01 Janar 2025

A është pirja e duhanit vetëvrasje

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Qe nga viti 1987 çdo 31 maj shënohet dita botërore kundër duhanit. Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtare të organizatës botërore të shendetësisë dhe i kushtohet luftës kundër duhanit.

Çdo vend në ditën botërore kundër duhanit mundohet të bëjë sesibilizimin e qytetarëve mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit si dhe inkurajimin për reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Një hapë tjetër i rëndësishem nga organizata botërore e shendetësisë ishte edhe miratimi i konventes kornizë për kontrollin e duhanit, e cila u miratua me 21 maj 2003.

Ndryshe në vendin tonë, ligji për kontrollin e duhanit është miratuar nga Kuvendi i Kosoves në prill të vitit 2013 dhe ka hyrë në fuqi në maj të po këtij viti.

Por ky ligj nuk është duke u zbatuar ashtu si do të duhej sepse në shumë vende publike pihet duhani.

Duke qënë se duhani është i vetmi produkt legal që konsumohet dhe i cili vret, është bërë një nga sfidat më të medha të shendetit publik me të cilat përballen sot trevat shqiptare.
Sipas të dhënave të OBSH-së në të gjithë botën kosumator të duhanit janë rreth 1 miliardë.

Përderisa në shtetin amë, në Shqipëri kosumues të rregullt të duhanit janë afer 1 milion persona, në Kosovë nuk është aspak më mirë sepse mbi 500 mijë njerëz kosumojnë duhan.

Më shqëtësues është fakti se si në Kosovë dhe në Shqipëri kemi tendencë të rritjes së tymosjes së cigares nga nxenesit e shkollave fillore dhe të mesme.

Sipas të dhënave doganore, produkti i cili shkakton vdekjen në Shqipëri blihet në masën e mbi 550 milion eurove, ndërsa në Kosovë mbi 200 milion eurove.

Aktualisht duhanpirja është shkaku i dytë i vdekjeve në botë, pas tensionit të lartë.

Çdo vit në botë shkaktohen rreth 5.4 milion vdekje, ndërsa 600 mijë prej tyre nuk e kanë pirë duhanin ama kanë qënë të ekspozuar ndaj tij sepse tymi i duhanit përmban 4 mijë kimikate, të cilat shkaktojnë një serë semundjesh që prekin gjithë organet e trupit.

Kjo shifer pritet të rritet në 8 milion në vitin 2030, të dhëna këto sipas OBSH-së.

Në një raport të paraqitur nga Institu i shendetit publik në Shqipëri thuhet se \" më shumë se 3.300 njerez vdesin çdo vit nga pasajot që shkakton pirja e duhanit\", ndërsa në Kosovë sipas Entit të Statistikave gjatë periudhes 2006-2011 kanë “vdekur rreth 17 mijë persona nga semundjet e shkaktuara nga duhani”.

Mendohet se duhani vret më shumë njerez se sa po ti marrim bashkë: aksidentet në trafik, AIDS-i, vetëvrasjet, vrasjet, narkomania dhe alkooli. Hulumtimet tregojnë se pirja e duhanit është më e lartë në vendet e varfëra se sa në ato të zhvilluara dhe në ketë mënyrë të varfërit e përkeqësojnë me tej gjëndjen e tyre ekonomike.

Nëse e marrim shembullë që mesatarja e shpenzimeve të një personi qe pi duhan brenda ditës është 1.80 euro, atëherë brenda muajit shpenzon 54 euro, kurse brenda vitit 648 euro.

Një vlerë e tillë është shumë për xhepin e varfër te qytetarëve shqiptar.

Duke marrë parasysh të dhënat dhe gjendjen alarmante të duhan pirjes në Kosovë dhe në Shqipëri, do të ishte e udhes që Ministritë e të dyja vendeve të bashkepunonin, duke sensibilizuar qytetarët në mënyra dhe forma të ndryshme për rrezikun e madh që shkakton duhani.

Me të drejtë mund të pyes se a është pirja e duhanit vetëvrasje?

Shumica do të thoshin jo, gjë që edhe unë pajtohem, por si mund ta bëni dallimin e një personi që var veten dhe një personi që vret veten në mënyrë graduale, duke pirë duhan?

Gjithsesi që ka dallim ndërmjet personit që ka për qëllim të marrë jetën e vet dhe personit që nuk e ka ketë qëllim, eh në ketë rast është duhanpiresi ama konsumuesi i cigares me plotë vetëdije po e dëmton jo vetëm pasurinë, por edhe shendetin, gjë qe rezulton me vdekje.

Megjithatë nuk themi se duhanpiresi është vetëvrases vetëm për një arsye sepse ai nuk ka për qëllim të vrase veten.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)