23 Dhjetor 2024

1 Prilli ditë si cdo tjetër, jo ditë e gënjeshtrës

Shkruar nga Zenelabedin Latifi

Po jetojmë në një kohë kur gati se cdo ditë po e bëjnë festë, kurse më e keqja e saj është se ato festa janë çmendurira dhe që te shpiejnë në shthurrje.

 Nuk e di se kush po i zbulon këto festa dhe nga po i marrin! Vallë njeriu paska nevojë për ditë të tilla kur po iu lejojka të gënjejë!?

Njeriu i moralshëm asnjëherë nuk e lejon veten që të sajojë gënjeshtra, ngase nuk mund të jesh i moralshëm nëse vepron një gjë të tillë.

Si mund të lejohet gënjeshtra qoftë edhe një ditë kur ajo është një gjë e ndaluar rreptësisht, por pati disa zemërprishur në historinë e njerëzimit që e lejuan një gjë të tillë, duke servuar edhe një ditë te vecantë për ata që dëshirojnë të gënjejnë. Mirëpo i Dërguari i Allahut, Muhammed alejhis-selam ka thënë: \"Mjerë për atë, që thotë gënjeshtra që njerëzit të qeshin, mjerë për të, mjerë për të!\"

Domethënë, gënjeshtra ndalohet qoftë edhe në shaka, kurse ne dëgjojmë disa njerëz kur thojnë ‘a nuk bëka ta përdorim gënjeshtrën në shaka, qoftë edhe më 1 prill!’ Atyre u themi: Kush ua legjitimoi juve këte ditë se qenka dita e gënjeshtrës?!

Mos vallë iu erdhi ndonjë shpallje se ajo ditë është e gënjeshtrës!? Kur një gjë ndalohet përfundimisht dhe thuhet se nuk ka tjetër zgjidhje për atë cështje, atëherë nuk mund të gjesh ndonjë rrugëdalje apo ta ndryshosh atë.

 Dikush atë e vepron nga padituria, duke menduar se një gjë e tillë lejohet, mirëpo ne duhet ta përhapim të vërtetën duke i treguar gjithë botës se 1 prilli nuk është dita e gënjeshtrës, por ajo është vetëm 1 ditë si çdo ditë tjetër.

Islami, vërtetë është feja e cila njeriut i jep çdoherë rrugëdalje dhe të drejta, ngase edhe në këtë aspekt na jep shumë liri, ku e ka lejuar gënjeshtrën në raste të caktuara: në luftë, në pajtimin mes njerëzve dhe mes burrit dhe gruas.

Domethënë, këtu lejohet me qëllim që të shpëtojme në luftë, të bëjmë pajtimin e njerëzve dhe për shtimin e dashurise mes burrit dhe gruas.

 Duhet cekur edhe zanafillën e kësaj “feste”, kurse 2 hipoteza janë më të njohura:
Njëra nga hipotezat flet përpara vitit 154 para erës sonë, kur 1 prilli shënonte fillimin e vitit të ri.

Kurse hipoteza e dytë është e vitit 1564, kur mbreti Charles IX vendosi të miratojë kalendarin Gregorian dhe të zhvendoste fillimin e vitit në fillim të janarit, e si pasojë e saj disa nga oborrtarët nuk e pranuan ndryshimin, por u tallën dhe qeshën, e kështu mbeti si dita e gënjeshtrës dhe talljes. Ekziston edhe një hipotezë tjetër mjaft e përhapur, që i referohet një riti pagan, të lidhur me kalendarin e vjetër Julian, kur 1 prilli shënonte fillimin pranveror.

Me ardhjen e Krishterimit në Perandorinë Romake, këtë festë Kisha e futi në festat tjera fetare, kështu dhe festa e 1 prillit të zëvendësohej me atë të Pashkëve. Domethënë kjo festë është me prejardhje pagane dhe nuk ka vend në asnjë religjion, e sidomos në fenë e pastërt islame.

Pranda, ta jetojmë jetën me nder dhe besnikëri, mos ta njollosim nderin dhe moralin me këtë sëmundje të pashërueshme të shoqërise, ta respektojmë njëri tjetrin, ta përhapim përshëndetjen mes njëri tjetrit dhe të largojmë gënjeshtrën nga rrethi ynë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)