A duhet ta mbulojë Albini edhe Ritën
Shkruar nga Gani Qarri
Tanimë kur edhe vetëm disa orë na ndajnë nga hapja e kutive të votimit ku do të zhvillohet beteja përfundimtare elektorale dhe vendoset përfundimisht për fatin e forcës politike që do të vije në pushtet, shqiptarët me padurim presin befasinë e radhës e cila mund ti zhgënjejë ata përsëri.
Kjo edhe për faktin se shumica e kandidatëve për të mos thënë të gjithë ata që ofruan partitë e ndryshme politike për këto zgjedhje, ishin emra të vjetër ,të njohur për dështimet e disahershme të tyre edhe në të kaluarën.
Megjithatë,të gjithë të nominuarit e partive për kryeministër të vendit, gjatë tërë fushatës zgjedhore luajtën me të gjitha kartat e mundshme për të ardhë në pushtet në zgjedhjet e 11 qershorit.
E veçanta- ishte fakti befasues, se si kandidati i VV-s, për kryeministër, jo vetëm se kishte hequr fare nga projekti qeverisës idenë e bashkimit kombëtar, por ai pjesë thelbësore të fushatës kishte bërë mbulesën arabe për vajzat shqiptare, sikur ato të ishin robëresha të haremit të tij politik.
Serioziteti i tij si kandidat, ra përtokë që me startimin e fushatës, me propagandën për shamia.
Ai, i bindi të gjithë shqiptarët kudo, se ende është i parritur për udhëheqje e poste shtetërore, dhe aq i pështjelluar në shallvare vahabisto-salafiste arabe, sa që para se të arrij te qeverisja, ai është i dënuar, që në fillim të dështoi.
E nëse vërtetë edhe në të ardhmen nuk heq dorë nga projektet e tilla të mbrapshta me simbolika të huaja zgjedhore, ku tani e tutje, pjesë vendimtare do të kenë mbulesën arabe, dita e votimit duhet të fillojë me një befasi të pa parë deri më tani, në asnjë nga zgjedhjet e kaluara.
Dhe për të arsyetuar propagandën e zhvilluar gjatë gjithë fushatës paraelektorale, Albin Kurti, tani e ka rastin ideal që të fillojë nga vetvetja dhe jap shembullin personal dhe duke nxjerr i pari, në ballë bashkëshorten e vet Ritën të mbuluar me shami, për të votuar në këto zgjedhje.
Përveç Albinit, nëse edhe ata e përkrahin idenë e tij, në të njëjtën mënyrë edhe Visar Imeri, Rexhep Selimi,Glauk Konjufca, Shpend Ahmeti si Kryetar i Kryeqytetit etj.që tani duhet ti mbulojnë me shamia gratë e tyre dhe të shkojnë e të hedhin votën me to në kutit e votimit
Kurti le ta mbulojë Rita Knudsen Augstadt,që ti tregojë edhe asaj se çfarë është ai në të vërtetë, kësaj zonje të lirë perëndimore, e cila kur është martuar me Albinin, me siguri ka kujtuar se po martohej me një atdhetar të vuajtur për bashkim kombëtar dhe jo me një imam të djegur për fe të huaj dhe shallvare arabe.
Albini,i cili na befasoi të gjithëve me transformimin e tij 360 shkallësh, duke hequr tërësisht idenë për bashkim, nga të gjitha prioritetet e qeverisjes së mundshme të VV-s, dhe vënë shamitë në vend të kombit, si pjesë prioritare në fushatën e tij paraelektorale, pa përmendur më asnjëherë të vetme bashkimin e shqiptarëve.
Metamorfoza e tij,të shtynë me të drejtë të dyshosh se vërtetë Albin Kurti, është transformuar tërësisht në islamist!
Por nëse as Rita e tij nuk pranon të mbulohet me arsyetimi se është Norvegjeze, atëherë duhet t`ia bëjë me dije edhe bashkëshortit të saj ,poqese ende e njeh Albinin për të tillë, se femrat shqiptare, njëjtë si ajo edhe ato janë- evropiane.
