USAID-i dhe TEB lansojnë në qarkullim agro-kartelën
Prishtinë, 27 shkurt - Drejtoresha e USAID-it Maureen A. Shauket së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të TEB Bankës Mr. Ayhan Albeyoglu do të lëshojnë në qarkullim agro-kartelën e parë për fermerët në Kosovë.
USAID-i në parteritet me TEB Bankën do të lëshojnë në qarkullim për herë të parë Agro Kreditë Kartelën, një produkt i ri bankar që mbështetë agrobiznesin.
Agro kartela do të ofrojë qasje të lehtë në financa për fermerët në mbarë Kosovën dhe të do ju mundësojë atyre që të blejnë agro inpute me mundësinë e grejsë periudhës dhe pagesës në këste.
Agro kartela është një zgjidhje e dobishme për të dy palët, tregtarët e inputeve bujqësore dhe fermerët, pasi që kjo e bënë më të lehtë për tregtarët të shesin mallrat e tyre tek fermerët për arsye se fermerët do të kenë fuqi më të madhe blerëse dhe fermerët mund ti blejnë inputet kur ata të kenë nevojë dhe ti paguajnë në këste.