Enciklopedi të tërë . Shpresoj se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës , si truri i ikur i kombit do ta nxjerrë nga harresa  ( e përkohshme shpresoj ) thënien gjeniale të Hashim Thaçit pas vizitës që i bëri , pas përfundimit të luftës ASHAK –ut dhe pas së cilës në hyrje të Akademisë ishte një thënie gjeniale e Hashimit ( po cila thënie e tij nuk është gjeniale !!! ) e cila u hoq pas ndërhyrjes së dikujt e që u interpretua si reagim i shoqërisë civile e që nuk ishte fare  e vërtetë.  A ka ma mjerim se kur e shihni transformimin e një ish – humanisti i cili , për një grusht parash të pista,  shndërrohet në një lobist për diçka që edhe vet e dinë se nuk është e vërtetë . Bernard Kushner mbase nga mosha e ka harruar se çka ka thënë më parë për Hashim Thaçin kurse tani e promovon si lider dhe si njeri i paqes !!! Tash , vetëm ditët janë në pyetje kur Raketa do ta botojë një libër për Kushnerin e që po e presim me padurim sikur edhe librat për Hashimin !

Hashim Thaçi këtë po e shfrytëzon për mrekulli sepse lobistët e blerë me para të pista po e kryejnë punën për të. Po çka ia ndien Bernard Kushnerit , Petriçit , Arkanit , Sheshelit, Kurcit apo Begjjës se çka do të bëhet me territorin e Kosovës kur nuk na ndien neve që po humbim territore dhe ardhmëri në saje të tekeve të një grupi karrieristësh dhe profiterësh , të zhytur deri në thonjë në punë të këqija dhe se këtë përpiqen ta shrytëzojnë si rrip të sigurisë !

Tash Hashim Thaçi në stilin e atyre që na kanë futur në burgje dhe kundër të cilëve edhe vet e pati bërë luftën ( qoftë edhe politike ) po na etiketon se jemi kundër BE –së , Amerikës , kundër Mogerinit , kundër Trampit , kundër Kurcit dhe madje , për të na shkualifikuar përfundimisht , po na akuzon se jemi edhe kundër vet Aleksandar Vuçiqit . Kohë të vështira janë këto ! Dikush po thotë se këtë po e bënë sepse në këtë mënyrë i shpëton Gjykatës Speciale e që unë nuk e besoj sepse mendoj pikërisht të kundërtën, sa më shumë e humbë përkrahjen në vendin tënd aq më lehtë do të bëhesh klient i kësaj Gjykate dhe sa më shumë t’i nënshtrohesh ndërkombëtarëve , fundin do ta keshë shumë më të keq. Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijnë , kombi është i përjetshëm ! Çka ka mbetur tash në planin politik nga takimet e Thaçit me baroneshën Ashton ?! Asgjë hiç ! Po të mos ishte një kujtim emocional të raporteve Thaçi – Ashton , historia e botës do të mbetej e varfër. Kështu mbeti një tregim sikur i Romeos dhe Gjulietës , kësaj radhe për fat të mirë , pa përfundim tragjik !  Por gjithsesi me pasoja tragjike për shqiptarët dhe Kosovën !

