23 Dhjetor 2024

A është demokracia tek ne tirani e shumicës

Shkruar nga Faik Krasniqi

Demokracia presupozon, që të drejtat e grupeve minoritare ashtu si liria individuale, njihen e respektohen me ligj. Shumica ka në dorë pushtetin legjislativ i cili vepron në kuadrin kushtetues.

Në qoftëse demokracia e nënkuptuar si pushtet politik i shumicës është tirani të pakicës, herët apo vonë ajo shndërrohet në tirani edhe të vetë shumicës, sepse në qoftëse nuk ka norma për të mbrojtur pakicën, atëherë asgjë nuk e garanton, që herët a vonë edhe shumica nuk do të cenohet.

Kur flitet për tirani të shumicës në demokraci, mospërfillja e opozitës është vetëm një element. Madje fjala nuk është thjesht në atë që shumica duhet të ndajë vullnetin e saj me vullnetin e opozitës.

Respektimi i të drejtave të opozitës është një aspekt thelbësor por çështja nuk kufizohet deri këtu. Ideja është shumë më e gjerë dhe këtë e analizon ‘’Tukevili’’ kur krahason demokracinë amerikane me atë franceze.

Ideja është se si shumicat parlamentare, të legjitimuara përmes votës, të mos rrëshqasin në tirani të shumicës, duke ivaliduar liritë, të drejtat dhe vetë thelbin e demokracisë.

Ilaçet ose barrierat që kjo të mos ndodhi janë disa. Gjithë çështja është balancimi i lirisë me barazinë. Këto janë dy parimet binjake të demokracisë. Barazia në liri është çelësi i një demokracie të shëndetshme. Por pa hyrë në arsyetime në këtë linjë, tirania e shumicës që rrezikon përherë demokracinë, kërkon:

-Balancim të pushteteve përmes parimit \"checks and balances\"(kontrollet dhe balancat).

-Sigurimi pavarësisë së institucioneve kushtetuese.

-Një gjyqësor i pavarur si frenim i teprimeve dhe arrogancës së shumicës por edhe si instrument për mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.

Balancimi dhe forcimi i institucioneve të pavarura natyrshëm kërkon mekanizmin e 3/5 (edhe pse praktika jonë ka treguar se më shumë se konsensus, zgjedhja ka qenë kompromis ortakësh).

Megjithatë, edhe para ndryshimeve të Kushtetutës, këto probleme kanë qenë po kaq të mahisura. Kjo sepse një demokraci funksionale, nuk është thjesht dhe vetëm SHTETI LIGJOR  por ka edhe ca gjëra të tjera që lidhen me shoqërinë dhe vetë funksionimin e demokracisë.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)