18 vjetori i Betejës së lavdishme të Kaqandollit
Shkruar nga Ali Hertica
Me, 15 shtator, ne të bijët e kombit kujtojmë me krenari këtë betejë të lavdishme, betejë e mbuluar me nderë e lavdi, betejë e mbuluar me gjak e sakrificë.
Kjo betejë , na bën me dije dhe na rikujton se si duhet e ruhet atëdheu , se si derdhet gjaku e sakrifikohet jeta për më të shtrenjtën liri.
Kjo betejë i tregoi botës se , djemët tanë , lulet e kombit , janë të gatshëm të vyshken për liri.
Ky komb na e dha kryetrimin e madh Zahir Pajazitin , udhërrëfyesin tonë në rrugën për bashkim dhe liri , kjo tokë nuk e kurseu edhe muzën dhe shpirtin e kombit , nuk i kurseu të bijët e saj , i sakrifikojë për liri.
Dikush e dëshironte lirinë dhe i thynte ato barriera , disa të tjerë thurnin argjinatura dhe se edhe ata e dëshironin një gjë të tillë në vete.
Kjo luftë pëveç guximit për të qenë përballë vijës së frontit , ka kërkuar edhe mjete që i takojnë natyrës logjistike , ku një AK 47 është dashur të merret Tropojë , Kukës , të kalohet bjeshka e Pashtrikut , Kosharja , mbase edhe Bjeshkët e Nemura , ku shumë djem të ZOLL-it u ranë për mes zemrës këtyre bjeshkëve dhe bashkë me bashkëluftëtarët e tyre nuk i lanë pa armë e pa municion ushtarët e lirisë.
Dita ditës UÇK-ja e Zahir Pajazitit gjeti edhe mbështetje nga Aleanca Veriatlantike e NATO-s , sepse edhe bota e kuptojë luftën e shenjtë të kryetrimit.
Mirëpo , sot pas 17 vitesh , pyes vetën : a thua ku kemi ngecur vallë ?.
Kujtoj se para vitit 99 në Kosovë kishte një përçarje të madhe të akterëve me rëndësi të veqant për zgjidhjen e problemit të Kosovës , e që të gjithë këta ishin shqiptarë.
Në ato momente krize për popullin e Kosovës , disa nga këta në vend se t\'i bashkonin forcat e tyre , ata zgjodhën ndasitë.
Shih për këtë , sot të gjithë i ke të bashkuar , me një qëllim të vetëm , marrjen e pushtetit , ani pse dikur kthetronin njëri tjetrin.
Sepse , ata në atë kohë nuk besonin në lirinë e Kosovës , ndërsa tani këta po e gëlltisin lirinë e saj.
Këta që thirreshin në emër të luftës , shkelën rëndë mbi gjakun e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Për hirë të integrimit personal të tyre , denigruan gjithë vlerat e luftës , nuk bën asgjë për invalidët e luftës dhe veteranët , mbase i shtypën dhe i vunë në varfëri ekstreme , ku disa invalidë e veteranë pajtuan edhe me litarin në fyt nga vetë dora e tyre.
Ndërsa , ata që u thirrën në drejtorinë politike të UÇK-së , sot njihen si drejtoria e sistemit mafioz PRONTO me pasuri kozmike , të pasuruar me paranë e popullit dhe tokën e Kosovës e hedhin në bixhoz , mbase e kreditojnë me kamatë 3 % siç kanë bërë para 17 vitesh në mërgatë.
Sot , ku na qenka arsimi , shëndetsia , ekonomia , kultura , rinia me ikjen e saj për kufinjt e Evropës e që disa thanë që kanë ikur për IPHONE 6.
Kur këta djem para 17 vitesh dhanë jetën për këtë vend , përse fëmijët e tyre ikën nga Kosova për në Perëndim pa lindje për një jetë më të mirë , ani pse Kosova tani është e lirë nga serbi , por e okupuar nga mafia shqiptare..