Vendi që furnizon me fruta-perime gjysmën e Europës
Madrid, 14 maj - Që nga viti 1980, në një pllajë të vogël dhe të shkretë bregdetare, rreth 30 kilometra në jugperëndim të qytetit të Almeria-s në Spanjë, ka filluar zhvillimin përqendrimi më i madh i serave të plastikës në botë, me një shtrirje aktuale prej rreth 26.000 hektarë.
Disa ton perime dhe fruta, të tilla si domate, speca, tranguj dhe kunguj prodhohen këtu çdo vit. Më shumë se gjysma e kërkesës së Evropës për fruta të freskëta dhe perimet janë rritur nën hije plastike të këtyre serave, duke i sjellë ekonomisë së krahinës së Almeria-s deri në 1.5 miliard $ të ardhura vjetore.
Por 35 vjet më parë, ky rajon në juglindje të Spanjës ishte vetëm një zonë e thate dhe e shkretë, me një mesatare prej 200 mm reshje në vit. Në fakt, disa nga filmat Western (Spageti Western) janë regjistruar ne këtë zonë, sepse vendi ishte aq e thatë dhe shterpë sa krijonte përshtypjen e plote të shkretëtirës.
Por me tokë të importuar dhe sisteme të plota ndërlidhjeje ujore si dhe me ndihmën e sistemit të pikëzuar të plehërimit, gjatë 35 viteve të fundit kjo zonë është lulëzuar dhe përdorur gjithnjë e më shumë për zhvillimin e bujqësisë me sistem të mbyllur.
Këto sera janë aq të suksesshme saqë kanë mbytur rrafshnaltën e Dalias , duke shkuar deri luginat e kodrave pranë Alpujarra , një nga zonat e virgjëra dhe më të këndshme të Spanjës . Disa qytete të vogla në këtë zonë janë mbytur tërësisht nga fermat e bardha plastike. Gjithashtu kompani të prodhimit të plastikes dhe riciklimit të saj janë vendosur në këtë rajon për shkak të kërkesës së madhe për plastikë nga pronaret e serave. Përqendrimi i serave është bërë aq i madh sa këto struktura janë klasifikuar si një ndër katër strukturat më të mëdha të realizuara nga njeriu të cilat mund të shihen me sy të lirë nga hapësira, së bashku me murin e madh Kinez.
Aktualisht një përzierje mijëra pronarësh të vegjël dhe kompanish të mëdha mbledhin prodhimet e këtyre serave duke sjellë fitime të mëdha të sektorit të prodhimit bujqësor jo vetëm për rajonin por për të gjithë Spanjën.
Deti i Serave të Almeria është aq e gjerë saqë studiuesit e Universiteti të Almeria kanë nxjerr përfundimin se duke reflektuar rrezet e diellit prapa në atmosferë , serat janë në të vërtetë një sistem ftohës për krahinën . Ndërkohë që temperaturat në pjesën tjetër të Spanjës janë ngjitur me norma mbi mesataren botërore , temperatura lokale ka rënë me një mesatare prej 0.3 gradë Celsius në çdo 10 vjet që nga viti 1983.