23 Dhjetor 2024

100 arsye pse ka qenë e arsyeshme taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

I tëri ai presion i panevojshëm për taksën: Çështja e taksës u bë përrallë duke u shndërruar në armë, jo për ta luftuar Serbinë por njëri – tjetrin. Jemi dëshmitarë se PDK – ë, botërisht, përmes nënkryetarit dhe mbijetuesit të të gjitha regjimeve brenda kësaj partie, Enver Hoxhës nga Gjiro - Reka ka marrë atësinë, mëmësinë dhe autorësinë për këtë taksë, deri në çastin kur është dashur të paguhen faturat e ardhura nga SHBA, Makaroni i Francës, Kuraci i Austrisë dhe mashtruesit e pamoralshëm të Brukselit, Johanes Han, ky violinist i punëve të kota dhe mafiozja parapolitike, Federika Mogerini.

 Sa u ngritën temperaturat, babai biologjik i taksës po sillet si adoptues i taksës duke u dëshmuar si baba i pandërgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm.

Kryeministri Haradinaj po i qëndron taksës së vendosur nga të tjerët më shumë se ai të ishte autor i saj.

Të gjithë që kemi dëgjuar për politikën e që sillemi sikur të jemi politikanë pa të cilët politika globale as që mund të paramendohet, e kemi të qartë se vendosja e kësaj takse ka qenë një bllof, me afat të caktuar përdorimi, pa pretendime se do të përmbyset rendi botërorë. Ka qenë një veprim puro politik, i mbështjellur me një cipë të interesit ekonomik.

Askush nuk e ka menduar se kjo taksë do të ketë jetë të gjatë, jo më shumë se disa ditë apo disa javë. Që në fillim, kundër taksës kanë reaguar ashpër,  vojvoda Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Vulin Drakulla, lobistët e Serbisë, Johanes Han dhe Federika Mogerini, dyshi mashtrues dhe i pamoralshëm ndërsa më vonë edhe Makaroni i Francës, Kuraci i Austrisë, Bolton bin Trapi ndërsa, nga vendorët ishin Ramiz Boro Kelmendi, presidenti legjendar, Xhavit Mosadi dhe disa shpageti politikanë që nuk kanë peshë as në skenën politike të Tanzanisë e lëre më të Kosovës.

Për mua ka qenë përcaktues lëvizja e Enverit nga Gjiro – Reka sepse, as Kadria nuk bënë asgjë pa folur shoku Enver.

Dhe shoku Enver tha troç dhe pa ekuivoke (duhet ta pyes Hidën për kuptimin e kësaj fjale) se taksa duhet të pezullohet pasi e paska arritur efektin politik. Kadria, pastaj ia shtoi 120 ditë e që u përkrah nga krejt PDK e Hashimit.

Heqja apo pezullimi i taksës, për mua nuk ka asnjë dallim, po kërkohet për shkak të ruajtjes së miqësisë së përjetshme (që nuk e keni të garantuar as me gruan edhe pas 100 vjet martese) me Amerikën e që në raste të caktuara  është nënshtrim, nën çdo dinjitet. Kryeministri Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe, deri më tani, pa asnjë dyshim del të ketë pasur të drejtë.

Taksa është veprim politik prandaj edhe efektet, si pozitive ashtu edhe negative prodhojnë rezultate politike. Kush merret me politikë është normale të pretendojë përfitime politike.

Këtë të drejtë e kanë pasur Enveri dhe Kadria e pse mos ta ketë edhe Ramushi?! Edhe Hashimi, me kotillën politike që e shoqëron, me taksë po bënë shumë politikë duke e përdorur si kallauz për vazhdim të bisedimeve me çetnikun Vuçiq.

Edhe ndërkombëtarët po bëjnë politikë me taksën 100% duke i bërë favore Serbisë dhe Bosnjes dhe duke e nënshtruar Kosovën, deri në përbuzje. 

Ramush Haradinaj e ka bërë punën me taksën ashtu si duhet e ka kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe shtetërorë, e ka forcuar pozitën negociuese të Kosovës, ka dëshmuar edhe para ndëkombëtarëve një shtyllë kurrizore politike, kombëtare dhe shtetërore por se synimin e ka shumë ambicioz; se nuk hiqet taksa pa njohje nga Serbia.

 Jemi dëshmitarë se Ramushi është lënë i vetmuar dhe se nuk ka përkrahje të gjerë politike prandaj të gjitha kritikat apo më mirë të them kërcënimet ndërkombëtare po adresohen te ai kurse, këta, pontpilatët tanë duan t’i lajnë duart nga veprimet që vet i kanë bërë e tash nuk duan të marrin përgjegjësi për këtë!

