28 nëntori , dita kur civilizimi pellazgo-iliro-arbëro u zyrtrarizua në komb shqiptar
Labinot GJINI
Shumë njerëz ende ngatërrojn civilizimin pellazgo-iliro-arbëroro-shqiptar me kombin shqiptar. Një pjesë e tyre ende nuk e kanë të qartë se nocioni i kombit i përketë epokës moderne dhe ai ende nuk njihet nga shumë civilizime nëpër botë. Kombi shqiptar ka fatin e madh të jetë një ndër të vetmit, i cili mund të thirret në një civilizim të gjatë historike, të vazhdueshëm dhe të pashkëputur, nga i cili ka trashëguar tiparët dhe karakteristikat e tij.
Ky civilizim shqiptar vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe do të vazhdoj gjerë atëherë kur shqiptarët do të kenë vullnetin ta bëjnë të ekzistoj ai dhe, përmesë tij, të ekzistojn ata. Për dallim nga kohët tjera, civilizimi shqiptar tani ekziston si komb. Kombi është ideologji që vetëm sjellë vetdije për një realitet njerëzor.
Pra njeriu është, kultura është, toka është, gjuha që flet është edhe kur ne nuk kemi vetëdije për to (si ai që bënte prozë pa e ditur se çështë proza). kombi vjen si vetëdije për karakteristikat që bartë një civilizim i caktuar dhe nga kjo vetëdije lind një projekt i përbashkët që shëndërrohet edhe në ideologji.
Pra, kombi është vetëdija dhe synimi i çdo populli që karakteristikat e tij gjuhësore dhe ethno-kulturore ti institucionalizoj dhe ti konservoj përmesë krijimit të mekanizmave të ndryshëm tek të cilët është dorëzuar dhuna fizike dhe simbolike individuale për ta krijuar një monopol të dhunës fizike dhe simbolike kolektive (shteti).
Tek populli shqiptar dhe populli spanjoll, të cilët janë përballur shumë herët me më të dallueshmën (me civilizime shumë më të dallueshëme nga ai i tyre), ndjenja e një identiteti të përbashkët është zhvilluar më herët sesa tek shumë popuj tjerë.
Mirëpo, rrethanat historike, të cilat i njohim të gjithë, kanë bërë që identiteti shqiptar dhe frymën që do ta shkaktoj do të vonohet të merr formën institucionale që njohim sot me emrin komb. Megjithëse, të gjitha rrethanat historike orientonin popullin shqiptar në zhdukje, populli shqiptar, si një mrekulli në vete, shkoi kundrejt historicizmit të të tjerëve dhe bëri historinë e vet.
Mrekullisht, populli shqiptar, do të jetë i vetmi që do të bëjë komb para se të bëjë shtet. Shqiptarizmi (ideologjia kombëtare shqiptare) do të krijohet përjashta çdo strukture shtetërore, në luftë kundër shtetëve tjera, për tu ngritur përfundimisht dhe për tu imponuar si një realitet i pakontestueshëm.
Ky realitet i ngitur dhe i cili do t'ju imponohet atyre që deshën zhdukjen e tij, është bërë fal një vetëdije, vullneti të pashoq. Energjia, sakrifica dhe gjaki që u dha për këtë vetëdija është dëshmitari më i mirë i këtij vullneti. Gjenerata të tëra u sakrifikuan duke lënë për amanet të vetëm sakrificën e gjeneratave që pasojn vetëm e vetëm që një ditë shqiptarizmi të bëhet realitet i prekeshëm dhe i pakontestueshëm.
Dita e 28 nëntorit 1912, do të jetë dita kur civilizimi pellazgo-iliro-arbëror do të zyrtarizohet në komb shqiptar. Prandaj edhe dita e 28 nëntori 1912 do të shëndërrohet në "28 Nëntori". Më 28 Nëntor, përkujtojm zyrtarizimin e një realiteti të ri në ballkan : kombin shqiptar.
Më 28 nëntor 1912 u shpall kombi shqiptar dhe jo vetëm shteti shqiptar. Prandaj, ata të cilët duan ta reduktojn këtë ditë si ditë të Republikës së Shqipërisë dhe jo të mbarë Shqipërisë, kanë gabuar rëndë. Në çdo 28 Nëntor përkujtojm formën kombëtare që ka marrë civilizimi pallazgo-iliro-arbëror, të cilit i përketë çdo individ i cili ka lindur nga prind shqiptar, që flet gjuhën shqipe dhe që ndjenë zemërim dhe dhimbje kur dëmtohet ky civilizim dhe gëzim kur ai forcohet.
Më 28 nëntor 1912, u zyrtarizua kombi shqiptar në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, ai nuk u pranua në globalitetin e tij dhe u kufizua vetëm në një sipërfaqe të reduktuar në të cilin jetonte civilizimi shqiptar. Andaj sot, kur shqiptarët përkujtojn 28 Nëntorin, ata përkujtojn edhe amanetin e lënë pas. Ata përkujtojn detyrën e tyre që këtë komb shqiptar ta bëjnë një komb-shtet të vetëm për mbarë shqiptarët dhe teritorin historik të tyre, në të cilin shtrihej dhe shtrihet etno-kultura shqiptare.
28 Nëntori sot ngërthon në vete një të arritur dhe një ideal për tu realizuar. E para nënkupton arritjen e popullit shqiptar për tu shpallur komb dhe për tu njohur si i tillë dhe, e dyta, nënkupton materializimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm, i cili do të shtirj sovranitetin e tij në të gjithë teritorinë të banuar historikisht nga shqiptarët. Në këtë ditë, pra, festojm dhe përkujtohemi.
Festojm arritjen dhe përkujtohemi rreth projektit kombëtar që kërkon finalizim.