A do të këtë koalicion PDK-LDK

Shkruar nga Asllan Dibrani
Deklarate e turpshme e njërës apo të tjetrës! Ma u ngopem qe pesë muaj. Opinione abuzuese dhe te pa kripta u dëgjuan edhe nga dy blloqet qe ma janë ata uzurpatorët e proceseve politike në zgjedhjet e sivjetme.
Madje ka deklarata nga njëherë edhe qesharake nga individ deputet të pa ndërgjegjshëm që te mbushet mendja se je në pazarin plaçkave dhe po bëhen pazarllëqe ditore e jo me një popull qe ka mbetur në lendinë , pa qeveri , pa institucione,pa polici pa drejtësi një shtet i pa shtet!!!. Zgjedhjet ishin qe pesë muaj. Rezultat s\'ka ! Fitues s\'ka! Njeri çekanit tjetri patkoit. Opsione të mirëfillta s\'ka .
Kur dëgjon akuza dhe kundër akuza për njeri tjetrin si deputet , qytetarit shqiptar i humb vullneti siguria se kujt ti besohet ma? Skamja e ka goditur vendin qe çdo ditë, Kosova po zbrazet drejt shteteve ma me perspektiveë ekonomike dhe sociale , si pasojë e liderëve kosovarë që e katandisen vendin në skamje ,mjerim dhe pa shpresë për të ardhmen e vendit!?.
Njeriu i rendomë hamendet dhe humb besimin e mëtutjeshëm ,që ti japin atij ,apo këtij votën sipas pazareve qe po kurdisin në dëmin e popullit në zgjedhje të reja. Blloqet në vete pretendojnë që të marrin gjithçka për vete edhe qeverinë edhe parlamentin. Numri dikujt i mungon përpiqen qe me partner pakicash të manipulojnë, por prapë nuk po ju del matematika në plus dhe minus.
Trendi politik aktual rezulton se oligarkia po e keqpërdorë ligjin, kushtetutën dhe shtetin si bazë të vullnetit të mirë që ta kemi dhe ta ndërtojmë një shtet për të sotmen , të nesërmen dhe për të ardhmen afatgjate .
Po zhvatet populli nga politikajt kokëfortë , pseudopitikaj dhe injorantë në kurrizin e popullit . Po zbehet dita ditës një shprese qe ti zbresin nga kurrizi popullit .
Çka do të thotë rishikim nga LDK-ja e Isa Mustafes ???
Trysnia ka filluar edhe nga qarqe ndërkombëtare sipas takimit të djeshëm të liderëve posaçërisht ta marrim deklaratën e përfaqësuesve të LDK -së me shprehjen rishikim!
Po ta marrim me mend se edhe AAK-ja donë rishikim çfarë do të nënkupton .Nisma po ashtu nëse rishikon opsionet e sajë ?
Vetëvendosja ka qene e dyshimtë gjithnjë dhe skeptike nga blloku i LAN-it nga këto shenja shihet se blloku po plasaritet dhe do të falimenton. Shtrohet pyetja me cilat vota do të bëhet Isa Mustafa kryeministër?
LDK-ja kritikonte se PDK-ja nuk po i respekton marrëveshjet, por njësoi tani edhe LDK-ja po i tradhton partitë tjera nga prononcimet paraprake shume mujore për një model qe të dilet nga kriza. Çdo lëkundje e tanishme e Lanit karshi PDK-së do t\'i kushtoj bllokut Lani.
Po që prishet marrëveshja e Bllokut të LDK-se-AAK-se,Nismës dhe Vetëvendosjes , po rrezikohet vendi për zgjedhje të reja që Kosovës, do ti kushtojnë me miliona euro, mise është në kollapës të skamjes.
Po edhe ta zëmë se LDK-ja , e theu marrëveshjen dhe po bënë koalicion me PDK-ne për ta formuar qeverinë a thua përse paskemi mbajtur zgjedhjet ???!!!... Kur ata veç kanë qenë në qeveri qe disa vite pa rezultate!
Çdo njëri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në dite,zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi...
Po edhe sikur të bëhet kjo qeverisje e shendosh nuk do të ketë , Qetësi në popull nuk do te ketë . Do ta presin popullin një mijë e njëqind skena qe ajo qeverisje nuk do te jetë e qëndrueshme ,por do rezultojë me një rrebesh pakënaqësish me protesta të fuqishme dhe të dhunshme jo vetëm nga Vetëvendosja po edhe nga vete populli në tërësi nga te gjitha partitë. Mos të luhet me popullin se populli është i shenjte hiqnja saçin nga koka.
Çdo njëri është një cope budalla për të paktën pesë minuta në dite,zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi...