Vazhdohet afati për lirim nga TVSH-ja për importin e lëndëve bujqësore
Prishtinë, 29 dhjetor - Qeveria e Kosoves në mbledhjen e saj të rregullt ka aprovuar kërkesen e Ministrise se Financave për miratimin e vendimit për zgjatjen e periudhës kalimtare për lirimin nga pagesa e TVSH-së edhe për një vit.
I. lëndë të para dhe makineri bujqësore,
II. sistemi i ujitjes së tokave bujqësore,
III. furnizimet e financuara nga donatorët nëmbështetje të projekteve humanitare, rindërtuese dhe integrimeve evropiane, dhe
IIII. furnizimet e bëra për organizatatndërkombëtare dhe ndër-qeveritare.
Vendimi u procedua menjëherë sot në Kuvendin e Kosovës për miratim përfundimtar.
Ky vendim i Qeverisë është i rëndësisë strategjike duke pasur parasysh rëndësinë që ka sektori i bujqësisë për ekonominë dhe të ardhurat e familjeve kosovare. Kosova llogaritet të ketë rreth 180,000 ferma aktive, me 60% të popullsisë që jeton nëzonat rurale. Kontributi i sektorit të bujqësisë nëBruto Produktin Vendor
është rreth 14%, ndërkaq16% e eksporteve janë produkte bujqësore.
Ministria e Financave ka bërë vlerësimin e efekteve ekonomike dhe sociale të këtij vendimi, të cilat pritet të jenë pozitive pasi lirimet nga TVSH-ja për lëndë të para dhe makineri bujqësore ndikojnë pozitivisht në prodhimin vendor bujqësorë. Kjo do të zëvendësojë importin e produkteve bujqësore, duke përmirësuar kështu deficitin e thellë tregtar të Kosovës.
Sa i përket vazhdimit të lirimit nga TVSH-ja për furnizimet që bëjnë donatorët dhe organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare në Kosovë, ne mendojmë se kjo ndihmon në zhvillimin e Kosovës pasi donacionet dhe grantet, edhe pse ka rënë viteve të fundit, janë rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin evropian të Kosovës.