Zjarri në hapësirat pyjore në Brazil shënon shifra rekorde
Rio de Zhanerio, 21 gusht - Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil, ka thënë se zjarri në hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të këtij shteti ka shënuar shifra rekorde këtë vit.
Kjo agjenci ka thënë se bazuar në pamjet nga sateliti është parë një rritje prej 83 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Ky lajm vjen disa javë pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka shkarkuar shefin e kësaj agjencie, për shkak të mospajtimeve me të dhënat për shpyllëzim.
Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo ditën e hënë.
Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erëra të forta që kanë dërguar tymin e zjarreve të qyteteve Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore.
Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Bolsonaron për këtë situatë, duke thënë se ai ka inkurajuar prerësit e pyjeve dhe bujqit për shpyllëzim të tokës.