14-të vite që vështirë kompenzohen
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Mos i fajëso rrethanat,atëherë kur vetë je shkaktar i dhimbjes sate. (D Katon)
Disa shkrime e opinione, te botuara, ne shtypin ditor, gjatë, këtyre ditëve,e që, i dedikoheshin, kryesisht, përshkrimit real, të gjendjes, në Kosovë, pas bombardimeve 78 diteshe, të Nato-së, por edhe luftës së UCK-së, mbi forcat ushtarake e paramilitare sërbe, para 14-të viteve, më provokuan, dhe, edhe unë, si banorë i këtij vendi, dhe përson, që përjetova shumë rëndë, në veqanti, këtë periudhë gati tre mujore, dua të përshkruaj dhe prezentoj, përjetimet dhe përshkrimet reale, të asaj periudhe kohore, dhe atij realiteti, në të cilin, kaloi, qyteti, ku pata jetuar e punuar, afër 2o vite, dhe, që më mbetet në kujtesë, për shumë përjetime të mira, por, edhe, për shumë momente të hidhura.
Jo që mbeta, dhe nuk lëshova Gjilanin, para fillimit, të bombardimeve,atu ku pata filluar punën, si gazetar, për shkak të patriotizmit, për të qëndruar, dhe për të mos lëshuar vendlindjen, por si shumë të tjerë, edhe mua, më mbante shpresa, se bombardimet e Nato-së, nuk do të zgjasnin më shumë se disa ditë, apo eventualisht një javë, dhe meqë raportoja edhe për një medium të jashtëm, isha i bindur, se mund, sado pak, të kontribuoja, edhe në këtë drejtim.
Invazioni që iu ba qytetit të Gjilanit,më 13 qërshor 1999, vetëm, dy ditë, pasi që, në këtë qytet, u vendosën, forcat elite amerikane të marincave,nga ana e shumicës së atyre që mbanin uniforma ushatareke të modeleve të ndryshme me emblemen e shejte të UCK-së, ishte momenti më gëzueshëm dhe më mbresëlënës, në atë kohë, për gjithë, ata, që kishin dalur ti pritnin,të aplaudonin, dhe festonin, për këtë ditë të madhe.
Më kujtohet shumë mirë.Numri i atyre që mbanin uniformat e UCK-së, dhe që vinin panderprerë,ishte mjaft i madh.Kishte të uniformuar edhe mjaft prej tyre, që vinin, drejtëpërdrejti nga Stankoveci dhe qytetet tjera të Maqedonisë, ku ishin, uniformuar edhe me nga 5o marka gjermane ,por kishte edhe nga ata, jo vetëm si ushtarë të thjeshtë,por edhe të vetëemëruar, si komandant, dhe që pata pasur rastin,që gjatë këtyre 78 ditësh bombardimesh, ti takoj disa herë, nëpër disa lagje periferike të qytetit,atë kohë të veshur me mbathje e iniformë sportive, si alpinistë, (e tash përngjanin si ushtarak kariere), dhe meqë përfqësonin edhe disa subjekte të atëhershme,kur i pata pyetur, se pse, nuk po bashkohen të gjithë,dhe të orientojnë popullin e hutuar e të friksuar,pata marrë pëgjegjie se së shpejti presim veprime dhe instrukcione, dhe se nuk duhet besur LDK-së
e cila,dorën në zemër, edhe në ato rrethana, mbante zyrën e hapur në këtë qytet
?!
Me ardhjen edhe të forcave tjera ushtarake të Nato-së dhe stacionimit të tyre,pa hezitm fillova punën në telivizoionin amerikan NBC, i cili, u pat vendosur, në katin e dytë, të hotelit të atëhershëm, që atë kohë, quhej Kristal, dhe gjatë punës tre mujore, pranë këtij mediumi, e në veqanti, gjatë gjirimeve dhe filmimeve, por edhe përshkrimeve e rrëfimeve më rrënqethëse, nga goja e dëshmitarëve të gjallë të fshatit Cërnicë dhe Llashticë,është vështirë dhe mëkatë të mos i respektosh, e të mos, solidarizohesh, me këto familje, e të mos bësh të pamundurën, që ti dalësh në ndihmë, dhe kurrësesi e me kurrfarë cmimi të mos shkelësh, mbi gjakun, dhe vuajtjet, e këtyre familjarëve dhe viktimave.
