07 Janar 2025

7 milionë shqiptarë të harruar në Turqi

Asllan Dibrani

Diaspora Shqiptare në Turqi sipas te gjitha të dhënave përbën pjesën me të madhe të popullsisë shqiptare në botë, të zhvendosur nga trojet e veta për në territoret e shkretirave të Turqisë sipas marrëveshjes së perandorisë osmane me mbretërinë serbe për deportimin e shqiptarëve nga Kosova Lindore, rrethi i Nishit,Toplices, Vrarjes nga Vilajeti i Novipazarit dhe Leskovcit duke përfshirë edhe Vilajetin e Kosovës, Shkupit dhe Shqipërisë,po edhe ata të Çamërisë me një reprezalje dhunë dhe terror kundër popullatës se asaj ane nga Greqia.

Kultura është tërësia e arritjeve të një populli dhe i të gjithë njerëzimit, në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror  e mendor. Fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore është pjesë e kulturës  kombëtare apo nacionale. Tërësia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror apo edhe  si kolektivitet nacional  në zhvillimin e shoqërisë  quhet  histori  e përmbledhur në kulturë, politikë dhe zhvillim. Historia e përgjithshme, historia e vjetër ,e mesjetës, e kohës së re, e sotmes quhet histori duke i bashkuar që të gjitha në një ombrelle ,si thesar të vlerave nacionale.

Këto  janë vlera nacionale dhe kombëtare të etnitetit përkatës. Të gjitha këto qe i cekëm janë të harruara dhe të zhveshura për mbi 7 milion  shqiptarëve  që jetojnë sot në Turqi dhe dy milion shqiptarëve  në Greqi.

Diaspora Shqiptare në  Turqi sipas te gjitha të dhënave përbën pjesën me të madhe të popullsisë shqiptare në botë, të zhvendosur nga trojet e veta për në territoret e shkretirave  të Turqisë sipas marrëveshjes   së perandorisë osmane me mbretërinë serbe për deportimin e shqiptarëve nga Kosova lindore, rrethi i Nishit,Toplices ,Vrarjes ,nga Vilajeti i Novipazarit dhe Leskovcit  duke përfshirë edhe  Vilajetin e Kosovës,  Shkupit dhe Shqipërisë,po edhe ata të Çamërisë me një reprezalje dhunë dhe terror kundër popullatës se asaj ane  nga  Greqia. Rënia e perandorisë osmane nuk përfundoj me kaq me ato spastrime të territoreve shqiptare me dhunë, djegie ,vrasje dhe  përzënien e   shqiptarëve ,  por ajo vazhdoj gjatë dhe pas luftës se dytë  botërore me marrëveshjen e Jugosllavisë se Titos dhe Turqisë ,duke marr pagesa të majme nga mbretëria serbe dhe pasuesit e tyre. Sot shqiptarët  e Turqisë   janë shumë të shpërndarë, jo vetëm nëpër qytetet e mëdha urbane  si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, Adapazari, por edhe nëpër fshatra të largëta të Anadollit në dy anët e gadishullit turk, si në brigjet e Detit te Zi ashtu edhe në atë te Egjeut.

Sot në Turqi jetojnë mbi 7 milionë shqiptarë të harruar ,bojkotuar te injoruar dhe të  asimiluar

Sot në këtë shekull  të zhvillimit dhe ndryshimeve nga shtete totalitare ne ato demokratike të 7 milion shqiptarët e Turqisë  të  harruar të bojkotuar dhe  të injoruar e të  asimiluar pa te drejt shkollimi në  gjuhën shqipe, nuk ka kurrfarë sinjali të ndryshmit dhe lirimit nga ish sistemi otoman … Atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj me miliona shqiptarë qe jetojnë në Turqi. Mungesa e mësimi në gjuhën amtare dhe harresa e tyre nder shekuj ka shkaktuar një proces asimilimi i cili vërehet dukshëm në shumë qytete të Turqisë!  Ëndrra e tyre për atdhe dhe mësim në gjuhen amtare ende nuk është shuar. Nëpër shkolla publike e private, si dhe  në universitetet turke  mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht ,italisht dhe në disa gjuhë tjera , por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe as atë fillor as te mesëm por edhe atë të lartin!!!.Në shumë shtete të ndryshme, ekzistojnë  katedrat albanologjike edhe se ndoshta shumë një numër i vogël emigrantesh  banojnë ne atë shtet  siç është Kina dhe Rusia, ndërsa Ankaraja zyrtare akoma nuk ka lejuar se paku të hapet një  katedër albanologjike, ku me qindra e mijëra intelektual janë dhe jetojnë në Turqi.

Sot ne disa shtete  evropiane  mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet  dhe financohet, po nga ato shtete dhe fondet e veta siç janë  Gjermani ,Austria , Franca , Zvicra , Suedia , Norvegjia  Belgjika, Amerika ,Kanadaja Australia etj. Po ta marrim numrin  e popullatës shqiptare që banon atje  në krahasim me Turqinë do te mbetet një absurditet dhe marramendje .

