02 Maj 2024

Vetëvendosje paraqiti Projekt-konceptin për bujqësi

Prishtinë, 23 korrik - Lëvizja Vetëvendosje paraqiti sot Projekt-konceptin zhvillimor të sektorit të bujqësisë, ndërsa bëri të ditur se deri në muajin shtator do t’i paraqesë të gjitha programet zhvillimore të saja. 

Sali Salihu udhëheqës i Komitetit për bujqësi në Vetëvendosje, në prezentimin e Projektit zhvillimor për buqësi, kritikoi qeverinë duke thënë se ndanë buxhet të vogël për këtë sektor. Salihu tha se Vetëvendosja ka paraparë tri faza të zhvillimit të bujqësisë në një afat prej 9 vjetësh.

Ndërkaq, sipas nënkryetarit Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje beson se për zhvillimin bujqësisë janë tri ndërlidhje të domosdoshme: lidhja me bujqësinë në Shqipëri, lidhja me Fakultetin e Bujqësisë, dhe lidhja me konsumin në institucionet shtetërore e ndërmarrjet publike.

\"Së pari, lidhja me Shqipërinë përmes një strategjie komplementare bujqësore ku i harmonizojmë mbjelljet e kulturave të veçanta bujqësore ashtu që më shumë ta plotësojmë njëri-tjetrin sesa t’i bëjmë konkurrencë njëri-tjetrit. Konkurrenca ndërmjet prodhimeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka tendencë që t’i kundërvë dy shtetet tona kundër njëra-tjetrës\", ka theksuar Ahmeti.

Së dyti sipas tij lidhja e prodhuesve bujqësorë me Fakultetin e Bujqësisë dhe Institutin Bujqësor për Hulumtim Shkencor me qëllim të planifikimit më të mirë, organizimit të shtuar, futjes së ekspertizës profesionale drejt rritjes së rendimentit.

Në anën tjetër, edhe studimi në Fakultet dhe hulumtimet ne Institut do të pasuroheshin me përvojën e bujqve dhe do të krijoheshin kushte për hulumtime e analiza të vlefshme në terren për studentët, profesorët dhe studiuesit nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Instituti Bujqësor për Hulumtim Shkencor. Prodhimi bujqësor dhe prodhimi i dijes do ta ndihmonin njëri-tjetrin.

Dhe, së treti, sipas Ahmetit lidhja e prodhimit bujqësor vendës me ushqimin nëpër institucionet publike. Shkollat fillore, spitalet, administrata publike, Qeveri, Kuvendi, pushteti lokal, policia, gjyqësia, burgjet, FSK-ja, KEK-u, PTK-ja, Trepça, RTK-ja dhe ndërmarrjet e institucionet e tjera publike do të pajiseshin me kuzhinat e tyre (nëse tashmë nuk i kanë) që do të furnizoheshin prej produkteve ushqimore bazë nga bujqit vendës: buka dhe prodhimet e tjera nga mielli, qumështi dhe produktet e qumështit, uji dhe lëngjet, reçelët e ndryshëm, pemët dhe perimet, mishi dhe vezët etj.

Kësisoj, për bujqit vendës do të sigurohej tregu vendës, kurse për konsumatorët vendës do të ofrohej ushqim natyral dhe i pastër nga Kosova.       

Sipas Vetëvendosjes 95 për qind e produkteve bujqësore importohen në vend, ndërkaq nevojat e konsumatorëve plotësohen me vetëm 5 për qind nga produktet vendore, gjendje kjo e cila, sipas saj, duhet ndryshuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)