Veseli e Krasniqi vizitojnë fermerët në Mamushë dhe Kushë të Madhe
Prishtinë, 23 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot vizitojnë fermerët e Komunës se Mamushës dhe Krushës se Madhe.
Gjatë vizitës në Komunën e Mamushës e cila mbahet nga ora 15:00, kryeparlamentari Veseli dhe ministri Krasniqi do të takohen me kryetarin e kësaj komune, si dhe do të vizitojnë disa fermerë.
Pas kësaj, rreth orës 16:00, ministri Krasniqi dhe kryetari Veseli vizitojnë Koperativen Bujqësore të Grave Krusha në Krushë të Madhe të Rahovecit.