17 Shkurti i përgjysmuar
Shkruar nga Rilind Kryeziu
Popullsia e pergjysmuar duke festuar\\protestuar në krizë.
Përgjysmimi dhe ndarja politike po shkon duke u thelluar dhe më shumë në Kosovë, ka më shumë se dy vite që Kosova gjindet në një krizë të thellë politike, ekonomiko-sociale dhe shoqërore, thellimi i krizes po shkon duke u shtuar dhe duke u thelluar duke hyrë thellë në shoqëri dhe dalëngadalë po krijon tri grupe shoqërore apo tri tabore.
Në grupin e parë hyjnë pjesa e cila përkrah pushtetin dhe çdo vendim të saj ku përbën një numër të madh, në grupin e dytë hynë, përkrahësit e opozitës që janë të involvuar direkt në protestat dhe aktivitetet politike të saj.
Grupi i tretë dhe më i madhi është qytetari i cili gjindet në poziten e spektatorit apo shikuesit dhe nuk shquhet për ndonjë aktivitet me të cilin do të kishte funksion determinues, funksion i cili do të bënte që ndryshimet shoqërore të kenë efektin e vet karshi zhvillimimeve më shumë se dy vjeçare dhe ndoshta në ndonjë lëvizje në eleminimin e krizes.
Ndarjen e shoqërisë po e verejmë më shumë me rastin e shënimit të tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, është duke u përdorur një diskurs nënqmues ndaj atyre që festojnë dhe pala tjeter që festoon ndaj atyre që janë pozicionuar që të protestojnë dhe kanë arsyet e veta që ditën e Pavarësisë ta shënojnë duke protesuar në sheshet e Kryeqytetit, sheshë që në çdo protest merrë pamjen e një sheshi si të ishtë në Bagdat apo diku në vendet që lufta është si synim i realizmit të interesave.
Festë apo Protestë ?
E gjithë kjo është një përzgjedhje personale e individëve se ku ata e shohin vehten, dikush e nderon e respekton dhe e çmon 17 shkurtin si datë, flamurin, e simbolet e Shtetit, e dikush tjetër e mendon në mënyra të ndryshme, cilësime e etiketime ku dikush flamurin e quan si flamur që i përngjanë ngjyrave të një pompe të derivateve dhe se kjo pavarësi nuk është e plotë po jo edhe ajo pavarësi për të cilën kemi sakrifikuar aq shumë.
Duke e parë përplasjen e këtyre dy grupeve mund të hasim nga të dyja palët propagandë, të vërtetë dhe të pavërtetë.
Kosova si vend gjindet në një krizë politike por më shumë morale, ku të gjitha mund të merren parasysh, vetem dialogu, bashkëpunimi, e interesi i përgjithshëm nuk janë fare çështje që mund të diskutohen dhe të merret me to me seriozitet të plotë.
Ndarja në tabore e shoqërisë po e kolapson shtetin, mos-dialogimi po e stagnon shoqërinë, interesi personal e grupor po e humb arsyen për të qenë i devotshëm në strukturen e paorganizuar të shoqërisë Kosovare.
Më shumë se dy vite Kosova nuk mund të themi se ka ecje në raport me vendet e rajonit mos të flasim me ato të Bashkimit Evropian, ka dështime të mëdha në aspektin e mbrendshëm, dhe atë të jashtëm.
Temat nacionale kanë kamuflluar temat me interes nacional dhe të përgjithshëm shoqëror, ku do të diskutohej se si mund që të kemi bashkëpunim të ndërsjelltë për zhvillimin ekonomik, politik, dhe avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, përafrimi i palëve për të dialoguar as që diskutohet dhe kjo i ndihmon ndarjes shoqërore të të gjtiha kategorive.
Republika e Kosovës është në prag të shënimit të përvjetorit të tetë të shtetësisë së saj, shtetësi me probleme të mëdha ku bërthama e shtetit është e cenuar dhe ka një funksion pothuajse të brishtë që nga Arsimi që konsiderohet si baza e shtetit e kombit, ka shëndetsi për të cilën dihet botërisht që problemet janë aq të mëdha dhe serioze ku skandalet nuk ndalen gati përditë, Shteti i shumë kërkuar ka të përhapura dukuritë më negative jashtëzakonisht shumë dhe vleresimi i progresit të saj ëshë shumë i vogël, Shteti i cili në arenën ndërkombëtare dështon në njohje dhe në anëtarësim e integrim, Shteti i cili nuk gëzon njërën ndër kriteret e egzistimit të Shtetit atë të Ushtrisë që edhe këtë vit parakalon si forcë me mandat jo të barabart me ushtritë në rajon.
Në këtë kontekst dështimet eventuale janë pëng i politikës dhe asesi i popullit.
Kriza sot më shumë i ngjason inatit dhe ky inat po e rrit shumë fakturen e stagnimit të shtetësisë, kësaj facture po i kotribuojnë shumë dhe ata që nuk janë në pushtet që kanë një lloj bashkëpunimi artificial që kauza është disa tema që në një mënyrë disa prej tyre kanë hise dhe për këtë këta nuk mund të kenë një kauzë siç janë dukurit nëgative, ku edhe nëse diskutohen ato janë në rend të dytë dhe jo një ndër arsyet kryresore ku pikërisht këto janë ato arsyje të cilat po i kontribuojnë stagnimit të plotë.
Prandaj shoqëria është e ndarë, ku urrejta e ndërsjelltë po rritet, ku argumentet të bazuara në fakte nuk po merren parasyshë, ku njerëzve po iu imponohen zgjidhjet që janë të pafavorshme për shoqërinë, zgjedhja është individuale prandaj dhe 17 shkurti është i të gjithve madje edhe i atyrë që janë në tempullin e demokracië që janë aty me direktiva kundrejt interesave nacionale të Kosovës, në vazhdimësi të klimës, klimë kjo me një përbamje të mjegullt që po e shoqëron Kosovën që shumë kohë do vazhdon për shumë kohë përderisa nuk ka përafrim të palëve që do të kishte ndikim për ti përafruar palët posht prandaj dhe ri rezulltat i kësaj do ti hapëj rrugë prosperitetit dhe do merrte frym demkracia dhe do kishte arsye që qytetaërt të kenë arsye të jenë të devotshëm ndaj datës së 17 shkurtit.
Urime ty që feston, e ti që proteston mos u ekstremizo.