E keni të qartë se edhe sekretari i NATO-s, Jovan Stoltenberg, në mbrojtje të keksit Plazma dhe ujit Rosa, është kërcënuar fuqishëm ndaj Ramushit dhe Kosovës. I ultë fort ky farë kërcënimi , i padinjitetshëm krejt. 

Taksën prej 100% për mallrat nga Serbia e Vuçiqit dhe Bosnja e Dodigut e kam konsideruar si masë të përkohshme prandaj kam sugjeruar dhe sugjeroj edhe sot që kjo masë të pezullohet dhe të zëvendësohet me një masë tjetër ndaj Serbisë.

Po e shihni që Serbisë nuk i pëlqen asnjë propozim nga Kosova kurse taksën e përdorë si arsyetim për lobim kundër Kosovës.

Po të isha në vend të Ramushit, taksën prej 100% do ta pezulloja apo hiqja krejtësisht dhe këtë vendim do t’ua ktheja baballarëve dhe nënave të kësaj takse, shokut Enver dhe Kadrisë si dhe presidentit legjendar, pastaj edhe kurtizaneve politike të LDK –së si dhe makros, Gjat Colli dhe Ramiz Boro Klementi.

Ata, në konsultime brendapërbrenda do të përcaktonin se kush është baba e kush nënë e kësaj takse! Mos t’ju habit pamja fizike sepse në mesin e të apostrofuarve ka shumë biseksualë moral, njerëzorë dhe politikë.

Në vend të taksës, kryeministri Haradinaj  duhet të insistojë në kushtet për dialog që janë përfshirë në Platformën për bisedime e të cilat Vuçiqit po i shkaktojnë ankthe dhe makth të natës por edhe të ditës!

Në takim me ndërkombëtarët më nuk duhet të mbrohet taksa por Platforma për Bisedime. Kjo Platformë nuk i përshtatet as Vuçiqit, as presidentit legjemndar, as mashtruesve të Brukselit e duket e as qarqeve rreth Bolton ibn Trap.

Pas gjithë kësaj dhe pas të gjitha këtyre presioneve, në kundërshtim me çdo standard moral, është në sprovë morali ynë qytetarë; duhet 100% të bojkotojmë mallrat nga Serbia, duhet 100% t’i bojkotojmë ata që importojnë dhe shesin këto mallra, duhet të blejmë prodhime vendore apo prodhime të atyre vendeve që kanë qëndrim normal ndaj Kosovës.

Çfarë kuptimi ka taksa 100% për këto mallra nëse vetëdija jonë është në kundërshtim me qëllimet e kësaj takse ?! Mund të na detyrojnë ta pezullojmë taksën por nuk mund të na detyrojnë të blejmë mallra nga shteti fashist i Vuçiqit dhe dominioni shovinist  i Dodigut!

Pse kërkohet pezullimi i taksës për 120 ditë: Lajmet  e rreme apo fake news janë arma kryesore që përdoret, sidomos në republikat e bananeve siç është Kosova.

Ato sforcohen në përputhje me qëllimet e synuara: sa më të mëdha të jenë synimet, aq më të mëdha janë këto rrena!

E tillë ishte një rrenë se, po nuk e hoqët taksën, do të heqet kampi Bondsteel e pastaj, vaj halli për Kosovën dhe qytetarët e saj!

Kjo rrenë burimin e ka në Kosovë, nga politikanët e vendit të cilët kanë llogaritur se, me ta bërë publik këtë të keqe të madhe që i kanoset Kosovës, nuk na mbetet asgjë përveç se kryeministrin Haradinaj ta varim publikisht në Sheshin e Trerremëshit komunist e që nuk deshën apo nuk guxuan ta bëjnë Sheshi  “ Adem Jashari “.

Realisht, këtë varje të kryeministrit Haradinaj nuk e konsideroj si veprim fizik por politik – varje politike ndonëse, edhe në majat e politikës kosovare ka të tillë që vullnetarisht do ta varnin edhe fizikisht Ramushin!

Afati i kërkuar prej 120 ditëve është periudhë kur është planifikuar dhe mendohet të arrihet marrëveshja e imponuar me Serbunë, në dëm të Kosovës.  Prandaj po kërkohen 120 ditë besë për një pabesi dhe punë kundër popullit dhe kundër shtetit.

Kjo është si puna e gomarit, të gjithë po e shohim çka po ndodhë por po lutemi të jemi në ëndërr!

Me këtë marrëveshje, serbia përfundimisht po e zgjedhë çështjen shqiptare duke e pastruar edhe Luginën e Preshevës në ndërkohë që veriun e Kosovës e ka spastruar dhunshëm nga shqiptarët kurse, më shumë se 80% të serbëve po i lë brenda Kosovës, me të drejtat e Pakos së Ahtisarit, me mundësi vetoje, me zona të mbrojtura si potencial strategjik destabilizues.