Të hulumtohen arkivat e Turqisë për tapitë e shqiptarëve në shtetet e Ballkanit!
Nuk ka lejuar të bëhen hulumtime në  arkivat e veta, qe me miliona tapi  ekzistojnë  për t’i nxjerrë në pah  se kush ishte  autokton në trojet  e Ballkanit. Këta 7 milion shqiptarë të tanishëm, stërgjyshërit dhe gjyshërit e tyre kane tapitë deri të molla e kuqe në Serbi , andaj here do kurdo këto arkiva duhet të hapen dhe te zbardhet  ai kapitull i hidhur i asaj kohe të zhvilluar në demin  e shqiptarëve. Të hulumtohen arkivat e Turqisë për tapitë e shqiptarëve në shtetet e Ballkanit!

Shqiptarët  e Turqisë  e bënë Turqinë me alfabet, himn, me shtet modern  dhe universitete!
Dy “Universitetet me të mëdha në Turqi, ajo e Ankarasë dhe Stambollit” u formuar nga Hasan Tahsini me origjinë shqiptare. “Alfabeti  turk”, po ashtu  u themeluar nga i madhi  i ynë rilindësi Sami Frashri. Po ashtu ” Himnin kombëtar turk” e shkroi shqiptar!!!.
“Turqinë moderne dhe fundin e dinastisë  Otomane e   cila e kishte sunduar Perandorinë për mbi 6 shekuj  e përmbysi  Mustata Kemail Ataturki” me prejardhje shqiptare  nga Presheva , qe sot njihet si i ati i Turqisë.

-Reformat  qe i bëri në  Republikën e Turqisë me 1923 ia mundësoi të dalë  nga një e  kaluar e errët dhe ta shndërrojë atë në dritë për popullin turk. Bëri reforma civilizuese, reformat politike, e  shformoi Sulltanatin 01.11.1922.  E hoqi kalifatin 03.03 1924 . I anuloi gjykatat fetare dhe futi ligjin sekular gjithëkombëtar. E çliroi gruan turke duke i dhënë të drejta politike dhe sociale (1926) E unifikoi edukimin kombëtar turk. I mbylli medresetë dhe i hapi shkollat bashkëkohore sipas nevojave civilizuese të kombit turk andaj ne suaza te kësaj qe theksuam ma lart Turqia është  bukëpërmbysët,  sot kur cenon te drejtën e miliona qytetarëve të identifikohen si shqiptarë duke ju mohuar edhe drejtën e shkollimit në gjuhën e vet. Vlerat e shqiptarëve asnjëherë nuk iu dhanë meritën qe patën.

Çka pas gjithë kësaj ?

Situata politike dhe ndryshimet  në  rendin botëror  kanë filluar ta shkundin edhe Turqinë në kohët  e fundit ,qe në saje te mohimit te të drejtave të kurdëve po ashtu me miliona përbrenda Turqisë ,çdo ditë ka përplasje të pakënaqësisë!?.  Përkrahja dhe  ndihma e  Turqisë zyrtare nga kreu i shtetit presidentit Erdogan forcave te ekstremizmit  të shtetit islamik  qe po hetohet nga ndërkombëtarët Turqisë do t’i kushtoj. Ka gjasa se do të  ketë ndryshime edhe në ketë vend nga e cila   shqiptarët  e Turqisë është  e nevojshme  te ngritin     vetëdija qe të ndërmarrin  aksione në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës, kulturës ,artit dhe muzikës se vet në gjuhen  shqipe në Turqi. Ata duhet t’i gëzojnë të drejtat e veta.
Ku jeni miliona shqiptarë të Turqisë qe rrini si spektator  në mohimin vlerave  tona që i dhatë aq shumë Turqisë, pa ndalur asgjë për vete tuaj?
Ku jeni “Biznesmen shqiptar “ të Turqisë që jeni një faktor  dominant në atë vend per ekonomi dhe zhvillim dhe nuk reagoni fare.

Ku jeni “Personalitete ushtarake  oficer”, etj , që jeni një  faktor dominant në ushtrinë turke?

Ku jeni  “Deputet shqiptar”, qe numër i madh sot keni zënë ulëset në parlamentin turk  dhe gjuha e juaj , kultura,  arti, dhe  etnia e juaj  mohohet?

Ku jeni vëllezërit  tanë ,qe po na e leni  të nëpërkëmben  vlerat e gjysmës së popullit shqiptar ne ditën e  sotme të shekullit  e 21-të. Si fund  ky artikull le të mbetet si mesazh  i ngritjes së vetëdijes  së juaj qe menjëherë të formohen organizmat  nacional për formimin shkollave shqipe ne Turqi ,hapjen  programeve  televizive , themelimin e mediave dhe   gazetave te juaj në gjuhën shqipe etj. Kjo do të jetë për të mirën tuaj ,për të mirën e  kombit tonë që gjysmën e  trungut tonë e kemi në Turqi, jo me fajin tonë, por te vet Turqisë, andaj   zgjohuni sa ma herët, aq ma mirë do të jetë për ju, për ne dhe për gjithë kombin shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)