21 Prill 2025

21 Janari dhe 10 Shkurti

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Asambleja kombëtare e partisë socialiste më 14 janar vendosi nisjen e protestave masive kundër qeverise se Sali Berishës, ky vendim erdhi pas një mbledhje e cila zgjati rreth katër orë dhe ne fund u përcaktua agjenda politike qe do të ndjek pas djegies së fletëve dhe rastit skandaloz të publikimit të video-përgjimit.

Kryetari i PS ftoi qytetarët në protestën e 21 janarit, duke thëne se “kjo nuk është demonstrata e PS-së, kjo nuk është demonstrata e opozitës zyrtare, kjo nuk është demonstrata e radhës e një force politike, por kjo protestë ka të bëjë thjesht dhe vetëm me thirrjen e të gjithë atyre njerëzve që e shprehin këtë nevojë për të dalë dhe me domosdoshmërinë që secili të bashkohet me këtë demonstratë për arsyet e vetave”.
Socialistet benë një fushat derë me derë dhe benë thirrje për pjesëmarrje në ketë demonstrate pavarësisht ngjyrave politike.

Demonstrata filloi rreth orës 14 ne Tiranë, ku u bashkuan mijëra qytetare dhe marshimi i qytetareve u drejtua drejtë kryeministrisë dhe pastaj filluan edhe përleshjet ndërmjet qytetareve dhe policisë. Këto përleshje pothuajse vazhduan gjate terë ditës, deri në orët e vona të natës dhe si pasojë e këtyre demonstratave të organizuara nga opozita u vranë 4 persona dhe u plagosen dhjetëra të tjerë.

Interesante në ketë demonstrate ishte se dallonte nga demonstratat e tjera të organizuara nga opozita sepse nuk kishte flamuj të partive, nuk kishte fjalime të organizatoreve si dhe nuk ju prinë opozita qytetarëve, por i lëne të vetëm.

Është shume e turpshme nga ana e opozitës qe t’i thërrasësh qytetaret në protesta dhe t’i braktisesh ata, duke i lën në amulli dhe duke i lëne të vetëm, duke i lëne të rrezikuar, duke i lëne të vriten. Është shumë e lehte t’i ftosh qytetarët në demonstrata dhe pastaj vete të ikësh prej tyre sikurse nuk ka ndodh asgjë.

Në demonstrata gjithmonë ka elemente qe nuk ja duan të mirën as demonstruesve e as mekanizmave shtetërore dhe këto janë një pjesë e shërbimeve të huaja, të cilat kanë qëllimet e tyre për të trazuar dhe futur armiqësi në mes popullit.

Demonstruesit në njërën anë ishin të braktisur nga organizatoret, ndërsa në anën tjetër ushtrohej dhunë nga pushteti. Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ishte bilanci i demonstrates së 21 janarit në Tiranë, ku partitë opozitare i ftuan qytetarët të protestonin, por i lan të vetëm, ndërsa partitë në pushtet me qëllim qe të mbajnë pushtetin i vranë qytetarët. Prandaj si gjithherë edhe tani viktima janë qytetaret e jo subjektet politike qe janë apo aspirojnë të janë në pushtet.

Protesta e 10 shkurtit 2007 në Kosovë ishte protestë qe kishte ngjashmëri me atë të 21 Janarit në Shqipërisë, por kishte edhe dallime.

Në Kosovë në demonstratën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para katër vitesh, përkatësisht me 10 shkurt 2007, për dallim nga demonstrata në Shqipëri organizatorët nuk i lëne të vetëm demonstruesit, por ju prinë atyre ishin në ballë të tyre.

E përbashkëta e këtyre demonstratave, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë ishte se kërkesat e tyre ishin tipike politike.

Në Tiranë qytetarët shqiptare u vranë nga vetë shqiptaret, ndërsa në Prishtine qytetarët shqiptar u vranë nga policia e UNMIK-ut, gjegjësisht nga policet rumun.

Arrestime të menjëhershme gjatë demonstratës dhe pas saj pati në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë.

Vlen të theksohet se krerët e opozitës në Shqipëri nuk ju prinë demonstratës sepse kishin një skenar të përgatitur dhe në mënyrë qe të mos arrestoheshin nuk ishin në ballë të saj.

Me 10 shkurt 2007 skenari i demonstratës në Prishtine dihej publikisht dhe qytetarët vetëm marshonin me trupat e tyre dhe ata qe e organizuan u arrestuan, duke mos përjashtuar as qytetaret.

Shtrohet pyetja se cilët ishin qëllimet e këtyre demonstratave si në Shqipëri me 21 Janar, ashtu edhe në Prishtinë me 10 shkurt?

Përgjigja tanimë është shumë e qartë sepse si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë organizatoret kishin qëllimet e tyre politike qe dëshironin t’i arrinin dhe këto qëllime nuk quhen ndryshe pos përfitime politike.

Opozita në Shqipëri kishte për qellim qe të përfitonte politikisht nga kjo demonstrate duke e përmbysur pushtetin ose të paktën të arrinte deri të zgjedhjet e reja.

Në Kosove, Lëvizja Vetëvendosje atë kohë nuk ishte parti politike, por në vitin 2010 u pa se kishte pas për qëllim të bëhej e tillë dhe demonstrata e 10 shkurtit dhe në demonstratat tjera vetëm përfitonte politikisht, në mënyre qe t’i realizonte ambiciet e saj politike për të ardhur në pushtet.

Andaj nuk duhet qe qytetaret tu përgjigjen thirrjeve të partive politike për protesta pa marrë parasysh se nga cila parti bëhen ato thirrje sepse partitë politike bejnë protesta vetëm për interesa të tyre karrieriste e jo për qytetarët.

Karrieristet blejnë zemrat e njerëzve për të ardhur në pushtet. Në të kaluarën, në shoqëritë skllav pronare, zotërit kanë pasur rob, ku këta të fundit i kanë shërbyer zotërive me dhunë.

Ndërsa në kohën e sotme njeriu i lirë për dallim nga robi, karrieristëve ju shërben me dëshirë, bile edhe përmes protestave dhe formave tjera sakrifikon për ta.

Karrierizmi shkon aq larg sa që qytetarët vriten e karrieristët këndojnë sepse ata thonë se njerëz si na janë të rrallë e pse vriten disa qytetarë nuk është asgjë kjo punë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)