25 Dhjetor 2024

1 Maji - festë apo protestë në Kosovë

Shkruar nga Shpëtim Morina

Festa e 1 Majit njihet në gjithë botën si festa e punëtorëve. Si e tillë kjo festë manifestohet në mënyra të ndryshme.

Në vendet evropiane, me një zhvillim ekonomik stabil kjo datë shënon shprehje të pakënaqësisë nga ana e punëtorëve.

Kjo datë si e tillë, vendeve evropiane ju shërben si sensibilizim në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.

Sindikatat janë mekanizmat kryesor për afirmimin e këtyre të drejtave dhe ndikimi i tyre në shtetet e zhvilluara është mjaftë i madhë.

 Në vendin tonë kur papunësia është në shkallën më të lartë në rajon dhe Evropë, ku sipas  të dhënave të Agjencisë Statistikore të Kosovës (ASK), deri në tre mujorin e tretë të vitit 2017 kanë treguar qe shkalla e papunësisë në Kosovës është 30.2%.

Kjo përqindje mund të jetë shumë më e madhe në krahasim me këto të dhëna sepse në Entin e Punësimit nuk janë regjistruar një numër i madhë i të papunëve.

Ndryshe, sipas rezultateve të dala nga publikimi i ASK-së, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune.

Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Papunësia më e theksuar është te femrat me 38.0 %, krahasuar me meshkujt, 27.8%.

 Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup moshat 15-24 vjeçare me 53.3%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt (48.1%), ndërsa punësimi te femrat është 12.5%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe tregtisë, me 47.9% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë, me 47.0%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.9%; ndërtimtaria me 13.8%; prodhimi me 13.3%; dhe arsimi me 9.2%.

Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.  Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 28.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 71.9% kanë kontratë të përkohshme            
            
Duke pasur parasysh statistikat e mësipërme të papunësisë në vendin tonë, duke marrë për bazë shkeljen e drejtave të punëtorëve në shkallë të madhe nga ana e punëdhënësve privat, duke marr në konsideratë që rinia me përgatitje të lartë dhe superiore nuk vijnë në konsiderim të gjejnë një vend pune në bazë të përgatitjes së tyre profesionale, respektimi në nivelin më të ulët të Ligjit të Punës nga ana e punëdhënësve privat e publik, atëherë mund të konstatohet që vendi ynë ka më së paku luksin që të festoj në këtë ditë.

Kjo ditë duhet që e gjithë klasa punëtore e jo punëtore të protestoj për hapjen e vendeve të lira të punës, ata që punojnë të i’u respektohen drejtat e punëtorëve që ja u siguron Kontrata Kolektive dhe Ligji i Punes, të ngritet vetëdija për punësimin e rinisë dhe moslejimin që kuadrot më profesionale të dalin nga vendi ynë dhe ekspertizat e tyre të vlerësohen nga shtetet rajonale e evropiane.

Kosova është një vend i vogël me nevoja shumë të mëdha për këto kuadro sidomos në shëndetësi ku shumë specializantë janë duke lëshuar vendin e tyre për një jetë më të mirë në Gjermani e vendet e tjera të zhvilluara.

Anomalia tek ne është që kuadrot shkojnë nga vendi ynë ndërsa pacientët tonë duhet të mjekohen në vendet fqinje si në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi etj.

Pra kur merren parasysh këto rrethana mund të konstatohet që qeveritë prej fillimi e deri tani asnjë strategji nuk kanë hartuar në mënyrë që profesionistët e të gjitha fushave akademike të cilësohen si pasuri kombëtare dhe t’u ipet hapësira e jo që të tillët të refuzohen kur nevojat e këtij vendi janë pikërisht për të tillë njerëz.

             Përfundimisht mund të konstatoj që orientimi i punësimit të të rinjëve vetëm në administratë publike nga ana e qeverive të Kosovës në vite, ka qenë një strategji totalisht e gabuar dhe që është e kundërt me rekomandimet e BE-së.

Zhvillimin ekonomik, përspektivën e rinisë së një shteti e siguron prodhimi, këtë gjë shpresoj t’a kenë kuptuar njëherë e përgjithmonë kjo klasë politike e jona.

Strategjitë e mirëfillta duhet të realizohen nga ekspertët e fushave përkatëse dhe rinia jonë duhet ta ketë të ardhmen e vendit tonë në duartë e tyre.


      
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)