24 Dhjetor 2024

Zgjatet deri më 20 prill afati për aplikim për pagesa direkte

Prishtinë, 9 prill -  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, farë gruri, perime në fushë të hapur dhe pemishte ekzistuese për vitin 2015, të zgjatet deri më 20 Prill.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kultivojnë këto kultura bujqësore.

Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet. Për këtë të fundit aplikimi përfundon nesër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)