26 Dhjetor 2024

Zgjatët deri me 10 maj afati për aplikim për subvencione nga MBPZHR

Prishtinë, 24 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2016, është zgjatur deri më 10 Maj 2016.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani.

Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlenë për të gjitha masat mbeshtetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 17 mars 2016.

Për skemen e subvencioneve janë paraparë 23 milionë euro dhe nga ky buxhet pritet të përfitojnë afer 40 mijë fermerë.

Ndërkaq në skemën e granteve janë po ashtu 23 milionë euro të parapara si mbeshtetje në projekte zhvillimore.

Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)