23 Dhjetor 2024

USAID i mbështet mundësit e reja në sektorin e bujqësisë

Mitrovicë, 28 shkurt - USAID-i amerikan, përkatësisht Programi për Mundësit e Reja në Bujqësi (NOA), në të ardhmen do t`i mbështes bujqit e Mitrovicës me projekte të ndryshme që si qëllim do të kenë rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Kështu tha Mark Wood, drejtor i NOA-s për Kosovë, gjatë një takimi që zhvilloi të premten me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
 
Wood po ashtu shprehi interesim të dijë për prioritetet e Komunës së Mitrovicës sa i përket sektorit të bujqësisë.

“Ne po i shikojmë se cilët do të jenë prioritete e komunës në sektorin e bujqësisë për të ju ndihmuar. USAID- përkatësisht programi NOA- i mbështet mundësit e reja në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Wood
 
Ndërsa, kryetari Bahtiri e ka falënderuar USAID-in për gjitha donacionet që i kanë realizuar për vite me radhë. Ai tha se komuna ka shumë projekte sa i përket sektorit të bujqësisë për të cilat USAID- mund të ndihmon.

“Është e rëndësishëm që bujqësia të zhvillohet, nga ju kërkojmë ndihmë, pasi ne i kemi projektet të shumta. Ne jemi të vendosur që këtë sektor të rëndësishme të zhvillojmë”, ka thanë kryetari Bahtiri.

Në anën tjetër, drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, ka theksuar se më rëndësi janë një sërë prioritetesh për sektorin e bujqësisë.

Ai filloi që nga ngritja e plantacioneve për kultura të imta e deri tek pajisjen e bujqve me mjete të punës, etj.

“Në komunën tonë si prioritet për bujqësinë po i paraqesim këto prioritete siç janë: prej ngritjes së plantacioneve të kulturave të imta si mjedra, pajisja e bujqve me mjete të punës, pajisja e bletarëve, po ashtu me mjete të punës, ngitja e pemishteve, etje”, ka thënë Rexha.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)