Kosovën po e trajtojnë si rast të izoluar. Jam kundër përkufizimit në baza etnike mirëpo nëse këta tereqët e vendit dhe ndërkombëtarë e bëjnë këtë atëherë jam për ate që Kosova të mos ketë asnjë përgjegjësi për serbët e mbetur e as për zona të mbrojtura apo të drejta të rezervuara.

Këtu duhet të zbatohet reciprociteti absolut ; sa shqiptarë vazhdojnë të jetojnë në Serbi, aq serbë duhet të mbesin në Kosovë, me të drejta të njëjta, pa asnjë diskriminim, as pozitiv e as negativ.

Të gjitha të drejtat duhet të rregullohen me dokumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kosova po trajtohet si rast i izoluar dhe pozicioni i saj ka degraduar shumë në planin ndërkombëtarë në saje të presidentit Hashim Thaçi dhe analfabetit diplomatik, Behgjet Pacollit të cilët kanë formuar rrathët e interesit me vlerën identifikuese, injorancën dhe mungesën e skajshme të çdo përgjegjësie!

 Po të ishte Kosova një vend normal, me shoqëri civile normale, media normale, deputetë të përgjegjshëm, institucione të pavarura e që punojnë mbështetur në ligj, në çastin kur presidenti Hashim Thaçi ka negociuar për kufijë (shkëmbim territoresh, korigjim të rëndë apo të lehtë, përmirësim të kufijve e marrëzira të ngjashme që janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës), menjhëherë është dashur tëp shkarkohet dhe të vëhet para përgjegjësisë ligjore.

Fatmir Sejdiu, ish president dhe Behgjet Pacolli, president i Hashimit (sepse, sipas Kushtetutës nuk ka qenë president), kanë bërë shkelje shumë më të vogla se presidenti Thaçi dhe janë detyruar të dorëhiqen.

Tash, po e përmend Hashim Thaçin me të cilin nuk kam asgjë personale, sepse është president dhe po negocion pa pasur mandat për të biseduar për ato tema dhe kështu do të veproja edhe po të ishte president edhe Babushi im, Shaban Shala, ndjesë pastë që më ka bërë këmbë e duar dhe me këto pak mendë që i kam.

Kurrë Kosova nuk ka qenë në pozitë më të pafavorshme negociuese se që është tani. A ka qenë dhe a është normale të bisedoni për kufijë 20 vjet pas përfundimit të luftës dhe 11 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ?!

Nuk është dhe kjo çmenduri nuk duhet të përkrahet në asnjë kontekst! Nëse duan lojën me kufijë atëherë po e fusim këtu edhe Maqedoninë e Veriut, Malin  e Zi, Serbinë, Shqipërinë dhe Greqinë.

Le të zgjidhet një herë e mirë çështja e shqiptarëve të cilët me vullnetin e tyre do të kishin të drejtë të deklarohen se ku dhe me kend duan të jetojnë! Për mua, në këtë situatë që jemi është hipokrizi kërkesa e LDK-së dhe LVV –ës për zgjedhje të parakohshme për faktin se po na rrezikohet koka dhe ekzistenca e ju po flisni si ta mbrojmë këmbën dhe prapanicën!

Kjo situatë mund të parandalohet, nëse mund të parandalohet vetëm me protesta të përditshme duke krijuar një masë kritike të protestuesve që do të kundërshtonin me çdo kusht dhe me çdo çmim aventurat e Vuçiqit, Thaçit, dyshit zhvatës nga Brukseli apo edhe kooperativa Trap ibn Bolton! Çdo zgjedhje e ngutshme dhe e shpejtë domosdoshmërisht përcillet me gabime që nuk mund të riparohen kurrë më!

Thirrje për luftë: Çetniku permanent demokrat, Aëleksandar Vuçiq deklaron se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht vetëm në rast se shqiptarët do t’i vrasin serbët.

Çfarë deklaratë idioteske! Po serbët e Kosovës jetojnë shumë më mirë se ata të Serbisë, me 22 vota bëhen deputetë të Kuvendit të Kosovës, bëhen ministra të qeverisë duke punuar për Serbinë dhe këtë punë E konsiderojnë si fakultative ; kur të duan, me meuj të tërë refuzojnë të punojnë për shkaqe politike por i gëzojnë të gjitha beneficionet sikur të ishin në vijën e parë të frontit në mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, në vend se t’u tregohet vendi!

Vjedhin sa të duan dhe skujt nuk i përgjigjen sepse nuk i njohin gjykatat e Kosovës. Edhe kur kapen me pelë për dore, pas një konference të Vuçiqit, lirohen menjëherë!

Vojvoda i matufosur Sheshel, ka dëshirë të luftohet në Kosovë por duke e ruajtur prapanicën dhe kërkon që për Serbinë të luftojnë në Kosovë rusët dhe kinezët.