Cubat e prites : Nga tregimet e Odave por edhe nga përvoja kuptohet se prita është e keqe dhe shumë personalitete të shquara kombëtare dhe politike shqiptare kanë pësuar nga këto prita dhe rastin e  Hasan Prishtinës e keni shembullin më të mirë për këtë. Prita nuk ka të bëjë me ndershmëri , moral , njerëzi ; ajo nuk ësht virtyt por ves shumë i keq. Këtë e kanë bërë të pabesët dhe të poshtrit ! Kjo ishte sa i përket së kaluarës , në kohën e zhvillimeve teknologjike prita ka tjetër kuptim dhe porosi. Sot , prita përdoret për afirmim , si mjet lobues , përkujtues dhe efektiv dhe efektiviteti i saj mbështetet në befasinë që ia bëni atij që ia bëni priten.  Rasti më i freskët dhe më kumptimplotë ishte prita që ia bëri Behgjet Pacolli presidentit Tramp pasi doli nga ëC – në ndërtesën ku mbahej takimi. E zuri gafil , ia shtriu dorën Trumpit e që pastaj u interpretua si një takim miqësorë , konstruktiv me mikun personal dhe mikun e shqiptarëve , Donald Tramp me të cilin u bisedua për zhvillimet në Kosovë , rajon dhe atë ndërkombëtare ku Kosova luan rol të pazëvendësueshëm dhe se ku asnjë zhvillim nuk ndodhë pa Kosovën dhe kundër interesave të saj. Po në këtë takim , presidentit Tramp iu dorëzua një ftesë për vizitë Marecit , Burojës dhe vendeve tjera ekzotike të Karaibeve . Dhe presidenti Tramp me kënaqësi e pranoi këtë ftesë duke kërkuar që vizita të realizohet  në kohën kur kushtet klimatike janë më të mira për shëndetin e tij dhe shoqëruesëve . Po në Paris , Hashim Thaçi pati takime me të gjithë ata që ishin në këtë organizim me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të luftës së Parë Botërore ku vdiqën apo u vranë afërsisht 8 milionë ushtarë dhe 16-17 milionë civilë . Ishte menjëherë prapa Trampit që i ngjanë përkah inteligjenca dhe autoritetit ndërkombëtarë si dhe fuqisë dhe pas Putinit që i ngjanë përkah mënyra e të ushtruarit të demokracisë prej autokrati. Për qytetarët e Kosovës është me rëndësi se në ato takime pati përkrahje 100% të Trampit dhe , sipas një automatizmi edhe të Putinit për marrëveshje me Serbinë aq më parë që kjo marrëveshje edhe mund të bëhet sipas recetave të vet Putinit  , ndryshe Vuçiqi nuk do të ishte aq i sigurt për këtë. Thaçi , në këtë vizitë ishte i shoqëruar me prostituta politike dhe jopolitike. Nga aty dërgoi një porosi se është shumë i brengosur se Lista Serbe paska kaluar në opozitë ndërkaq se nuk e ka të njëjtën brengosje se LDK dhe LVV janë në opozitë. Thaçi shantazhin e ka modeluar në art , në art të shëmtuar mirëpo i ndezë gjithmonë kur e ka pisk, së paku deri më tani. Dikush që e shoqëron Thaçin çdo kohë dhe për të cilin Thaçi ka nevojë për shërbime orale , tha se takimi i Thaçit me presidentin Tramp ka zgjatur saktësisht 7 minuta , asnjë milisekond më shumë e as më pak. Tash , në raportimin e radhës presim të na tregojë për potencën seksuale të presidentit përkatësisht se kur , sa dhe në cila situata i çohet hashimi i Hashimit ! Apo se a janë më të zëshme , zërin e tonit dhe intensitetin e pordhëve apo fendëve të Hashimit apo Behgjet Pacollit. Kjo është në interes të veçantë  për Kosovën dhe qytetarët e saj mos të them se paraqet  interes jetik.

Pasi e bashkuan Çamërinë , tash po e bashkojnë Luginën e Preshevës :  Të shtunën e kaluar , ata që paraprakisht e kishin bashkuar Çamërinë , u bënë argatë të një manipulimi të pandershëm duke demonstruar gjoja për bashkimin e Luginës së Preshevës e që , pa dyshim është bërë sipas skenarit të korigjimit të kufinjve ku Kosova e fiton Luginën e Preshevës pa dhënë as edhe një qime të prapanicës . Ofertë nga mashtruesit për ata që konsiderohen të jenë idiotë apo , siç thotë njëra ndër prostitutat e kombinuara politike dhe jopolitike , nuk kuptojnë asgjë nga bisedimet dhe raporti i forcave që i përcaktojnë këto bisedime përkatësisht epilogun e “ fianales së madhe “ ! Nuk e kuptoj si është e mundur që këta të Preshevës dhe mashtruesit e emocioneve që ndërlidhen me Çamërinë , aq lehtë po manipulohen ! Vërtet , a po manipulohen apo janë pajesë aktive e mashtrimit dhe dëmit që po ia bëjnë kombit dhe vendit. Merreni me mend, afishuesit oralë dhe analë të korigjimit të kufinjve , si ngushëllim po na ofrojnë konfederatën me Shqipërinë pasi ta kenë shkrirë një copë të madhe të Shqipërisë në Serbi !

Çka të bëhet : Hashim Thaçi nuk e rrëzon Qeverinë derisa ta krijojë një qeveri rezervë, kondom qeveri, qeveri të Vishit e cila do të miratojë dhe zbatojë vendimet që i merr. Kjo nuk duhet të pranohet. Lista Serbe është barkëqitje e Vuçiqit në Kosovë dhe kurrë dhe asgjë nuk ka bërë për Kosovën e as që ka ndërmend ta bëjë. Mendoj se pikërisht pozita , me votat që i ka , së bashku me partitë opozitare , pas vlerësimit të drejtë  duhet të shkaktojë krizë qeveritare dhe rënie të qeverisë duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, jo në kohën kur i pëprshtatet Hashimit , Vuçiqit , Kurcit dhe Kushnerit por kur ajo e vlerëson dhe  se është i vetmi mjet për ta penguar në këtë aventurë të sinkronizuar të presidentit dhe prostitutave shoqëruese , politike dhe jopolitike . Nuk ka rrugë dhe mundësi tjetër nëse duam ta shpëtojmë Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Apo , vetëm jam duke parë ëndërra dhe nuk po shoh më larg se hunda për faktin se sipas deklarimeve të një prostitute të kombinuar , kjo punë ka mbaruar ! Nuk flitet për mundësinë por se flitet për një akt  dhunimi të vullnetit të shumicës dhe i cili qenka i kryer !
       


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)