Mandej që nga martesa me Kurtin, Rita jeton bashkë me femrat shqiptare nën të njëjtin qiell dhe tokën e lirë të Kosovës, pa qenë të obliguara as pasur detyrime, ajo as ato, që bukuritë e tyre të dhuruara nga Zoti, ti shëmtojnë me mbulesa arabe, të cilat asnjëherë nuk e kanë mandatuar Albin Kurtin të kujdeset për mbulimin dhe tjetërsimin e tyre me simbolika të huaja e aq të largëta.
Ndaj, pa e zgjatur më tepër,Albin Kurti duhet t`ua sqaroi sa më parë të gjithë shqiptarëve kudo, se çfarë në të vërtetë sipas tij, simbolizon shamia për popullin tonë, çfarë të mirash i sjellë simbolika beduine Kosovës, pse duhet patjetër të mbulohen shqiptaret por jo edhe bashkëshortja e tij dhe ç`dobi përrallore i garanton mbulesa arabe, kombit tonë evropian.
Albin Kurti ndahet nga gruaja norvegjeze
(http://opinion.al/albin-kurti-ndahet-nga-gruaja-norvegjeze/)
Vitin e kaluar disa portale dhanë edhe këtë lajm të papritur, i cili nëse qëndron, të shtynë të mendoshë se mos vallë ishin njëmendë tendencat e tij islamofile dhe paratë e pista të vahabisto-salafistëve, ato që detyruan Ritën për ti dhënë fund martesës me të.
Sado që vetëvendosje demantonte ndarjen e tyre, duke shtuar se ata kanë edhe një vajzë me emrin Lea, mediat bazuar në burime, sipas tyre, të sigurta, me 14 shkurt të vitit 2016,njoftuan me bujë se Rita...... dhe Albin Kurti i kanë dhënë fund martesës dhe deponuar kërkesën e tyre për divorc në gjykatë. http://www.mapo.al/2016/02/albin-kurti-ndahet-nga-gruaja-norvegjeze/1norvegjeze/ (14 February 2016)
E nëse vërtetë divorci i tyre ekziston dhe njëmendë dashuria e tij e re për shamiat , është bërë shkas për ndarjen e gruas nga ai, demagogjia e Kurtit duhet të marrë fund përgjithmonë dhe që me këto zgjedhje të heshtë e të mos përmend më mbulesa as shami kurrë.
Ai përfundimisht me sjelljet e tij,po dëshmon se nuk është i aftë që ti qojë deri në fund projektet serioze, të realizojë bashkimin kombëtar e as të ofrojë zgjedhjet që mund të sigurojnë rrotacion partiak dhe sjellin ndryshimet e pritura për vendin.
Ndaj, nëse vuan aq shumë për shamia apo edhe ndjenë mundim të madh për idealet e tij komuniste, le të jap dorëheqje nga politika dhe largohet përgjithmonë nga Kosova.
Le të shkojë e të jetojë me idhujt e vet në Kinë a Korenë veriore ku mund të ndihet më rehat dhe ka më afër për çmallje Portretin gjigant të derdhur në bronz të Mao Ce Dunit, për gjallje të të cilit askush nuk guxonte të fliste keq për të, si dhe komshi të parë shokun Lenin të konservuar në Mauzole dhe Stalinin e pështirë dikund aty afër edhe më të rrezikshëm se Mao.
Madje përveç puqjes në mendime, si duket z. Kurti përfaqëson edhe interesat ruse në Kosovë, ndaj z.Putin do ta zbusë zemrën dhe lejojë Kurtin, të dalë edhe nga ana ruse, që ti bëjë bekimin dhe marrë pahtin edhe atij, kështu do ti linte edhe shqiptarët të qetë, të jetojnë si gjithmonë në mënyrën e vet tradicionale, të lirë dhe pa frikën e imponimit, nga ai apo kushdo tjetër, të simbolikave turko-arabe, për të cilët në këto votime, shqiptarët medoemos duhet ta vulosin mendimin e vet dhe të gjithë antikombëtarëve, një herë e mirë t`ua japin leksionin e merituar.