USAID promovon rrushin e tryezës në Kosovë

Prishtinë, 17 shtator - Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Misionit të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të ShBA-ve në Kosovë (USAID), Kris Eduards do të flas me rastin e promovimit të rrushit të tryezës të caktuar për sot.  
Varietetet e reja të rrushit të tryezës, teknikat e reja të kultivimit në sektorin e rrushit të tryezës si dhe brendimi dhe paketimi i zhvilluar në veçanti do të  theksohen në këtë event,  që do të grumbullojë 50 palë me interes në rrushin e tryezës, përfshirë prodhues, shitës me shumicë dhe supermarkete. 
USAID-i përmes  programit të tij Mundësitë e Reja për Bujqësi ka qenë aktiv në sektor duke paraqit teknikat e menaxhimit në industri me qëllim të përmirësimit të prodhimit të produktit cilësor. 
Deri më tani, USAID-i ka investuar 300,000 Euro në sektorin e rrushit të tryezës në Kosovë, përfshirë varietetet e reja, fidanishtet, shartimin dhe ri-shartimin. 
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni Xheraldina Cërnobregu, Zyrtar për Informim dhe  Komunikim pranë USAID-it, përmes postës elektronike: [email protected] ose në numrin e telefonit 038 5959 2000.   
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) siguron ndihmë humanitare dhe ekonomike në mbarë botën për më shumë se 50 vjet.  Këtë vit,  USAID-i shënoj 15 vjetorin e Partneritetit për Ndryshime Pozitive në Kosovë.
  
















