23 Dhjetor 2024

Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Prishtinë, 18 mars - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, po marrin pjesë në  Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWein 2019”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë: Bodrumi i Vjeter, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine dhe Suhareka Wine.

Gjatë kësaj kohe këto bodrume do ta kenë mundësinë që produktet e tyre t’i promovojnë para shumë blerësve ndërkombëtarë, e me këtë rast do të kenë mundësinë të krijojnë bashkëpunim për së afërmi me kompani të ndryshme në tregun ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Panairi Ndërkombëtar “ProWein2019”, është hapur më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)