26 Dhjetor 2024

Vazhdon subvencionimi i fermerëve me fidanë të mjedrës

Kaçanik, 25 mars - 15 fermerë nga Fshati Stagovë janë subvencionuar me fidanë mjedre dhe me sistemin e ujitjes për këto fidanë, nga Fondacioni Kosovë- Luksemburg dhe Komuna e Kaçanikut.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, uroi fermerët dhe u dëshiroi suksese në kultivimin e këtyre fidanëve dhe shtoi se ky projekt ka kushtuar 20 mijë euro. Komuna e Kaçanikut dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg që financohet nga qeveria e Luksemburgut e patën nënshkruar një Kontratë në vlerë 200 mijë euro për investime të përbashkëta në projektin për Zhvillim të Komunitetit në fshatin Stagovë në sektorët: Gjenerimit të të Hyrave, Arsimit dhe Zhvillimi i Komunitetit duke respektuar dhe promovuar edhe çështjet siç janë Barazia Gjinore, Mbrojtja e Ambientit e Vetëdijesimi.

Sipas Kontratës së nënshkruar, Fondacioni Kosovë-Luksemburg do të investoj 150 mijë euro ose 75 % dhe Komuna e Kaçanikut do të participoj me 50 mijë euro ose 25 % të vlerës, ndërsa Kontrata është e vlefshme deri më 31 Dhjetor 2016.

Ditë më parë Komuna e Kaçanikut ka subvencionuar 42 fermerë kaçanikas me nga 800 fidanë të mjedrës, projekt ky i financuar në tërësi nga Komuna e Kaçanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)