23 Dhjetor 2024

Zvicra përkrah Gjilanin për ta bërë atraktive shkollën e agrobiznesit

Gjilan, 8 shkurt - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një delegacion zviceran të kryesuar nga Daniel Wafler, deputet i Parlamentit të Cyrih’ut, i cili shoqërohej nga Karl Kupper, profesor në shkollën e Agrobiznesit Strickhot të Cyrih, Zija Shabani – afarist dhe Florina Wafler, bashkëpunëtore.

Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtorët komunalë, Ramiz Ramadani e Valbona Tahiri, sikurse edhe drejtori i shkollës së mesme të agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi.

“I falënderoj shumë për vizitën në Gjilan. Vizita ka të bëj me mbështetjen ndaj Gjilanit dhe regjionit tonë. Në fokus të bashkëpunimit tonë është shkolla e mesme e agrobiznesit “Arbëria”. Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik do të angazhohen sa më shumë që ky program të jetë në fokus në mënyrë që fëmijët, nxënësit e studentët, ta shohin shkollën e agrobiznesit si derën kryesore për punësim në të ardhmen”, ka deklaruar kryetari Haziri, pas takimit.

Haziri tha se agrobiznesi dhe bujqësia janë dera kryesore që në të ardhmen e shohin zhvillimin lokal ekonomik.

“Qëllimi është që shkolla “Arbëria” të bëhet atraktive për mësimdhënësit dhe nxënësit, sikurse shkolla e pasditës për nevoja të fermerëve, për rritjen e produktivitetit dhe nxjerrjen e produkteve në tregun europian”, theksoi ai.

Daniel Wafler, deputet i Parlamentit të Cyrih’ut, tha se kanë ardhur me delegacionin zviceran për të ndihmuar sistemin e arsimit, përkatësisht shkollën e mesme agribiznesit.

“Ideja është që atë që e kemi në Zvicër, pra përvojën, ta bartim në Gjilan, në sistemin e arsimit. Do ta krijojmë një bashkëpunim të fortë. Përvoja jonë do t’ju ndihmojë që ta krijojmë në agrokulturë të fortë e me sukses”, ka thënë Wafler.

Delegacioni zviceran ka vizituar edhe dy brendet e njohura të Anamoravës, Lura dhe Moea, të cilët kanë parë nga afër punën që bëhet aty.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)