30 Dhjetor 2024

A do te heq dorë LDK nga posti i kryeministrit

Shkruar nga Mr.Sc.Blerim Burjani

Është pozicion i vështirë që ka zgjedhe LDK sërish. Ajo tash për vete kërkon maksimumin pasi qe fitoj betejën dhe gjunjëzoj partitë e vogla te bllokut  tash i ka mësyrë edhe kafshatës së madhe ta detyrojë PDK te heq dorë nga posti i kryeministrit dhe se nëse këtë nuk e bënë disa zyrtar të saj thonë se është fundi i marrëveshjes, me PDK.

Të përkujtojmë se kjo marrëveshje sipas mendimin tim është lidhur në parim që te kenë qeverisje të përbashkët pa folur për postin e kryeministrit.

LDK prej ditës së parë përmes njerëzve të saj madje edhe  liderit i cili shpëtoj deri tash dorëheqjes kishte kërkuar me ngulm postin si në “bashqe të babës”, formulë e vështirë, për të sfiduar edhe PDK pasi që LDK mundi bllokun opozitar me një mençuri dhe eksperiencë politike të saj, ngadalë qetë arriti  që të premtojë poste të paqena partive  tjera  pra  te vogla me elektorat simbolik ose me apetite te mëdha dhe fuqi elektorale të vogël.

Kishte arsyetime se ata i ka mashtruar LDK realisht ata i mashtroj apetiti për poste të mëdha, përderisa një pjesë e ish bllokut këtë koalicion e kishte më tepër për të iu revanshuar Hashimit.

Lideri i PDK me maturi dhe vigjilencë u soll tërë kohën derisa opozita gjunjëzoj vetën kësaj here nuk mund të fajësojnë  Hashimin për dështimin e tyre, çudi kur një nga liderët e opozitës kishte thënë se PDK i ka ofruar postin e kryeministrit, kjo është vështirë për të kuptuar apo fare se Hashimi dikujt i kishte premtuar këtë post,  i cili sot nuk është në gjendje as LDK fare ti premtojë asgjë në këtë drejtim, apo do ta përdorë strategjinë të deritashme  te lodhjes së kundërshtarit politik pra LDK për ti thënë asaj mos shko më larg prano atë që të takon në bazë të fuqisë  elektorale që ke?

LDK ia ka mësyrë edhe Hashimit sikur bllokut?Hashimi është “arrë e fortë”, mos me ta marr mendja duke njohur Hashën se ai do ta lirojë rrugën për ti dhënë postin e kryeministrit LDK dhe se ai do të pranojë dështimin e tij për dy mandate me radhë dhe të gjunjëzoj vetën dhe PDK, po del i” fort shumë Hashimi”,  deri tash mbetët lojtari me i fort në Ballkanin Perëndimor, e që rajoni deri me tash nuk kishte një lojtar si Hashën për të luajtur një shahë të tipit politik të pa mposhtur, ati po i duhet të reformoj partin e tij edhe të sjellë lojtar të kalibrit të lartë të lojës së politikës për të arrit qëllimet e tijë?

Ai kishte dështime të shumta por se po duket se më të dështuar janë këta të opozitës së ai cili kishte qëndruar për dy mandate në pushtet i cili kishte arrit të rehatoj të gjithë militantët partiak dhe grupet tjera të interesit nëpër  ministri ,borde ,ambasada,ndërmarrje publike, universitete publike.

A është krye mjeshtër politik Hashimi?

Këtë realisht janë duke e menduar shumë njerëz që merren me analiza politike, LDK nuk ka kapacitete as individuale as liderin se ka lojtar të fortë për t’ia bërë bajat shahun Hashimit?

Mirë sidoqoftë për të ia mësyrë kështjellës së Hashimit pra PDK për të gjunjëzuar atë është vështirë, se ai nuk flenë asnjëherë politikisht e as nuk kotet, ai rrinë në këmbë dhe zgjuar, këto gjera Hashimin po e shndërrojnë në një lider politik të fuqishëm të shtetit, ai ngadalë duket se do ta detyrojë edhe Serbin ta njohë Kosovën, kjo mund t ë bëhet e mundur kur te merret parasysh se BE dhe SHBA e përkrahin Hashimin në negociata, në favor të kësaj politike po shkon edhe konfrontimi i Rusisë me perëndimin dhe politika aktuale serbe me “dy karrika” edhe me perëndimin edhe me Rusinë e që presidenti serb Nikoliç haptas e tha se BE po e detyron Serbinë ta njohë Kosovën.

Se politika  që zhvillohet në Ballkan është konfuze shihet edhe në rajon më mirë me “ta dashtë se me ditë”.Hashimi pret lodhjen edhe të Serbisë në temën e Kosovës kjo po dëshmohet, ai pra Hashimi po gëzon përkrahje nga perëndimi në këtë temë.

Isa duke u sjellur ” për rreth mullarit”

Se politika luhet ngadalë e qartë dhe kush ka durim dhe qëndrueshmëri nervore mund të arrij të fitojë s’ka dilemë, Isa është treguar lider i fuqishëm opozitar dhe liga e dytë e politikës atë e bëri kampion por se për të fituar super- ligën është vështirë, por sidoqoftë është inkurajuese vullneti që ka për të marr postin e të parit te ekzekutivit.

Do të ishte interesant që Isa të bëhej në fund kryeministër atëherë ai do të dilte i pari  në para politiken që zhvillohet në Kosovë.

Kjo gjendje momentale  mund të përshkruhet edhe si përpjekje për të mund të kundërshtarin hap-pas hapi, ngadalë e sigurt.

PDK rrinë në mënyrë komode s’ka nevojë për deklarata . Loja e saj politike është e njëjtë  edhe strategji e njëjtë politike vazhdon , tash kur mund të heq dorë Isa si dihet?Por lideri i PDK ka këtë qëllim.

Ai pret që në këtë periudhë politike pra  Isa të kuptojë vet se ai nuk është i duhuri sipas elektoratit të udhëheq Kosovën.

Shteti i ynë nuk ka sot lider të fuqishëm ndërkombëtar por ka arrit të lider vendor, përderisa politika në Kosovë zhvillohet në këtë koncept kush e kenë po gjunjëzon ne s’kemi politik por kemi lakmitar individual për të hy në historinë tonë.

E në këtë historinë e re të gjithë këta tentojnë të hyjnë dhe të përmendën ne të ardhmen. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)