UNDP prezanton analizën në sektorin e prodhimeve pyjore
Prishtinë, 12 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit Ndihmë Tregtisë, do të prezantojë sot Analizën e Zingjirit të Vlerave për sektorin e Prodhimeve pyjore jo-drunore dhe Përpunimit të drurit për Rajonin e Mitrovicës.
Analizat që do të prezantohen vlerësojnë gjendjen aktuale në sektorin e Prodhimeve Pyjore Jo-Drunore dhe Përpunimit të Drurit dhe ofrojnë rekomandime konkrete për adresimin e pengesave me të cilat përballen akterët pjesëmarrës.
Projekti Ndihmë Tregtisë, financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.