22 Dhjetor 2024

Zbulohet kimikat dioksinë në produktet gjermane të mishit

Berlin, 9 janar - Zyrtarët e Ministrisë gjermane të Bujqësisë thonë se kanë zbuluar nivele tejet të larta të kimikatit dioksinë në produktet gjermane të pularisë, pasi substanca që shkakton kancer u zbulua në vezë në fillim të javës.

Një zëdhënës i ministrisë tha për shtypin se mostrat e mishit të pulës kishin rezultuar me nivel dy herë më të lartë dioksine se sa niveli i lejueshëm. Zëdhënësi tha se mishi me përmbajtje të lartë kimikati nuk ishte shitur në treg.

Problemet e reja shfaqen pasi Koreja e Jugut njoftoi sot se ka ndaluar të gjitha importet e mishit të derrit dhe pulës nga Gjermania. Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se do t’i vënë importet gjermane të mishit në karantinë derisa ato të kontrollohen nëse janë të kontaminuara.

Ndërkohë, Rusia ka njoftuar masa të tjera kufizuese ndaj importeve të mishit nga Gjermania.

Nivelet e larta të dioksinës u gjetën në prodhimet bujqësore të kompanisë gjermane Harles dhe Jentzsch. Firma prodhon përbërësit suplementarë që pasurojnë ushqimin për pularitë dhe derrat.

Afro 5 mijë ferma që shesin mish pule, vezë,  dhe mish derri janë mbyllur si rezultat i problemeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)