Vazhdon skandali i mishit të kalit në Evropë
Londër, 16 shkurt - Prokurorët anglezë thanë se e kanë nisur një hetim kriminal ndaj kompanive që dyshohet se i kanë vënë etiketa false mishit të viçit, derisa ai përmbante mish kali.
Ndërkohë, mish kali është gjetur edhe në hamburgerët e dedikuar për spitalet në shumë qytete të Anglisë.
Komisioni Evropian iu ka bërë bëjë thirrje të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, që të kryejnë teste të ADN-së në produktet e viçit, për të kontrolluar nëse ka prani të mishit të kalit.
Propozimi u bë i ditur nga Komisionari për Shëndetësi i BE-së, Tonio Borg, pas bisedimeve të krizës në Bruksel në mes të ministrave të bujqësisë të vendeve të BE-së, që janë prekur më së shumti nga skandali me mishin e kalit.
Dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr nga tregu disa produkte, pasi që testet treguan praninë e mishit të kalit në produktet e përpunuara që mbanin etiketa të mishit të viçit.
Rumania ka hedhur poshtë akuzat se firmat në atë vend qëndronin prapa shpërndarjes së mishit të kalit në vend të atij të viçit.