25 Dhjetor 2024

1 Tetori ditëlindja e rinis së Kosovës

Shkruar nga Blerim Burjani

Askush deri me tash nga Institucionet e Kosovës nuk e dekoroj lëvizjen studentore të vitit 1997, për të respektuar 20.000 studentet e Universitetit të Prishtinës

1 tetori ne pragë, një ngjarje krenarie e kombëtare për gjeneratat e tëra që jetonin në kushte mizore nën okupimin serb viteve ’90.

Ngjarje që shënoj rrugëtimin e djelmoshave dhe vajzave të reja drejt rrugës së lirisë dhe paqes, vjeshta erdhi së bashku me të erdhën edhe zërat e fuqishëm të gjeneratës së viteve ’90 që nuk duruan dhunën serbe ndaj shkollimit shqip dhe kërkesat për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Ngjarja e 1 tetorit shënon ngjarje të rëndësishme në periudhat ’90.

Dhuna serbe e ushtruar nga policia serbe ndaj shqiptarëve ishte e papranueshme si dhe jetë e padurueshme qe bëhej dhe dhunës serbe të bërë në mënyrë sistematike.

Partitë politike ishin vetëm organizim moral i popullit në pamundësi të ushtrimit të të drejtave demokratike e qytetare.

Rinia kishte vetëm vullnetin rinor por asgjë nuk kishte. Nuk kishte edhe rrugë tjera për të menduar se si duhet rezistuar për të ndal ngufatjen e jetës, një pjesë e rinisë kishte mësyer perëndimin rreth 300.000 te rinj kishin lëshuar Kosovën dhe kishin popullzuar shtetet tjera perëndimore nëpër kampet e azilkërkuesve, pjesa tjetër nuk kishte rrugë tjetër përveç organizimit të jetës civile dhe bërjes së përgatitjeve për të dal nga kthetrat serbe.

Në vitin 1996 për herë të parë u takova me zotin e Mclelen i cili ishte shef i Zyrës Amerikane për të kërkuar përkrahjen për të organizuar protesta masive në Kosovë.

Biseda ishte bërë në kontekstin e kërkesës për përkrahje për të drejtat dhe liritë demokratike të Kosovës, në krijimin e shtetit të Kosovës.

Më kujtohen shumë mirë dhe qartë fjalët e ambasadorit Mclelen. Unë kisha shtruar pyetjen se a është e gatshme SHBA të përkrahin pavarësinë e Kosovës.

Ai u përgjigj bëjeni ju shtetin. Unë e kisha të qartë mesazhin e ambasadorit. Ai gjithashtu tha: ne do të hapim ambasadën të paret në Kosovë.

Kjo njëherit ishte edhe gëzimi i im i ditës së atëhershme se në këtë rrugë s’jemi te vetëm dhe se prapa nesh do të qëndroj shteti më i madh demokratik në botë SHBA.

Bisedat të shumta janë bërë për të vendos në krye të lëvizjes një njëri të qëndrueshëm të guximshëm, kështu përcaktimi u bë, në organizim të protestave të vitit 1997 erdhi Bujar Dugolli, i cili mori përsipër se do të angazhohet për të bërë protesta masive studentore për të filluar një lëvizje aktive të rezistencës.

Për këtë nevojitej përkrahje e gjerë edhe duhej bërë biseda me partitë e atëhershme të cilat u bënë, dhe pothuajse të gjitha partitë e atëhershme dëshironin që vet të vendoste Unioni i Pavarur i Studentëve të UP për organizim të protestave, rezultojë së kryesia e unionit të vendos vet për hapat e më tutje.

Kjo tash ishte punë e kryer në union, do të ketë protesta me 1 tetor 1997, ato ndodhën në saje të studentëve të Universitetit të Prishtinës, studentet vërshuan lagjen e Velanisë në Prishtinë ku ishte edhe Rektorati i UP. Rinia studentore kishte meritat fondamentale për fillimin e ndryshimit të lëvizjes pasive të partive politike në Kosovë në rezistencë aktive.

Ngjarja e vitit 1997 ne tetor ishte njëherë ditëlindja e rinisë së Kosovës dhe ishte paralajmërim i lirisë së Kosovës.

Askush nga institucionet e Kosovës deri më sot nuk dekoroj lëvizjen e vitit 1997 për t’iu dhënë respekti mbi 20.000 studentëve të Universitetit të Prishtinës

Institucionet e Kosovës duhet të ftojnë njerëzit e asaj lëvizje për të bërë dekorimin e tyre në shenjë simbolike dhe për respekt të 20.000 studentëve të UP që kanë kaluar edukimin e tyre nën dhunën serbe, dhe morën përsipër ti bashkëngjiten edhe UÇK për të çliruar Kosovën.

Meritat e gjeneratës së viteve 90 janë meritë e gjithë popullit që më mund kishin ngrit familjet e tyre nën kushte të rënda të jetës në Kosovë.

Përshëndetje të veçanta duhet ti shkojnë SHBA për përkrahje dhe të gjitha shteteve të BE që ngritën zërin e tyre për popullin shqiptar të shtypur nga regjimi serbe e që rezultojë edhe më ndërhyrje të NATO-së në vitin 1999.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)