Vazhdon faza e V - të e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet
Prishtinë, 13 shtator - Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës edhe sot vazhdon me fazën e V - të të dezinsektimit hapësinor të Komunës së Prishtinës, njëkohësisht edhe me fazën e fundit për vitin 2015.
Edhe në këtë fazë do të dezinsektohen mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve, si dhe të përdoren preparatet e sigurta që janë të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
13.09.2015 Arbëria, Tophanja, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;
14.09.2015 Lakrishte, Dardani, Ulpianë ,Vetërnik, Zona Industriale dhe kazerma Adem Jasharit;
15.09.2015 Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;
16.09.2015 Taslixhe, Velania, Mati, Sofalia, Taukbashcja dhe Gërmia;
17.09.2015 Bërnicë, Besi, Barilevë, Hajval, Mramur.
Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet ti mbajnë dritaret e mbyllura që insektet mos të futen brenda, si dhe ti kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te Shoqatat e Bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Projekti i dezinsektimit hapësinor është me rëndësi të veçantë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik.