21 Dhjetor 2024

WWF fton individët, institucionet, dhe bizneset ta shënojnë Orën e Tokës

Prishtinë, 23 mars - Të shtunën një nga nismat më të mëdha mjedisore në botë, Ora e Tokës, do të bashkojë sërish njerëzit në gjithë globin për të treguar përkushtimin e tyre ndaj planetit Tokë.

WWF Adria i fton të kryetarët e të gjitha komunave që të fikin ndriçimin në ndonjë objekt apo pjesë të veçantë të qyteteve të tyre të shtunën nga ora 20:30 deri në 21:30, dhe kështu, të bëhen pjesë e shënimit të kësaj dite.

Përderisa biodiversiteti i botës po zvogëlohet në një shkallë të paprecedent, dhe rreth një milionë specie janë të kërcënuara me zhdukje, lëvizja më e madhe në botë për ruajtjen e planetit ka për qëllim të mobilizojë individët, bizneset, dhe qeveritë, të jenë pjesë e bisedimeve dhe zgjidhjeve që nevojiten për një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë kohë sfiduese, Ora e Tokës paraqet një moment të solidarizimit, dhe një mundësi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin e shtëpinë tonë të përbashkët.

Ora e Tokës, e cila filloi në vitin 2007 si ngjarje simbolike e ndaljes së dritave në Sidni të Australisë, sot shënohet në mbi 190 shtete dhe territore. Këtë vit në rajonin tonë fokusi i kësaj ngjarjeje do të jetë ngritja e vetëdijes për llojet e kafshëve të cilat po zhduken me ritëm shumë të shpejtë.

Ftojmë të gjithë ata që duan të fikin dritat për planetin Tokë, të postojnë fotografitë e tyre me mbishkrimin #OraeTokesKosove.

Shpresojmë që edhe ju si gazetarë do t’i jepni hapësirë kësaj ngjarjeje të rëndësishme për planetin tonë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)