23 Dhjetor 2024

Vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Ibër” dhe “Sitnica”

Mitrovicë, 26 nëntor - Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka dalur për të parë për së afërmi punimet të cilat janë duke u zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit “Ibër” dhe “Sitnica”.

Drejtori Muja, gjatë inspektimit është shprehur mjaft i kënaqur me dinamikën e punimeve të cilat janë duke u bërë për rregullimin e shtratit të lumenjve “Ibër” dhe ”Sitnica”, ku përveç rregullimit të shtretërve, këto projekte parashihen të kenë shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, i cili do të shërbej si pushimore, dhe do të bëhen vende shumë atraktive për qytetarët e Mitrovicës.

Po ashtu, drejtori Muja, theksoi se rregullimi i këtyre shtretërve të lumenjve përveç aspektit rekreativ, ka rëndësi të madhe edhe në parandalimin e vërshimeve, që zakonisht kanë shkaktuar këta lumenj.

Vlen të theksohet se, këto projekte realizohen si bashkëfinancim mes komunës së Mitrovicës, dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me ç’rast të dy projektet parashihet të kushtojnë rreth 8 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)