Pasardhësi origjinal i kontit Drakulla, Aleksandar Vulin, si ministër i mbrojtjes në Serbi vetëm është në pritje të urdhërit të koamnadantit suprem e të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në ndërkohë që hynte në Kosovë i naskuar si pop i kishës dhe rrugëve tretësore vetëm të mos kapet nga policia e Kosovës.

 I ka treguar Gjuriqi   se si u nda në luftë me Policinë e Kosovës, pasi ndërhyri “ ushtarakisht “ në Kosovë. Kjo dëshmon se krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit dhe aty e ka fundin. Nëse këta tre kriminelë kanë motiv dhe guxim të vinë në Kosovë dhe të luftojnë, pse atëherë ne nuk kemi motiv të luftojmë dhe vdesim për vendin tonë!

Provojeni zotërinj! Tash, pas paraqitjes ademjashariste të Hashim Thaçit në Tiranë, aspak nuk po kam frikë nga kërcënimet e Serbisë!

Presidenti Hashim Thaçi dhe botërisht se askush nuk mund ta marrë as edhe një milimetër të vetëm të territorit të Kosovës pa kaluar mbi trupin e tij dhe të gjithë ata që e njohin Hashim Thaçin e kanë të qartë se është i fjalës dhe se, në çdo kohë është i gatshëm për një sakrificë sublime, së bashku me komandantin e forcave të armatosuar të Madagaskarit, Behgjet Pacollin. Unë i besoj plotësisht presidentit Thaçi ndërsa është e drejtë juaja të mendoni siç mendoni !

Hara – kiri dhe sajonara: Hara – kiri është veprim fisnik i samurajëve në Japoni, që bëjnë vetëvrasje me shpatë kur është dashur të mbrojnë nderin dhe për qëllime të larta dhe, në fjalorin modern është keqpërdorur duke e identifikuar me një vetvrasje të pamotivuar siç është lufta për pushtet apo për motive të ulëta.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkuar në Japoni dhe besoj se pas kthimit, nëse mbetet nën tutelën e Hashimit , hara-kirin politik e ka të pashmangshëm. Kadri Veseli duhet ta ndërtojë personalitetin prej lideri duke sfiduar edhe Zeusin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në të kundërtën, e pati puna e tij politike dhe lirisht mund t’i bashkangjitet ndonjë OJQ-je. Tash është momenti që Kadri Veseli, duke mos lëshuar pe asnjë milimetër për kufijtë e Kosovës të ngritet mbi veten, jo për ta luftuar Hashimin apo për ta përkrahur Ramushin por për të respektuar dhe mbrojtur të kaluarën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit.

Ky angazhim, për mua i vetëm dhe i domosdoshëm nuk e largon të qenit politikan modern apo nuk e vë në pozicion armiqësie me amerikanët apo miqtë ndërkombëtarë.

Sot, të jeshë në pozitë armiqësie kundër një çetniku sikur është Vuçiqi dhe një Serbie fashiste është detyrim i çdo politikani kosovar, pavarësisht përkatësisë etnike dhe bindjeve politike! Nuk duhet të lakmojmë asgjë të huaj por nuk duhet të japim asgjë tonën!

Nuk po kërkojmë të pamundurën por duam ta mbrojmë të mundshmen dhe duhet ta mbrojmë katë! Sot, në rrethanat ekzistuese, më mirë është t’i thuhet sajonara (lamtumirë) politikës, sesa të bësh hara – kiri të shtetit të Kosovës duke ia prekur kufijtë!  

Së shpejti, madje shumë shpejt do të shohim se kush do të bëjë hara – kiri e kush do të thotë sajonara! Grupi për negociata që aq shumë po i pengon Vuçiqit dhe Serbisë saqë u takuan me të gjithë popat e Serbisë për një qëndrim të përbashkët, edhe pse së paku 50% i këtij grupi është i kriminalizuar, antikombëtar dhe joprofesional, duhet të përkrahet, jo shkaku i anëtarëve por shkaku i përmbajtjes së Platformës që, ka të meta por është mjet efikas për frenim të proceseve të mëdha të dëmshme për Kosovën.

Serbisë nuk po i pëlqen asnjë format i bisedimeve përveç modeli hashimist që e ka bërë punën lesh në të gjitha anët duke i premtuar territore Serbisë përmes korigjimit të kufijve. Në momentin kur ka kushte, Vuçiqi po çartet sikur edhe miqtë e Serbisë në me krye dyshen mashtruese të Brukselit.

Nuk është në rregull që Platforma të mos i pëlqejë Vuçiqit dhe Serbisë dhe, po e njëjta Platformë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga LDK dhe LVV. Diçka nuk po ma kapë truri!  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)