101 Arsye pse nuk duhet të mbyllet rruga për në Gërmi
Shkruar nga Genc Mehmetaj
Jo mbyllja, (ky nocion simbolizon errësirën, burgun), por hapja, (sinonim i dritës dhe shtegut të lirës), e stazës së çiklistëve mbi pishinë është zgjidhja .
Ka kohë që nga Treni famoz i Isa Mustafës, e tash me rastin e aksidentit tragjik të një çiklisti që po flitet për mbylljen e rrugës që shpie për në parkun Gërmia. Mirëpo, është mirë që kompetentët e Komunës së Prishtinës para se të ndërmarrin çfarëdo vendimi lidhur me këtë çështje ti kenë para sysh disa rrethana.
Parku Gërmia në këtë shkretëtirë dhe kaos urbanistikë është e vetmja unazë për dyqind mijë qytetarët e Prishtinës ku mund të kalojnë kohën e lirë për ta shijuar natyrën, për rekreacion, për sport, për shëtitje, për ti nxjerr fëmijët për të luajtur në Parkun e lodrave, në fushat e basketit, ku janë investuar mijëra euro nga bashkësia ndërkombëtare.
Nëse mbyllet rruga parashtrohet pyetja se si do të ngjiten në park qindra invalid me karroca, pleq, nëna me fëmijë, gjithashtu me karroca. Erskurzionet dhe delegacionet e ndryshme që vijnë jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, por edhe nga Japonia, Kina, Evropa, për vizitë në Prishtinë, që përherë drekojnë në restorantet e Gërmisë, a do të kenë kohë e vullnet të vizitojnë këtë park.
Trajnimet dhe seminaret e ndryshme që mbahen nga asociacionet e ndryshme jo vetëm nga Kosova , por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, pikërisht për shkak të natyrës së parkut, a do të mbahen më në Gërmia, nëse mbyllet rruga.
Qytetari i zakonshëm që do të ikë nga rrëmuja dhe ndotja e qytetit për të drekua apo thjesht për të pirë një kafe në natyrën e parkut, a do të këtë kohë të eci në këmbë për një drekë në Gërmi.
Qindra prishtinas të cilët gjatë verës e kalojnë kohën në Gërmi deri në orën 24 për ti ikur vapës përvëluese, ku do të gjejnë shpëtim
Njëqind e pesëdhjetë punëtorët e tri restoranteve në parkun e Gërmisë do të mbeten pa punë. Dhjetëra fshatarë që i furnizojnë restorantet me veze, qepë, speca, maze, djathë dhe artikuj të tjerë ushqimorë ku do ti shesin prodhimet e veta, kur të mbyllën restorantet.
Si do të shkojnë qytetarët e fshatit Butovc në shtëpiat e tyre dhe qytetarët prishtinas në vilat e tyre në Butovc dhe rreth e rreth parkut, ku për ka nisur ndërtimi i shtëpive , apo ata qytetarë që duan të dalin të antenat për të relaksuar në natyrë..
Shkurt parku Gërmia nëse mbyllet rruga do të mbetet gjysmë i shkret. Zgjidhja e çështjes se çiklistëve mund të bëhet vetëm me tremijë euro investim, duke e hapur stazën mbi pishinë. Çdo park në botë e ka stazën e çiklistëve, këmbësorëve dhe rrugën e automjeteve. Bile qysh tani duhet menduar për hapjen e rrugës për në Gërmi edhe na Matiqani në mënyrë që të shkarkohet rruga kryesore e Gërmisë për periferinë për të ardhur në këtë park