Normalisht, në provincë,njerëzit njihen më shumë mes vedi, dhe që në start, fal focave të KFOR-it amerikan që filloi të shtrihet në tërë sektorin e Lindjes, e në veqanti në Gjilan, ky qytet nuk përjetoi ndonjë konfrontim të armatosur me pasoja të mëdha në njerëz, por emerimet me dekret, (me leje të Bajram Begut) të administratorëve, nëpër kompani publike dhe shtetërore, nga ana, e disa njerëzve të UCK-së, rezultoi edhe me shumë vjedhje, plaqkitje e keqëpërdorime të mëdha, të të mirave materiale,në veqanti të produketeve finale, nëpër shumë këso kompani, gjë që rezultoi edhe me krijimin e një frike, dyshimi dhe hezitimi atë kohë, në sinqeritetin dhe autoritetin e disa liderëve, që thirreshin, në emër të qytetit dhe popullatës, e që në realitet, vepronin, si të ishin pirat dhe plaqkitës ordiner.
Në këtë gjurullti siç thot baca Adem,u përzi edhe maca e kuca dhe si gjithëkund tjetër, edhe shumë prej tyre, që në cilindo sistem të kaluar, qoft ai i kohës së Jugosllavisë së Titos, por disa edhe të sistemit apsolut të Millosheviqit, pa ndonjë rezistencë të madhe u akomoduan dhe u kurorëzuan edhe me disa nga këta komandantë, por edhe me disa liderë të tjerë, që u shumuan si këpurdhat mbas shiut, dhe falë lekëve që i huazuan, nuk hezituan të flisnin edhe në emër të luftës, patriotizmit dhe atëdhetarrizmit!?
Në veqanti, me ardhjen, dhe shtrirjen e UNMIK-ut, si organizata më byrokratike dhe që mendoj se dëmin më të madhë, që në start, ia ka ba vendit tonë, kyqja dhe sistemimi, që nga niveli më i lartë në zingjirin komandues, qoft në segmentin e policisë,e në veqanti në sistemin e gjyqësorit, angazhimi dhe instalimi i njerëzve me hipoteka të dyshimta, me përsonalitete aprofesionale e amorale, ishin dhe mbeten devijimet dhe deformimet që edhe tani pas 14-të vitesh po derivojne me pasoja, që shumë vështirë, do ti mund ti tejkalojmë.
Edhe sot e gjithë ditën, pra edhe gjatë këtyre 14-të viteve që i lam pas, e që pothuja nga gjithë ata që erdhën e shkuan nga pushteti, nga gjithë spektri politik e kastat politike, gjatë kësaj periudhe,pa përjashtime,por me pompozitet e pa fije turpi, na folën vetëm për suksese e suksese, kurse e vërteta është krejt tjetër, dhe fatkeqësisht,për disa edhe ky 14-të vjeqar, nuk ka sjell fat e lumturi, dashuri e pasuri, gëzim e festim, por vuajtje, hidhrim e zhgenjim,por gjithashtu, fatlumësisht, për disa, kjo periudhë pas lufte, ishte dhe do te mbetet, ndër më të begatshmet, më të frytshmet dhe më fitimprurëset, sepse,ata ia bënë hyzmetin,e që ia mundësoi pushteti, i cili të gjithëve, pa dallime, i favorizoi, gjithë ata, që patën rastin, të futen mbrenda.(me përjashtime të rralla).
Këto 14-të vite, është një kohë jo edhe e shkurt, e pa ngjarje e zhvillime që reflektojnë ne realitetin e ri të krijuar, por në veqanti lakmia për pasurim të shpejt, pangopësi dhe faktorizim me çdo kusht e për të marrë ligjin në dorë, janë fenomenet më tmerruese dhe më dinigruese, që po na kushtojnë dhe do të na kushtojnë, për çka fajin nuk mund tia faturojmë askujt tjetër, por, në radhë të parë, gjithë atyre liderëve, që na udhëhoqën, dhe po na udheheqin, tani e 14-të vite, me ket shtet,edhe ashtu, mjaft të brishtë.
Ky 14-të vjeqar, në Kosovën e pasluftës, identifikohet edhe me aso befasiarsh që janë edhe senzacionale e të pabesueshme, për botën e zhvilluar e demokratike, sepse në fotelen e presidentit të vendit, zëvëndëskryeministrave, minstrave e zëvëndësministrave, drejtorëve të digastereve të ndryshem, profesorë universiteti e ambasadorë,
doktorë klinikash, e deputet, u ulën, edhe ata, që me mburrje, dënuan në emër të Jugosllavisë së Titos shqiptarë me vite të tëra, vetëm pse ata kërkuan Republike, po, edhe të atillë, që publikisht, ishin kundër Kosovës shtet e republikë, edhe disa që ishin kumar e jarana edhe me Millosheviqin e iqa tjerë, edhe disa që akuzohen për trafikim organesh, por edhe që në Rambuje ishin në palën sërbe, edhe disa
.
Pra, Kosova, e këtyre 14-të viteve, ishte vend dhe poligon,edhe i qudirave,edhe i ekseperimenteve, por edhe i senzacioneve.Por mos të harrojmë, ishte, edhe, vend, i horrave!