44 - vjetori i themelimit e gjeti universitetin pa organe drejtuese
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Qeveria e Kosovës -Ministria e Arsimit u terhoq nga Universiteti ose me saktë u dorëzua para presionit dhe shantazhit të Veton Surroit dhe Ilir Dedes me kompanitë e tyre!
Qeveria u dorëzua, sepse nuk që e zonja të merrte masa me kohë për verifikimin e skandalit të Rektorit, të cilin (nëse vërtetohejë skandali...) do të duhej ta shkarkonte përmes organeve të UP-së.
Me sa duket ishte Qeveria (shefat e saj te lartë...) që kishin penguar edhe Këshillin Drejtues të UP-së që të merrte masa konform ligjit dhe Statutit për rastin e Rektorit.
Vetë Rektori, I. Gashi, ra në gracken e "shefave" që i thoshin mos jep dorëheqje, e ke mbështetjen tonë të plotë!
Kjo e shpuri UP-ne dhe organet e tij ne nje situate kaotike dhe anarkiste. Qeveria - Ministria e ndodhur para presionit dhe shantazheve te shoqerise civilie "haxhiqamiliste" te sojit te surrojve e humbi orientimin ne kohe dhe hapesire! Pas doreheqjes se Rektorit dhane doreheqje edhe "te zgjedhurit" e Qeverise nga Keshilli Drejtues!
Kjo ishte nje papergjegjesi e papare! I vetmi organ i ligjshem dhe statutar qe mund te zgjedhte nje ushtrues detyre per rektor dhe i vetmi organ qe mund dhe ishte i detyruar t'i shpallte zgjedhjet per Rektor dha doreheqje (pjesa e te "derguarve" te Qeverise), duke pamundesuar punen dhe funksionimin e Keshillit Drejtues!
Dihet boterisht se pergjegjes per avancimet dhe gradimet akademike (skandalet me keto gradime...) ishte Senati i UP-se e jo Keshilli Drejtues (sidomos keta qe ishin perfaqesuese te Qeverise ne KD nuk kishin asnje pergjegjesi..)! Rezultati: UP-ja priti 44 - vjetorin pa organe drejtuese!
Asnje veprimtari! Turp per ata qe kane dhe qe jane pergjegjese per kete gjendje! Cka nese edhe pas zgjedhjes se organeve te reja dikujt nuk do t'i pelqejne ato (nja 30 (jo)studente dhe ndonje "haxhqamilist"...) dhe te ngrihen ne protesta e te kerkojne doreheqjen e organeve te UP-se...!
Vertet Qeveri e papergjegjshme! Keshilli Drejtues (perfaqesuesit e Qeverise) ne asnje menyre nuk do te duhej te jepnin doreheqje pa permbushur detyrimet e tyre ligjore, garantimin e nje funksionimi minimal te UP-se dhe zgjedhjen e Rektorit! Ose, Ministria (Qeveria) ne vend te tyre do te duhej qe ate dite t'i emronte kater perfaqesuese tjere dhe te vazhdonte puna e Keshillit Drejtues... Ruaje Zot kete vend nga kjo keqeverisje e dalldisur