23 Dhjetor 2024

Veterinarët e Kosovës marrin mbështetje për anëtarësim në simotrën evropiane

Berane, 30 gusht - Në kudër të “Veterinarski dani” (Dita e veterinarëve), që po mbahet në Berane të Malit të zi, kryetari i OVK-së, Arben Sinani, ka takuar homologët e tij, të cilët i ka njoftuar për aktivitetin e OVK-së dhe përgatitjet që po bëjnë për aplikim dhe anëtarësim në Federatën e Veteranëve të Evropës (FVE), për çka edhe mori mbështetje.

Nënkryetari i Odes së Malit të Zi, DMV. Bekim Hadžalić, përveç mbështetjes për anëtarësim, shprehi dëshirën e intensifikimit dhe bashkëpunimit të të dy odave.

E mbështetje për anëtarësim, OVK mori edhe nga i pari i veterinarëve evropian, Rens van Dobbenburg.

Ai i ka ofruar mbështetjen e tij dhe të odës që udhëheq për anëtarësimin e OVK-së.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Kosovë dhe pres ftesë nga ju për ta vizituar”, tha Dobbenburg.

E me ftesë të kryetarit Sinani, ai së shpejti do ta vizitoj Kosovën.

Oda Veterinare Evropiane, është ombrellë për shoqatat veterinare nga 40 vende të Evropës. Ajo përfaqëson, përmes seksioneve, veterinerë që punojnë në fusha të ndryshme të profesionit, siç janë praktikuesit e veterinarisë (UEVP), oficerët e shtetit (EASVO), sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik veterinar (UEVH) dhe veterinerët që punojnë në arsim, kërkim dhe industri (EVERI ).

Në gjirin e saj afër 200.000 veterinarë, ndërsa selinë e ka në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)