A janë BE dhe USA të interesuara në spastrimin e korrupsionit
Shkruar nga Avni Zogiani
Dy muajt e fundit mund të ishin një pikë kthese për mbisundimin e ligjit në Kosovë. Thashethëmet e stërzgjatura për korrupsion në nivelet më të larta qeverisëse më në fund u duk se do të trajtoheshin nga EULEX, misioni i BE-së në mbisundimin e ligjit. Policia e saj në Prill bastisi ndërtesat e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit nën dyshimin se miliona auro janë marrë nga zyrtarë të lartë.
Operacini do mund të rigjallëronte popullaritetin e EULEX-it, të hedhur për toke nga dështimi i misionit për të siguruar kontrollë në enklaven serbe në veri të Kosovës dhe për vendimin e këtij misioni që të rifillojë një gjykim të lënë për gjysmë nga UNMIK-u ndaj liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kryeministri Hashim Thaçi i denoncoi këto aksione si një tentim për të fyer instituionet e Kosovës, një deklaratë që i befasoi komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, i cili ishte mësuar të kishte respekt ndaj tij për shkak të vullnetit të tij për të bërë kompromise të vështira në negociatat për statusin. Mirëpo, EULEX-i vazhdoi pa marrë para sysh këtë reagim. Këto aksione u pranuan aq mrië nga qytetarët kosovar saqë dikush brenda natës zëvendësoi emerin e një rruge me emrin e një prokurori holandez në misionin e BE-së.
Në fund të Majit kjo punë u zhbë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, u shfaq krah për krahu me ministrin e transporteve Fatmir Limaj në televizionet nacionale në një ceremoni të nënshkrimit të një kontrate me vlerë prej 1 bilion dollarë për autostradën që do të ndërtohej. Aktivitetet e Limajt ishin në shënjestër të aksioneve të EULEX-it. Disa javë më parë diplomati amerikan në një ligjeratë në Universitetin Amerikan të Kosovës tregoi indikacioneve se ai nuk favorizon arrestime të rëndësishme, kur tha se Kosova do duhej ta barte kontrollin e ekonomisë në duart e sektorit privat në vend se të provojë ta luftojë korrupsionin.
Pak javë pas kësaj ambasadori amerikan shkruajti një op-ed për gazetat kosovare duke hedhur poshtë kritikat rreth një marrëveshje tjetër kontraverze shpërblimi i Ministrisë së Transporteve të Aeroportit tek një konzorcium ndërkombëtar. Koncesionimi i Aeroportit ishte një tjetër rast ku Zoti Dell ishte parë të përqafohej ngrohtësisht me Zotin Limaj.
Shumë shpejt pas koncesionimit të Aeroportit, kryeministri Thaçi tejkaloi hidhërimin me EULEX duke u takuar shefin e këtij misioni, Yves Des Kermabon. Ambasadori francez në Prishtinë, Jean -Francois Fitou, ishte diplopati që u fut në radhë me Zotin Dell për ta uruar kontratën mbi Aeroportin dhe për ti thirrur kritikat si vajtime të pakuptimta\".
Askush nuk e zuri në gojë faktin se përmbajtja e ofertave për koncesionimin e Aeroportit nuk iu bë e njohur publikut kosovar dhe se konzorciumi ndërkombëtar shumë shpejt do të mund të sigurojë 40-70 milionë euro për investime në Aeroport nga fitimet e kësaj kompanije duke bërë që konzorciumi të mos paguaj asgjë për këtë kotnratë. Askush nuk e përmendi se kjo marrëveshje dëmton interesin e Kosovës.
Nuk është rasti i parë i tillë
Termocentrali kryesor i Kosovës, Kosova B, në fillim të këtij viti u fut në paketën e projektit Kosova e Re, që mëton të sjell investues ndërkombëtar të ndërtojnë kapacitete të reja energjetike me linjit në shkallën prej 1.000 MËp/h. Parlamenti i Kosoves refuzoi të dorëzojë për këtë projekt shumicën e kapaciteteve energjetike sepse praktikisht kjo do të nënkuptonte faljen e këtyre tek kompanitë e huaja. Mirëpo, në një votim të dytë ky propozim kaloi në Kuvend pa u ndryshuar fare. Mysejine Selmani, kryetarja e Komitetit për ekonomi në Parlamentin e Kosovës i tha Kohës ditore disa ditë pas votimit se mendimi i parlamentarëve ndryshoi pas ndikimit të konsultantëve të USAID.
Ekspertët amerikan qartëisht kanë një rol kyç në vendimet e qeverisë për privatizim. Dy nga akterët më të rëndësishëm ndërkombëtar në Kosovë, SHBA-të dhe Franca, kanë një ndikim vendimtar në EULEX dhe në ICO, Zyrën ndërkombëtare Civile që mbikëqyr institucionet e Kosovës.
Kosovarët tani janë në konfuzion. A është komuiteti ndërkombëtar duke përkrahur spastrimin e institucioneve të Kosovës nga korrupsioni dhe krimi i organizuar apo më shumë është duke përkrahur investuesit ndërkombëtar? A janë EULEX-i dhe ICO në Kosovë për të siguruar funksionimin e mbisundimit të ligjit dhe të sigrojnë se nuk do të ketë konflikte ndër-etnike?.
Maji dhe Qershori shkuan ashtu siç erdhen dhe atmosfera nuk është përmirësuar fare. Nuk ka ndonjë shenjë përmirësimi as gjatë korrikut.
Avni Zogiani është aktivist kundër korrupsionit në Kosovë
(Artikull i botuar në EU Observer)